Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti  Empty Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti

Wed 4 Dec 2013 - 14:20

Një 17-vjeçar, nxënës i shkollës së mesme profesionale 'Beqir Çela' në Shkozet të Durrësit, është vrarë me armë zjarri automatike, ndërsa ndodhej brenda në klasën e praktikës.

Ngjarja ndodhi ne oren 10:00 paradite, kur 19 nxenesit e vitit te pare po kryenin mesimin ne praktiken e mekanikes. Personi i armatosur me nje arme te modifikuar është nxënës i kësaj shkolle nxorri armen dhe qelloi duke vrare ne vend 17-vjeçarin Adriatik Toto me origjine nga Kukesi. Dyshimet e para flasin per nje grindje mes dy nxenesve qe perfundoi tragjikisht.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, prinderit e te cilit jane thirrur nga ana e forcave te vendit. Ai eshte Endrin Baraku 17 vjec.Ne vendin e ngjarjes policia gjeti armen automatike te modifikuar dhe pak me tej u gjeten edhe disa veshje qe mendohet se jane te nxenesit qe kreu krimin dhe qe i ka hedhur ato ne largim e siper. Nxenesit e mësuesit, deshmitare te ngjarjes nuk komentojne krimin. Nderkohe qe ne vendin e ngjarjes mbërriti edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

"Eshtë një ngjarje që duhet të na bëjë të gjithëve të ulemi dhe të diskutojmë për sigurinë në institucionet arsimore. Jemi në fazat për të marrë hapat e duhur për masat radikale për të garantuar sigurinë në shkolla. Jemi shumë pranë kapjes së autorit, i cili është nxënës i kësaj shkolle. Ne erdhëm këtu edhe për shkak se ngjarje të tilla janë të papranueshme, si dhe për të krijuar bazën e domosdoshme për një reformë radikale në institucionet arsimore", u shpreh Tahiri.

Nga ana e saj, ministrja Nikolla shprehu tronditjen për këtë ngjarje që përfundoi me humbjen e jetës së një të riu, por edhe kthimin në agresor të një të riu tjetër.

"Unë si ministre e Arsimit garantoj opinionin, që ne jo vetëm i kemi të qarta planet e ndërhyrjes, por edhe ritmet tona të punës për të garantuar qetësinë, rregullin në institucionet arsimore", tha Nikolla.

Kryeministri është informuar sot rreth ngjarjes së ndodhur në Shkozet të Durrësit ku një i ri ka humbur jetën. I keqardhur për lajmin, Edi Rama shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen e djalit që humbi jetën dhe i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm dhe Ministres së Arsimit të shkojnë në vendngjarje për t'u siguruar që të afërmit e viktimës, studentët dhe mësuesit të kenë të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e nevojshëm.
"Kjo ngjarje tragjike është një këmbanë e fortë alarmi për të gjithë, Qeverinë, trupat mësimore, prindërit, shoqërinë në tërësi", thotë Kryeministri.

Kryeministri ka kërkuar të bëhet një hetim i plotë dhe të njihet me të gjitha faktet, në mënyrë që të merren të gjitha masat e nevojshme që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Basha: Ditë e zezë për qytetarët

Kreu i opozitës, njëherësh kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha duke reaguar për ngjarjen e rëndë të vrasjes në klasë të nxënësit 17-vjeçar në Durrës, akuzoi Qeverinë, jo vetëm për paaftësi në luftën ndaj krimit, por me ‘praktikat që po ndjek po njehsohet dita ditës me të’.

“Kjo është një ditë e tmerrshme për një familje durrsake, por edhe një ditë e keqe për qytetarët, pasi tregon dështimin total të Qeverisë për të luftuar krimin, sinjalet negative të keqpërdorimit të Policisë së Shtetit po i jep krimit ordiner dhe të organizuar. Pra me hapat që po hedh kjo Qeveri nuk po ndihmon me një shtet më të sigurtë me rend e ligj, por po njehsohet me shpejtësi ndër Qeveritë më të dështuara të Ballkanit. I bëj thirrje strukturave të Policisë së Shtetit të shkunden nga plogështia, të refuzojnë skenarët politikë që u servilen nga krerët dhe të bëhen një me qytetarët, qeveria me praktikat që po ndjek po njehsohet dita-ditës me krimin”, tha Basha.



Top Channel
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti  Empty Re: Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti

Wed 4 Dec 2013 - 21:41
Po behemi si Amerika tani e ne edhe pse asgje jo normale per realitetin Shqiptar ku dhuna,vrasja etj jane te perditshme e ne forma te ndryshme
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti  Empty Re: Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti

Wed 4 Dec 2013 - 21:52
Vrasja e 17-vjeçarit, dorëzohet i dyshuari, arrestohet mësuesi për mos kallëzim krimi
Edrin Varaku autori i ngjarjes, ende nuk dihen shkaqet  Një ditë më parë dy adoleshentët kishin pasur sherr
Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti  Photo%20520:00 – Policia ka arrestuar një nga mësuesit e shkollës profesionale “Beqir Çela”, me akuzën e mos kallëzimit të krimit. Sipas policisë, Thoma Llazari po zhvillonte mësim gjatë momentit kur u vra 17-vjeçari. Llazari ka parë autorin e krimit por nuk ka dëshmuar emrin e tij, por emri i autorit të krimit është dhënë vetëm nga nxënësit e pranishëm.
Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti  Photo%203Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti  Photo%20117:30 - Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e vrasjes së Adriatik Totës, disa orë pas krimit, Uniformat e rendit kanë prangosur Edrin Varakun, 16-vjeç pasi është autor i dyshuar për vrasjen e bashkëshomashtarit të tij.

Adoleshenti është dorëzuar në polici i shoqëruar nga i ati. Aktualisht ai po merret në pyetje në Komisariatin e Policisë Durrës.

Kapja e të riut është realizuar rreth orës 16:45, falë edhe bashkëpunimit të familjarëve të personit të kërkuar. Që prej momentit të ngjarjes, policia kishte marrë masa të shumta duke kontrolluar banesat e familjarëve dhe të afërmve të autorit të dyshuar si dhe kishte duke ngritur postoblloqe kontrolli në të gjitha akset rrugore të zonës. Krahas këtyre masave u kontaktua me familjarët e autorit duke ju bërë të qartë situatën në të cilën ndodhej fëmija i tyre.

Pas një sërë veprimesh policore për identifikimin e lidhjeve të tij dhe kontakteve të tij më të fundit falë edhe bashkëpunimit të familjarëve u bë arrestimi i 15-vjeçarit, në një prej lokaleve të qytetit të Durrësit. Nga deklarimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta të një grindjeje mes adoleshentësh.
Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti  Photo%202Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti  1013548_168104020058419_683872600_n%20113:45 - EdrinVaraku, nxënës i vitit të parë është autor i vrasjes së 17-vjeçarit në Shkozet. 16-vjeçari është nxënës i së njëjtës shkollë.

Dyshohet se shkaku që kanë çuar Barakun në ekzekutimin e Adriatik Tota në ambientet e shkollës me një armë të modifikuar ka qenë një grindje që ka ndodhur një ditë më parë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 17-vjeçari është qëlluar me dy plumba: një në kokë dhe një në shpatull.

Ndërkohë policia ende nuk ka mundur të arrestojë autorin dhe për këtë qëllim janë ngritur 15 grupe të forcave të rendit për kapjen e 16-vjeçarit.

Sipas policisë, Varaku ka hyrë në klasë i armatosur ka zbrazur armën në drejtim të bashkëmoshatarit dhe është larguar me shpejtësi. Policia ka gjetur rreth 100 metra larg ngjarjes të hedhur në një stol një xhaketë ngjyrë blu pjesë e uniformës që veshin nxënësit e kësaj shkolle, e cila dyshohet të jetë hedhur nga autori pas kryerjes së krimit.

Krimi ka ndodhur në klasën ku zhvillohet praktika profesionale e shkollës. 19 nxënës kanë qenë duke zhvilluar orën e mësimit të mekanikës në momentin që ka ndodhur vrasja. Vetëm 7 prej tyre kanë qenë nga viti i parë, ndërkohë pjesa tjetër kanë qenë nga viti i dytë.
Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti  260207_470227473047720_1437346799_n
Familjarët dëbojnë ish-ministrin e PD-së

Pas vrasjes së 15-vjeçarit Adriatik Tota në shkollën profesionale "Beqir Çela", mbërritën edhe disa ministra e deputetë. Njëri prej tyre ishte dhe deputeti i PD, Eduard Halimi. Ai kishte shkuar atje për t'ju gjetur pranë familjarëve të viktimës, por një familjar i është drejtuar me nervozizëm.

"A mbarove punë? Ec atje, shko..", i tha i moshuari deputetit demokrat Halimi. Nuk janë të pakta herët kur politikanë e deputetë shkojnë në zonën e tyre elektorale vetëm për të marrë votën, në fushatë elektorale apo kur ndodhin fatkeqësitë, por pa bërë asgjë paraprakisht për të evituar ngjarje si kjo e sotmja.

VRASJA TRONDITËSE

10:00- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në shkollën e mesme profesionale, “Beqir Çela”, në Shkozet të Durrësit.

Një 17-vjeçar ka gjetur vdekjen rreth orës 10:00 të mëngjesit, pasi është qëlluar me breshëri automatiku nga një bashkëmoshatar i tij.

Sipas informacioneve, vrasja ka ndodhur teksa nxënësit po kryenin praktikën, brenda ambienteve të shkollës, ndërsa dyshohet se autori i krimit është një bashkëmoshatar i tij. Sipas policisë, viktima është 17-vjeçari, Adriatik Tota, nxënës në vitin e parë, dega mekanikë, ndërsa autori është identifikuar si shtetasi Emir Baraku, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Dëshmitarët, të cilët kanë qenë të pranishëm në vendngjarje, kanë thënë se vrasësi ka qenë një djalë i ri, i veshur me një bluzë me kapuç, i cili është larguar në drejtim të paditur dhe policia ende nuk ka bërë të mundur kapjen e tij. Burimet bëjnë me dije se, 17-vjeçari Tota, jetonte në konviktin e shkollës.

Menjëherë drejt ngjarjes janë nisur forca të shumta policie, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla si dhe një sërë deputetësh nga Partia Demokratike, të cilët kanë ndërprerë mbledhjen në komisionin e Ligjeve dhe janë nisur drejt Durrësit.

Kush ishte Adriatik Tota?

Adriatik Tota, 17-vjeçari i mbetur i vrarë me dy plumba ishte nxënës i shkollës profesionale “Beqir Çela” në Shkozet të Durrësit.

Sipas informacioneve të para që vijnë nga policia, dyshohet se Tota ka pasur një sherr me një nxënës të shkollës së tij, që studionte në vitin e parë.

Kjo mendohet se është shkaku që ka çuar Edrin Varakun drejtë vrasjes së bashkëmoshatarit të tij në ambientet e shkollës.

Tota ishte nxënës në vitin e dytë në shkollën profesionale "Beqir Çela", me origjinë nga Kukësi dhe banues në zonën e Sukthit. I riu ishte djalë i vetëm dhe ka tre motra.

Tota, nga fotot e publikuara prej tij në rrjetet sociale duket një dashamirës i muzikës hip-hop. Madje ai ka publikuar edhe këngë në YouTube.



11.30- Tahiri: Ngjarja ka tronditur sigurinë në shkolla

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe ka tronditur sigurinë në shkolla. Ai ka shtuar se ka një plan masash të posaçme, dhe garanton prindërit për ruajtjen e sigurisë nëpër institucionet arsimore.

“Është ngjarje e rëndë që më ka tronditur në radhë të parë si prind edhe më pas për detyrën që mbaj. Garantoj të gjithë prindërit që policia e shtetit është në krye të detyrës për të siguruar jetën e çdo fëmije në shkolla. Është një ngjarje që na bën që të reflektojmë për sigurinë në sistemet arsimore. Kemi gjetur një situatë që nuk i përmbush të gjitha kushtet e sigurisë në shkolla. Jemi në fazat që po marrin hapat e duhura lidhur me masat radikale që duhet të marrim për të garantuar siguri absolute në sistemet arsimore”, -është shprehur Tahiri.

11.40-Nikolla: Sot janë dy nëna të tronditura, ne do të bëjmë çmos që kjo ngjarje të mos përsëritet më

Ndërsa ministrja e arsimit Lindita Nikolla është shprehur se nuk gjen fjalë për të ngushëlluar nënën e djalit që humbi jetën, ndërsa ka shtuar se do të bëhet gjithçka që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

“Janë dy nëna të tronditura sot, pasi është një i ri që është vrarë dhe është po një i ri që është kthyer në kriminel. Është tronditje e thellë që kërkon angazhime të posaçme. Situata që ne gjetëm ishte e vështirë, por ne jemi të gjithë bashkë dhe jemi të qartë për programet e ndërhyrjes që duan kohën e tyre. Ky rast tregon se sa shumë e rëndësishme është që të krijojmë në frontin e edukimit partneritetin mësues-prindër dhe nxënës”, --u shpreh Nikolla.

12.20-Reagimi i familjarëve

Menjëherë pas tragjedisë ka ardhur edhe reagimi i parë i familjarëve. Ata kërkojnë nga shteti që të gjendet autori dhe të arrestohet.

“Jemi shume tronditur nga ngjarja. Nuk e dimë se si ka ndodhur. Kërkojmë që shteti të arrestojë autorin dhe organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi.”- thanë ata, teksa ishin në pritje të mbylljes së procedurave për të marrë trupin në morgun e spitalit.

Reagimi i Ramës

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se ngjarja e sotme është një kambanë e fortë për të gjithë. Rama kërkoi një hetim të plotë të tragjedisë dhe kërkoi të merren të gjitha masat që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“Kryeministri është informuar sot rreth ngjarjes së ndodhur në Shkozet të Durrësit, ku një i ri ka humbur jetën. I keqardhur për lajmin, Edi Rama shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen e djalit që humbi jetën dhe i ka kërkuar ministrit të Brendshëm dhe ministres së Arsimit të shkojnë në vendngjarje për tu siguruar që të afërmit e viktimës, studentët dhe mësuesit të kenë të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e nevojshëm.

Kjo ngjarje tragjike është një kambanë e fortë alarmi për të gjithë, qeverinë, trupat mësimore, prindërit, shoqërinë në tërësi. Kryeministri ka kërkuar të bëhet një hetim i plotë dhe të njihet me të gjitha faktet, në mënyrë që të merren të gjitha masat e nevojshme që ngjarje të tilla të mos përsëriten”, -thuhet në njoftimin për shtyp të kryeministrisë.

Reagimi i PD-së, Ristani: Ditë e tmerrshme për familjet durrsake, Policia e Shtetit të shkundet nga plogështia

Pas ngjarjes së ndodhur në Durrës, ka ardhur edhe një reagim nga Partia Demokratike, e cila ka akuzuar qeverinë Rama për këtë tragjedi. Sipas deputetit, Arben Ristani, ky është një dështim total i qeverisë për të luftuar. Ai e ka cilësuar qeverinë e re, si një nga qeveritë më të dështuara në historinë e Ballkanit dhe historinë e Shqipërisë.

“Sot është një ditë e tmerrshme për një familje durrsake. Por është një ditë e keqe mes shumë ditëve të këqija që po përjetojnë qytetarët e Shqipërisë, në dështimin total të kësaj qeverie për të luftuar krimin. Me hapat që po hedh, kjo qeveri jo vetëm që nuk po ndihmon për një shtet, për një shoqëri më të sigurt me rend dhe me ligj, por po njehsohet me shpejtësi me një nga qeveritë më të dështuara në historitë e Ballkanit dhe historinë e Shqipërisë.

Me këtë rast, i bëj thirrje strukturave të Policisë së Shtetit, të shkunden nga plogështia që i ka zënë, të refuzojnë skenarët politikë që i serviren nga krerët e tyre të politizuar”, -deklaroi Ristani.

/Shekulli Online/S.H./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti  Empty Re: Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti

Thu 5 Dec 2013 - 21:36
Edrin Varaku: Adriatiku po më hiqej si garip
"Kur u futëm në klasë, më shkeli syrin dhe më tha: 'E di vetë ti, nuk ta përsëris më'. Nuk durova dhe nxora armën, e qëllova dy herë"
Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti  Adritiku%20ok
Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti  Adriatik%20tota%20veshja%20e%20vrasesit%20te%20dyshuar
DURRËS - Edrin Varaku, i akuzuari për vrasjen e shokut të shkollës Adriatik Tota, 16 vjeç, ka dëshmuar në polici se arma me të cilën ka kryer krimin ishte e groposur prej shumë vitesh.

“Arma ishte prej ’97-ës. E kishte pasur një fshatar i yni. Ai e kishte groposur në tokë. Unë e mora dhe e pastrova."

Rrëfimi i krimit nga 15-vjeçari

Adoleshenti përveç ka dyshuar për armë, ka treguar edhe skenën e krimit.

"E kisha vendosur ta vrisja personin që më tallte dhe më nxinte jetën. Mëngjesin e sotëm (të mërkurën) e mora pushkën, e futa mes shalëve. Meqë e kishte qytën prej druri, nuk dallohej nga të tjerët. Rripi i mesit e mbante mirë. Sipër kishim përparëset ngjyrë blu. Kështu që nuk arritën ta dallonin shokët e klasës. Kur u futëm në klasë, Adriatiku po më hiqej si garip. Më shkeli syrin dhe më tha: E di vetë ti, nuk ta përsëris më. Nuk durova dhe nxora armën, e qëllova dy herë. Më pas ika, u largova me vrap. Erdha në qendër të Durrësit. Mora vesh që e gjithë policia më kërkonte. Por kur babai kishte bërë ujdi me policinë, u binda që s’kisha nga shkoja më. Babai në telefon më tha që duhej të dorëzohesha.”

Babai i autorit: Ndihem fajtor

Dritan Varakun, babai i Edrinit, sjell detaje rreth situatës para vrasjes në klasë. Sipas të atit të autorit, dy djemtë kanë pasur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin, sa situata në shkollë një moment dhe kishte degjeneruar duke sjelle dhe praninë e policisë. Sipas Dritan Varakut, ai si prind nuk është vënë në dijeni nga drejtuesit e shkollës, dhe këto i ka mësuar vetëm ditën tragjike të vrasjes.

“Ndihem fajtor që nuk kam ditur gjë për konfliktin mes djemve në shkollë. Kishin 2 vjet që konfliktoheshin, kohët e fundit më shumë. Mësuesit nuk më kanë vënë në dijeni asnjëherë për këtë sherr mes djemve, do ishte shmangur gjithë kjo, jam i bindur. Unë binda djalin të dorëzohej. Kishte 7 orë që fshihej, e binda që më mirë do ishte të dorëzohej dhe të pranonte fajin dhe arsyet që e çuan deri aty. Jemi të hidhëruar, një fëmijë u vra nga dora e djalit tim, jemi keq, të gjithë si familje, tepër, tepër e rëndë”, pohoi Dritan Varaku për “News 24”.

Drejtori i shkollës: S’kisha dijeni për konfliktin mes nxënësve

“Nuk kam pasur dijeni për grindjen e djemve”, ka pohuar Bashkim Shkëmbi, drejtori i shkollës, ‘Beqir Cela”. “Një ngjarje e tillë do të ishte shmangur nëse do të isha vënë në dijeni”. shekulli
Sponsored content

Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti  Empty Re: Durrës, ekzekutohet në klasë gjimnazisti

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi