Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Bernd Fisher: Berisha, njësoj si Enver Hoxha. Ka përdorur PD-në për pushtet personal Empty Bernd Fisher: Berisha, njësoj si Enver Hoxha. Ka përdorur PD-në për pushtet personal

Mon 2 Apr 2012 - 20:25

Historiani amerikan Bernd Fisher ka lëshuar akuza të ashpra ndaj lidershipit shqiptar, si politikanë që nuk janë shkëputur nga trashëgimia e diktatorit Enver Hoxha. Gjate një konference shkencore, ndersa ka analizuar 100 vitet e shtetit shqiptar, historiani Fisher ka deklaruar se kryeministri Sali Berisha ka trashëguar një pjese te politikes se Enver Hoxhës, veçanërisht ne lidhje me drejtimin autoritar dhe presionin mbi institucionet e pavarura. “Ne disa fusha te rëndësishme ndikimi i Enver Hoxhës mbeti i forte tek njerëzit qe e pasuan ne krye te shtetit. Sali Berisha dhe shume nga elita e Tiranes ne vitet ‘90 kishin fryme autoritare, ishin jotolerante dhe përjashtonin kompromisin dhe negociatat për te cilat Shqipëria kishte nevoje ne mënyrë qe te forconte demokracinë. Sali Berisha e përdori PD si një vegël për te forcuar pushtetin personal dhe ashtu si Enver Hoxha nuk lejoi debatin e brendshëm dhe sulmoi ashpër kundërshtarët pavarësisht kostos për demokracinë. Ne vitin 2005 kur u rikthye ne pushtet pati disa arritje te rëndësishme si hyrja ne NATO dhe liberalizimi i vizave, por serish trashëgimia e Enver Hoxhës mbetej pasi shumica e energjive te Berishës iu dedikuan kontrollit te gjyqësorit, Prokurorisë dhe pushtetit vendor,” u shpreh Fisher. Te njëjtat kritika ai rezervoi edhe për ish-kryeministrin Fatos Nano. “Nano ashtu si Berisha dhe Enver Hoxha u be dogmatik, konfrontues dhe shtypi debatin brenda partisë se tij. Nano si Berisha minoi pavarësinë e gjyqësorit dhe shërbimit civil,” tha ai. Fisher tërhoqi vëmendjen për mungesën e demokracisë ne partitë politike shqiptare, duke theksuar se e ardhmja e vendit do te jete ne duart e lidershipit te ri tek i cili ndikimi i diktaturës komuniste do te jete me i vogël./Vizion plus
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi