Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Mustafa bojkot zgjedhjeve, Halimi Serbia mund ta njohë Kosovën Empty Mustafa bojkot zgjedhjeve, Halimi Serbia mund ta njohë Kosovën

Tue 6 Mar 2012 - 17:33
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), e udhëhequr nga kryetari aktual i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka bërë thirrje publike për bojkotimin e zgjedhjeve serbe, ndërsa arsyeja kryesore është përmendur fakti që ato do të mbahen edhe në territorin e Kosovës, njofton portali Presheva.

“Mbajtja e tyre në Kosovës e cenon seriozisht sovranitetin e Kosovës, të cilin ne e kemi njohur. Ne nuk duam që deputetët tanë të ulen në të njëjtën sallë me deputetët e zgjedhur në Kosovë”, - ka thënë Mustafa për “Tribuna Shqiptare”.

Por, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Riza Halimi vlerëson se ky qëndrim është krejtësisht i paarsyeshëm. “Kjo, sepse PDSH-ja aktualisht e udhëheqë pushtetin lokal në Preshevë, ndërsa financimi i komunës bëhet nga të ministri të Qeverisë së Serbisë të cilat i financojnë strukturat paralele në Kosovë, e që vitin e kaluar shuma e mjeteve të tilla ka qenë gjysmë miliard euro”, - ka thënë Halimi për gazetën “Tribuna Shqiptare”. “Në këtë rast do relaksohej situata në Kosovë dhe në tërë rajonin. Një Serbi e përkushtuar në vlertat evropiane ka gjasa që ta njohë edhe pavarësinë e Kosovës”, - ka thënë Halimi.

Ai thotë se shqiptarët në përgjithësi përfitojnë nga integrimi i Serbisë në strukturat euro-atlantike. “Në këtë rast do relaksohej situata në Kosovë dhe në tërë rajonin. Një Serbi e përkushtuar në vlertat evropiane ka gjasa që ta njohë edhe pavarësinë e Kosovës”, - ka thënë Halimi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi