Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Në celularin e një gjimnazisti Empty Në celularin e një gjimnazisti

Wed 4 Apr 2012 - 12:48
Në celularin e një gjimnazisti 42786_6TIRANE - Fantazia e tyre mund të shkojë deri në ekstrem. Bashkëngjiti kësaj morinë e informacionit dhe të vjen para syve një galeri e tërë nëse guxon dhe hap telefonin e një adoleshenti. Por, ama nuk është e lehtë të depërtosh në botën e tyre private. Asnjë prind nuk do të guxonte ta bënte këtë. Kodi disashifror nuk të lejon të hysh dhe të njohësh të panjohurat e tyre. Ndoshta më mirë kështu... Pasi asnjë prind nuk do ta merrte me mend se ç’ndodh aty. Kështu në brendësi të celularëve të tyre mund të gjesh video dhe foto erotike, skena ekzekutimesh makabre, sherre mes njëri-tjetrit, lojëra, nofka pa fund për shokët dhe prindërit, mesazhe të ndryshme, deri te fotomontazhet humoristike me Ramën e Berishën.

Ndër fenomenet shqetësuese në gjimnazet e mëdha të Tiranës, veç hashashit, seksit, alkoolit etj, një problem më vete përbëjnë dhe telefonat celularë. Celularët janë mjet shumë efikas komunikimi dhe ata tashmë janë përhapur kudo. Madje nuk bëhet fjalë vetëm jashtë ambienteve të shkollës, por edhe gjatë mësimit ata i mbajnë të hapur edhe pse mund t’u kenë hequr zilen. Ata nuk ngurrojnë as gjatë mësimit të flasin në klasë duke u strukur poshtë bankës. Zile të ndryshme që kanë si refren muzikën e momentit janë edhe një sfidë mes njëri-tjetrit që bëjnë gjimnazistët. “Celularin nuk e fik asnjëherë, e mbaj me dridhje sa mbaron ora...”, - tregon Visi, nxënës në shkollën “Ismail Qemali”. E njëjta gjë ndodh me shumicën e gjimnazistëve në fakt. Kur janë në klasë, nga bezdisja e madhe gjatë mësimit adoleshentët luajnë, dërgojnë mesazhe, hapin blutooth-in etj, në mënyrë të kalojnë sa më këndshëm kohën e tyre. Ndonjë nxënës ndërkaq tregon se i mbajnë edhe gjatë orëve të mësimit apo dhe nëpër provime, ku ka dalë moda e re e kopjeve me “mesazhe”. Nxënësit i dërgojnë njëri-tjetrit përgjigjet e pyetjeve apo edhe i kanë shkruar ato më parë në shtëpi. Por, përveç funksioneve primare, celularët janë bërë edhe mjeti më argëtues i tyre. Kështu në celularët e tyre mund të gjesh video ekzekutimesh, figura të papërshtatshme për moshën e tyre, të cilat kanë përmbajtje erotike, narkomanë duke përpunuar një cigare me hashash. Por, në galerinë e fotove dhe videove të celularëve të adoleshentëve nuk mungojnë fotot qesharake të politikanëve shqiptarë që nga Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama etj.

Ndërkaq, në celularët e adoleshentëve në sy të bien krahas këtyre dhe mënyra se si emërtojnë njëri-tjetrin apo edhe shoqet e klasës.
Sipas sondazheve on-line mbi adoleshentët e huaj dhe përdorimin e celularëve, të publikuar në një nga sitet e ndryshme rezulton se:
66% e femrave të moshës 16-18 vjeç konsiderojnë mesazhet si më të rëndësishmet në komunikimin me celular, ndërsa 44% e meshkujve janë dakord me këtë fakt. 33% e meshkujve të moshës 10-12 vjeç konsiderojnë lojërat si më të rëndësishme dhe kjo shifër është tri herë më e lartë nga femrat, që mendojnë se lojërat janë shumë të rëndësishme. Fotografitë e bëra nga celularët klasifikohen në vendin e dytë për rëndësinë dhe për përdorimin që kanë nga adoleshentët, ndërsa videot celulare nuk i tërheqin shumë adoleshentët e huaj. Sipas shkallës së rëndësisë, këta janë përbërësit më të rëndësishëm të një telefoni: Mesazhet 49%, kamera 25%, lojërat 12% dhe videot 2%.
Me gjithë rregullin dhe kontrollin e madh që bëjnë mësuesit, sërish ka raste kur telefonat kthehen në shqetësim. Në shkollën “Petro Nini Luarasi” është vendosur rregull që nëse një nxënës kapet me celular gjatë orës së mësimit, ai i merret, i çohet në drejtori dhe vetëm në përfundim të mësimit i dorëzohet. Por, nuk ndodh kështu në çdo shkollë. Disa mësues e thonë haptas shqetësimin që kanë lidhur me këtë fakt. Ata shprehen se “janë përhapur shumë aparatet celularë në shkolla. Është diçka që mund të frenohet vetëm nga prindërit. Një adoleshent i sotëm, fatkeqësisht edhe pse nuk i duhet, e koncepton si të pazëvendësueshëm celularin. Madje pa të ndihet inferior nga të tjerët. Ata kanë krijuar një varësi të dëmshme në këtë drejtim”.
Edhe pse në rregulloret e shkollave thuhet se “celulari nuk duhet të përdoret në shkollë”, është e pamundur ndalimi i këtij fenomeni kur çdo nxënës ka të paktën një celular me vete. Arsyeja kryesore pse prindërit u japin celularë fëmijëve minorenë, është që t’i kenë nën kontroll të vazhdueshëm gjatë ditës teksa janë në punë edhe pse shpeshherë edhe ata e ndjejnë dhe kuptojnë se kjo e mirë ka edhe një të keqe të madhe nga pas...!

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Në celularin e një gjimnazisti Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi