Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dëmet e sheqerit Empty Dëmet e sheqerit

Tue 3 Apr 2012 - 1:24
I konsumuar në sasi të mëdha, sheqeri në organizmin e njeriut mund të ketë efekte toksike, pretendon një grup mjekësh në Universitetin e Kalifornisë dhe kërkimet e reja shkencore, sipas rrjetit televiziv CBS, mund t’u japin të drejtë.

Për mjekun endokrinolog Robert Lustig, sheqeri është arsyeja kryesore e obezitetit tek fëmijët, shkaktar i dy tipeve të diabetit tek të rriturit, hipertensionit e madje edhe i sëmundjeve të zemrës.

Pretendimet e tij mbështeten nga një studim i cili tregon se konsumi i tepruar i shurupit të misrit të pasur me fruktozë rrit rrezikun e kolesterolit të keq që bllokon muret e arterieve, cka kthehet në rrezik për zemrën.

Amerikanët konsumojnë gati 60 kilogramë sheqerna të shtuar në vit, përfshirë atë të zakonshmit dhe shurupet e fruktozës, që për specialistët, nuk kanë ndonjë ndryshim të madh. problemi është se që të dy bëjnë dëm, thonë ata, të dy janë njësoj toksik kur vjen fjala tek ekzagjerimet.

Sipas dietologëve, kaloritë nga sheqernat e shtuar ndryshojnë nga ato të ushqimeve të tjera. Mëlcia, sqarojnë ata, bombardohet me fruktozë dhe fillon e kthen në dhjamë, kjo yndyrë kalon më pas në gjak e krijon pllaka që depozitohen në muret arteriale.

Neurologo Eric Stice i Institutit Kërkimor të Oregonit e con edhe më tej idenë e rrezikut nga sheqeri duke thënë se prej tij krijohet një varësi e ngjashme me atë të drogës.

Shumë studime janë bërë mbi të apasionuarit pas akulloreve, ëmbëlsirave apo sheqerit në përgjithësi, për të zbuluar në fund se sa më shume ushqime të tilla konsumon një person, aq më shumë i kërkon të ëmblat.

Ndonëse paralajmërojnë për dëmet që mund të sjellë konsumi i tepruar i tij, ekspertët thonë se sheqeri nuk ka përse eleminohet krejtësisht, thjesht duhet bërë kujdes për një përdorim sa më të balancuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi