Durrës, ekzekutim me plumb në kokë për një femër
Thu 25 Apr 2013 - 23:51
Qëllohet me tre plumba 27-vjeçari Refik Lila. Policia arreston Ardit Hyskën. Autori i dyshuar mohon. Familjarët protestojnë: Djali ishte në spital, e dëshmojnë kamerat
Nikoleta Kovaçi
-Ekzekutohet në mes të Durrësit një 27-vjeçar i quajtur Refik Lila, me origjinë nga Dibra. Ai është qëlluar me tre plumba pistolete në afërsi të makinës së tij. Autori mësohet se pasi ka debatuar me të dhe, sipas dëshmitarëve, është debatuar për një femër, ka qëlluar tri herë dhe është larguar. Menjëherë pas ngjarjes, ndonëse jo zyrtarisht, u tha se autor i krimit është një burrë në moshë të mesme. Pas disa orësh policia ka dalë me versionin zyrtar për ekzekutimin duke bërë të mundur edhe arrestimin e autorit. Referuar të dhënave që vijnë nga Durrësi, bëhet e ditur se autor i dyshuar i krimit është 28-vjeçari Ardit Hyska, të cilit sipas policisë i është gjetur makina dhe arma me të cilën dyshohet se është qëlluar bashkëmoshatari i tij. Mirëpo, arrestimi i Hyskës, mësohet se ka hasur në rezistencë të madhe nga familjarët e tij dhe të vajzës së tij (të dashurës), e cila mësohet se jo vetëm ka ngritur alibi për vendqëndrimin e Hyskës, por madje ka mohuar në mënyrë kategorike të njihte personin që ishte viktimë. Gjithsesi Hyska vijon të jetë personi i dyshuar për këtë krim të rëndë, të ndodhur në lagjen 18 të Durrësit. Ngjarja Referuar deklaratës së policisë në lidhje me vrasjen e djeshme ku u ekzekutua me tre plumba Refik Lila, bëhet e ditur se “nga tërësia e veprimeve proceduriale dhe provave shkencore të administruara në vendin e ngjarjes, u identifikua si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje 28-vjeçari Ardit Hyska, lindur ne Tiranë e banues në Durrës; shtetas me precedentë të mëparshëm penal. Ai dyshohet se rreth orës 11.00 të ditës së djeshme, në lagjen Nr. 18 të qytetit, ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vrarë shtetasin Refik Lila, 27 vjec, banues në lagjen Nr.17 të qytetit. Lidhur me hetimin për zbardhjen e ngjarjes, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga ana jonë arma e krimit, pistoletë e markës Beretta, kalibri 7,65 mm, e cila ishte fshehur prej autorit pas ngjarjes; autovetura e markës Benz me targa AA 307 AB, e përdorur prej tij për largim nga vendi i ngjarjes, kapela dhe bluza e përdorur gjatë kryerjes së veprës”. Vrasja e Lilës është treguar nga banorë të lagjes të cilët e kanë nisur të riun në drejtim të spitalit për ta shpëtuar, por mjekët kanë bërë me dije se viktima ka patur dy plumba në kokë, të cilët i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Mësohet se dëshmitarët kanë treguar se është dëgjuar një debat mes viktimës dhe autorit që kishte lidhje me një femër, shkak që është fiksuar fillimisht edhe si motiv. Pas arrestimit të Hyskës “Djalin e kam patur gjithë ditën në spital pasi është i sëmurë. Për këtë kam dëshmitarë jo vetëm mjekët, por edhe kamerat e spitalit. Kam qenë gjithë ditën me të”. Kjo ka qenë protesta publike e të atit të djalit të arrestuar ditën e djeshme në Durrës për vrasjen e Lilës, ndërsa familjarë dhe të afërm të 28- vjeçarit mësohet se kanë qëndruar me orë të tëra para drejtorisë së Policisë duke protestuar në lidhje me arrestimin e Hyskës. Ndërkohë që Hyska mësohet se ka qenë i dënuar edhe më parë për krime kundër personit, njerëzit e tij kanë thënë mbrëmjen e djeshme se edhe në arrestimin e mëparshëm ka qenë vetëm sulm i policisë pasi Hyska nuk ka patur lidhje as me atë ngjarje. Mirëpo policia e Durrësit pretendon se ka provat e pakundërshtueshme për të vërtetuar autorësinë, pasi janë gjendur makina, arma dhe rrobat që janë përdorur në ekzekutim.[
Reagimi
E dashura e Hyskës: “Nuk e njoh viktimën” Arrestimi i Ardit Hyskës dhe vënia nën akuzën e vrasjes ka bërë që në skenë të dalë edhe vajza me të cilën mësohet se është në lidhje prej rreth katër vitesh. Referuar të dhënave që vijnë nga Durrësi mësohet se ajo quhet Arta dhe lidhja e saj me Hyskën është bërë familjare dhe e njohur, ç`ka hedh idenë se vajza, jo vetëm që s’e ka njohur ndonjëherë viktimën, por ajo ka arritur të dëshmojë edhe se nuk e ngacmon askush, pasi kushdo që e njeh e di që ajo hyn dhe del në shtëpinë e djalit me të cilin do bënin edhe dasmën. Nisur nga dëshmitë nga vendi i ngjarjes, ku u fol se mes viktimës dhe autorit është diskutuar në lidhje me një femër, e meqë sipas policisë autori është Hyska, atëherë është kërkuar edhe dëshmia e vajzës. Sipas të dhënave, në polici vajza ka treguar se ka qenë bashkë me kushëririn e saj në spital me Arditin dhe njerëzit e shtëpisë së tij. Sipas të dhënave të policisë, mësohet se janë shoqëruar me dhjetëra persona që kanë dijeni mbi ngjarjen, mbi viktimën dhe të dyshuarin si autor, po ashtu janë marrë edhe deklarimet e familjarëve të viktimës.

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Durrës, ekzekutim me plumb në kokë për një femër
Thu 25 Apr 2013 - 23:56
cbehet mer keshtu
akoma vriten per femna
akoma vriten per femna
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi