Arinjtë shërojnë vetveten
Mon 2 Apr 2012 - 3:27
Hulumtimet e mjekëve dhe zoologëve amerikanë kanë treguar se arinjtë e rinj kanë aftësi befasuese për shërimin e plagëve të veta gjatë gjumit dimëror. Plagët shërohen pa lënë asnjë shenjë dhe pa rrezik nga ndonjë infektim.
Grupi i shkencëtarëve, që studion arinjtë e zinj në Minesota tash 25 vjet, shpresojnë se do të mund të zbulojnë se si ia dalin këto shtazë ta mjekojnë vetveten gjatë gjumit dimëror, kur temperatura e trupit u bie, kurse të rrahurat e zemrës dhe metabolizmi ngadalësojnë.
Është vënë re se ndërmjet nëntorit, kur arinjtë tërhiqen në shpellat e tyre, dhe marsit (përafërsisht një muaj para se të dalin nga strehimi) “ndodh shërimi i plagëve, që lënë shenja fare të padallueshme”.
Gjatë kohës së libernimit, ose gjumit dimëror, arinjtë nuk hanë, nuk pinë, nuk urinojnë dhe as jashtëqesin. Të rrahurat e zemrës zbresin nga 55 në vetëm pesë në minutë.
Por, kur njerëzit në rrethana të uljes së temperaturës ose kur ndodhë ngadalësimi ose qarkullimi i penguar, shkaktohen komplikime serioze në shërimin e plagëve.
Për këtë arsye shkencëtarët shpresojnë se do t’ia dalin të zbulojnë mekanizmin që krijon aftësinë e jashtëzakonshme ndër arinj për të shëruar vetveten.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi