Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ashton Kutcher do të luajë rolin e Steve Jobs Empty Ashton Kutcher do të luajë rolin e Steve Jobs

Tue 3 Apr 2012 - 1:44
Ashton Kutcher do të luajë rolin e Steve Jobs Kutcher-jobsAshton Kutcher do të luajë rolin e Steve Jobs në filmin biografik për themeluesin e Apple. Filmi do të quhet thjesht ‘Jobs’.

Aktori amerikan njihet më shumë për rolet e tij komike dhe vendimi për t’i besuar atij këtë projekt mund të duket shumë i guximshëm. Gjithsesi, ish-bashkëshorti i Demi Moore ka pasur eksperienca edhe me zhanrin e dramës ku kujtojmë interpretimin e tij në filmin ‘The Guardian’ së bashku me Kevin Costner.

Sipas revistës ‘Variety’, xhirimet do të nisin në maj të këtij viti. Regjizori do të jetë Michael Stern ndërsa skenari do të shkruhet nga Matt Whiteley.

Filmi do të tregojë historinë e biznesmenit vizionar, i cili nga një “hipi” arriti të bëhej bashkëthemelues i Apple.

Steve Jobs ndërroi jetë në tetorin e vitit të kaluar në moshën 56-vjeçare pasi vuante nga kanceri në pankreas.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi