- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Thaçi, barrikadat hiqen pas 2 prillit, për OKB- nuk jemi palestinez
Fri 29 Mar 2013 - 14:14
Kosova nuk do ta ketë fatin e Palesëtinës në procesin e anëtarësimit në OKB, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi, sipas të cilit bisedimet aktuale janë vazhdimësi e Rambujesë.
Kryeministri Thaçi ka premtuar heqjen e barrikadave nëse arrihet marrëveshja për veriun në Bruksel. Thaçi ka përmendur se janë arritur 8 marrëveshje, njëra prej tyre edhe menaxhimi i integruar i kufijve.
Për asociacionin e komunave serbe, Thaçi ka thënë se është menduar që të përbëhet prej katër komunave kryetarët e së cilave do të zgjidhen nga qytetarët dhe do të kenë karakter bashkëpunues në shkëmbim të përvojave. Ai tha se ende nuk është precizuar data se kur mund të organizohen zgjedhjet në veri, dhe kjo do të ndodhë atëherë kur të arrihet marrëveshja.
Ai tha se procesi i bisedimeve në Bruksel do të hapë rrugë për pranimin e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së dhe do të krijojë lehtësi edhe për anëtarësimin e shtetit tonë në OKB. Kreu i Ekzekutivit ka thënë se nuk parapëlqen “modelin palestinez” duke marrë pozicionin e shtetit vëzhgues në OKB, por synon anëtarësimin e plotë.
Kryeministri Thaçi ka deklaruar se në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e ka vërejtur se as Rusia nuk ka kundërshtuar verbalisht deklaratat e tij në mbështetje të një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.
Kryeministri ka thënë se marrëveshja përfundimtare në Bruksel do të sillet për ratifikim në Kuvend, “ndërsa do të ishte mirë që të arrihej para 15 prillit”.
Ai ka theksuar se autoritetet në Kosovë e kanë një plan për implementimin e marrëveshjeve, që nënkupton heqjen e barrikadave, shpërbërjen e strukturave ilegale, largimin e shërbimeve inteligjente serbe, rregullimin e sistemit të drejtësisë e adoptimin sipas ligjeve të Kosovës të sistemit aktual të shëndetësisë dhe arsimit, i cili organizohet nga Serbia.
“Serbia ka filluar ta kuptojë se nuk mund të lëvizë drejt Brukselit pa u sjellë në qasje evropiane. Megjithatë, nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, Beogradi për një kohë do të izolohet, do të ketë krizë ekonomike, por as Kosova nuk mund të sillet si fituese”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Kryeministri Thaçi ka ritheksuar se Asociacioni i Komunave serbe do të krijohet pas mbajtjes së zgjedhjeve sipas ligjeve të Kosovës.
Kryeministri nuk ka pranuar të sqarojë nëse do të ketë riformatim të Qeverisë brenda kësaj jave, ashtu siç kishte paralajmëruar në ‘ultimatumin’ e deklaruar nga zv/kryeministri Behgjet Pacolli.
Duke komentuar protestat për faturat e KEK-ut, kryeministri Thaçi ka paralajmëruar se do të mbështesë plotësisht dënimin e atyre që mund të kenë bërë abuzime, ndërsa ka mbështetur ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për këtë çështje.
Kryeministri tha se nuk i pëlqen që Beogradi të shoh protesta. “Nuk do të doja që Beogradi të shohë demonstrata”, ka thënë kryeministri Thaçi në Rubikon.
Ndërkohë, kreu i ekzekutivit të vendit ka konfirmuar se nuk do të kërkojë një mandat tjetër për kryeministër.
“Një mandat është pak, tri mandate janë shumë, sipas traditës perëndimore”, ka thënë kryeministri Thaçi, shur dëshirën që në të ardhmen të jetë president. Ai tha se edhe nëse i fiton zgjedhjet mendon se për dy mandate është i konsumuar në detyrën e kryeministrit.
Ndërsa, nëse duke mos folur as për postin e presidentit dhe as të kryeministrit duke lënë të kuptohet se do ta mbështeste Kadri Veselin për kryeministër, nëse këtë e mbështet edhe partia, e për të cilin tha se është pasues i tij apo se ai e kishte zgjedhur si zëvendës, pasi ai i qe nënshtruara procesit zgjedhur dhe u votua nga trupat partiake. BS

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi