- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
12-vjeçari “që kërcënoi” Ashton Kutcher
Sat 9 Feb 2013 - 11:27
Djallëzia e një 12-vjeçari u bë shkak për një lojë aspak të këndshme për aktorin amerikan, Ashton Kutcher.
12-vjeçari telefonoi policinë duke njoftuar se kishte parë njerëz të armatosur në banesën e aktorit hollivudian. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje në rezidencën e Kutcher duke ushtruar një kontroll të imtësishëm.
Por pasi nuk gjetën asgjë të dyshimtë në banesë, policia verifikoi se bëhej fjalë për një alarm fals. Menjëherë nisën hetimet për gjetjen e autorit të telefonatës nga ku doli se ishte një 12-vjeçar.
12-vjeçari akuzohet për dhënien e një alarmi të rremë dhe do të dalë përpara një gjykate për minorene.
Praktika e dhënies së alarmit të rremë nëpërmjet telefonit është përhapur gjërësisht së fundmi në SHBA dhe viktima të saj janë bërë Chris Brown, Justin Bieber, Miley Cyrus, Tom Cruise dhe Kim Kardashian.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi