Jeta nga kazani i plehrave .Mendimi juaj si duhet te veprohet ??!!
Wed 4 Apr 2012 - 3:35
Është mesi i natës dhe megjithatë në bregdetin e Vlorës ka ende gjallëri. Është gusht, piku i sezonit turistik. Një burrë ka që prej mëngjesit që rrëmon nëpër kazanët e plehrave diku afër Shkollës së Marinës. Ai mban familjen me këtë punë. Mbledh kanoçe alumini dhe shishe plastike nëpër kazanë. Është i rraskapitur, por nuk e ka lënë ende punën. E di fort mirë se edhe për kanoçet kjo kohë është e begatë. Turistët konsumojnë shumë pije. Burri vazhdon të mbushë karrocën e tij të improvizuar kur, befas, dëgjon një diçka mes rënkimit dhe të qarës që vjen që nga fundi i kazanit. Shtanget një copë herë, pastaj mendon se është një këlysh maceje. Afrohet sërish pranë kazanit të madh, gërmon deri në fund dhe gjen një… foshnje. Fëmija është i porsalindur me kërthizën ende të paprerë. Burri i ngratë hutohet keq. Tashmë e ka harruar grumbullin e madh të kanoçeve. Rrotullohet i vetëm mes grupit të zhurmshëm të pushuesve, por askush nuk ia ka ngenë burrit që mban në krahë një fëmijë të mbështjellë me lecka të pista. Atëherë merr një vendim. Niset për në barakën e tij në lagjen “Lirim” të Vlorës. Fëmijën do ta rriste vetë bashkë me dy të tjerët e tij. Ky burrë quhet Leonard Xhemalaj. Kështu mori udhë jeta e Isaleo Axhemajt. Ishte nata e 21 gushtit 2008.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi