Zbulimi: Zjarri u përdor nga njeriu, 1 milion vjet më parë
Wed 4 Apr 2012 - 21:52
Përdorimi i zjarrit nga njeriu para-historik, shkon prapa në kohë deri në 1 milion vjet më parë. Ndërsa deri tani, ekzistonte teoria se ai ishte zbuluar vetëm 300 mijë vjet prej tij.
Në arritjen e përfundimit të ri, duket se ka ndihmuar gjetja e disa eshtrave të njerëzve para-historikë në një shpellë në Afrikën e Jugut.
Kjo shpellë, e vendosur në skaj të shkretëtirës Kalahari, dhe është bërë vend i provave të jashtëzakonshme arkeologjike.
Studimi i publikuar në revistën “PNAS”, dhe realizuar nga ekspertët e universitetit të Torontos dhe ata të Jeruzalemit, ka marrë në shqyrtim mbetjet mikroskopike të drurit të djegur, që u zbuluan në shpellën e Afrikës së Jugut, së bashku me fragmente të eshtrave dhe veglave të gurit.
Ekspertët besojnë se zjarri mund të ketë qenë përdorur për të gatuar, siç sugjerohet nga mbetjet e eshtrave.
e.t/NOA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi