- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Titanic, Kate Winslet: 15 vjet më pas unë u dobësova, DiCaprio u shëndosh
Mon 2 Apr 2012 - 20:51
LOS ANXHELOS-Kate Winslet, u bë një ikonë e kinematografisë nëpërmjet pjesëmarrjes në “Titanic”, por që para 15 vjetësh ajo ka pranuar vështirësitë që ka pasur për të mbajtur nën kontroll peshën e saj trupore.
Megjithatë, 15 vjet më vonë, 36-vjeçarja merr hakun e saj kundrejt protagonistit tjetër të filmit, famozit, Leo DiCaprios.
Në një intervistë të dhënë në rrjetin amerikan “Daybreak”, Winslet theksoi me humor se “ndërsa miku im Leo është plakur e shëndoshur dukshëm, unë jam shumë më e dobët”.
”Natyrisht që dukemi shumë më ndryshe tani, jemi më të vjetër. Leo është 37 vjeç, ndërsa unë jam 36. Në atë film ishim 21 dhe 22. Megjithatë, sot ai duket më i shëndoshë se unë kurse unë jam gjithashtu më e dobët”, tha aktorja britanike në “Daybreak”.
Intervista e aktores erdhi në pragun e premierës së konvertuar në 3D të filmit, arkëtimet e së cilit mbetën rekord për më shumë se një dekadë, deri në publikimin e “Avatar”-it në 2010-n.
Winslet, e cila pranoi se nuk e kishte riparë asnjëherë “Titanic” që prej publikimit në kinema në vitin 1997, pranoi se do t’i lejojë fëmijët e saj që t’i shohin të gjitha sekuencat pa ndërprerje, përfshi edhe atë në të cilën ajo pozon nudo për Jack, personazhin e interpretuar nga DiCaprio.
Por, filmi që nga debutimi i parë, nuk ishte parë as nga Leonardo DiCaprio që së fundmi është turpëruar kur kishte parë një pjesë të xhirimeve të “Titanic”.
Regjisori James Cameron dhe bashkëaktorja e DiCaprios, Kate Winslet, dolën javën e kaluar në Londër për premierën e versionit të ri 3D të filmit.
DiCaprio nuk u paraqit në tapetin e kuq, por Cameron zbuloi se aktori ishte skuqur tepër kur kishte rishikuar filmin.
“Ai gati sa nuk u fut nën karrige”, tha Cameron.
(d.b/BalkanWeb)

Re: Titanic, Kate Winslet: 15 vjet më pas unë u dobësova, DiCaprio u shëndosh
Mon 2 Apr 2012 - 20:51
e ca do me thene me kete kjo qe ka lene shtatezene di caprion pas 15 vjetesh?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi