Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shkup, qeveria bojkot Topallit në fjalimin zyrtar në Kuvend Empty Shkup, qeveria bojkot Topallit në fjalimin zyrtar në Kuvend

Wed 4 Apr 2012 - 22:49
Qeveria maqedonas ka bojkotuar kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli gjatë fjalimit në seancën e Kuvendit e Maqedonisë. Sikundër shihet edhe në videon që shoqëron këtë lajm në sallën e parlamentit, gjatë kohës kur ka mbajtur fjalën përshëndetëse kryeparlamentarja shqiptare nuk ka qenë as kryeministri Nikolla Gruevski dhe asnjë prej ministrave maqedonas në kabinetin qeveritar. Fjala e Topallit është ndjekur në sallë vetëm nga ministri i drejtësisë Blerim Bexheti dhe 4 zëvendësministrat, gjithashtu shqiptarë: zv.kryeministrja Teuta Arifi, zv.kryeministri Musa Xhaferri, zv.ministri i arsimit Safet Neziri si edhe zv.ministri i brendshëm, Xhelal Bajrami. Të gjithë përfaqësuesit e politikës shqiptare në Maqedoni ishin ulur në rreshtin e parë të vendeve në parlament, ku gjithashtu merrnin pjesë edhe ambasadori i Kosovës dhe ai i Shqipërisë në Maqedoni. Zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë bojkot.

Burimet zyrtare pranë delegacionit që shoqëronte kryeparlamentaren Topalli gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni, thanë se Topalli nuk u interesua për komunitetin katolik shqiptar te Shkupit, të cilët po asimilohen. Ata kërkojnë një prift, sepse prifti katolik që kanë është maqedonas./Shqiptarja.com
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Shkup, qeveria bojkot Topallit në fjalimin zyrtar në Kuvend Empty Re: Shkup, qeveria bojkot Topallit në fjalimin zyrtar në Kuvend

Wed 4 Apr 2012 - 23:43
Mir na e bejn keto maqedont... ngase na kaq ekemi mendjen ..Ivetmi Shtet qe eka pranuar me gjitha. me emer, me flamur me fe, me gjuh eshte Shteti shqipater . dhe me pastaj kur shkon ndonji maqedon atje epresin ashtu sic duhet (po kjo eshte e mire se na kemi mikpritje bujare ) kurse maqedoncit luajn me na. se kan gjet....
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi