Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Durrës, ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni Empty Durrës, ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni

Mon 2 Sep 2013 - 20:32
Durrës, ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni PolNjë ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit në Durrës, ku një biznesmen ka mbetur i vrarë. Policia bën të ditur se viktima është biznesmeni i ndërtimit Plaurent Cani.

Vrasja ndodhi rreth orës 07:30 minuta dhe sipas policisë dy persona me motor kanë qëlluar në drejtim të 40-vjeçarit, në vendin e njohur si "Rrota Kuqe".

Mësohet nga dëshmitarët se persona ishin të maskuar dhe kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë biznesmenin teksa po pinte kafe me punonjësit e tij, në një lokal pranë vendit ku po ndërtonte një pallat në zonën e plazhit.

Mësohet se fillimisht 40-vjeçari u plagos dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

40-vjeçari ka pasur dy plagë në kokë të shkaktuar nga 2 plumbat, gëzhojat e të cilave u gjetën në vendngjarje nga policia.

Në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë që kanë nisur hetimet.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve, ndërkohë që ngjarja dyshohet të ketë lidhje me punën që bënte biznesmeni. Ndërkohë, dëshmia e punonjësve që shoqëronin viktimën në lokal do të jetë pikë kyçe për zbardhjen e detajeve të krimit.

Pista

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me e dije se po hetojnë për të shkuarën e Plaurend Cani, biznesmenit i cili mbeti i vrarë në Durrës. Pista kryesore e hetimet mësohet të jetë larje hesapesh, për shkak të së kaluarës së tij.

Dyshohet se Cani është marrë me trafik droge në Itali, vepër penale për të cilën ka qenë i dënuar në shtetin fqinj. Policia bën me dije se ka kërkuar bashkëpunimin e homologëve italianë në lidhur me të shkuarën e Pleurend Canit.

4 plumba i morën jetën

4 plumba, përkatësisht 2 në kokë dhe 2 në gjoks i kanë marrë jetën biznesmenit 40-vjeçar në Durrës.

Ekspertiza mjeko-ligjore thekson se autorët e krimit e kanë qëlluar viktimën nga një distancë prej 2 metrash. Pas ekspertizës pritet tërheqja e trupit nga familjarët.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi