Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I lind vajza para kohe, spitalit 1 milion USD borxh Empty I lind vajza para kohe, spitalit 1 milion USD borxh

Tue 3 Apr 2012 - 2:11
I lind vajza para kohe, spitalit 1 milion USD borxh BabyLindja e vajzës i kushtoi plot 1 milionë dollarë një çifti nga Australia. Dhe vetëm, sepse kjo ndodhi pasi ai gjendej me pushime në Kanada. Ndërsa nuk e kishin parashikuar fare që vajza e tyre të lindte para kohe, John Kan dhe Rachel Evans, tani përballen me një llogari të tmerrshme në spitalin kanadez: Plot 1.000.000 dollarë.
E gjithë kjo, pasi Rachel qëndroi në spital për tre muaj pas lindjes, për një seri seancash pas-lindje, meqë ndodhi para kohe. Çifti në fakt, kishte sigurim shëndetësor për udhëtimin, por ky ama nuk u mbulonte lindjen e parakohshme të vajzës, 26 javëshe.
Ndërsa qytetarët australianë janë të mbuluar për shpenzimet mjekësore në një numër vendesh, Kanadaja nuk është në mesin e tyre.
E pra, çiftit australian të lartpërmendur i janë ngarkuar tani në kurriz 8120 dollarë në ditë, për 90 të tilla qëndrimi në spital, që bëjnë saktësisht 730 mijë dollarë. Shumë të cilës, i janë shtuar edhe shpenzimet për mjekët dhe vizita të specializuara.
Marrëveshja e gjetur mes palëve ishte një pagesë në këste, me 300 dollarë në muaj. Kjo do të thotë, se Rachel dhe John do të kenë nevojë për plot 278 vjet për të shlyer borxhin e tyre ndaj spitalit ku u lindi vajza.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi