Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një shqiptar zgjidhet rektor universiteti në Bukuresht Empty Një shqiptar zgjidhet rektor universiteti në Bukuresht

Fri 6 Apr 2012 - 2:31
Një shqiptar zgjidhet rektor universiteti në Bukuresht Ardian-Kycyku1333625131_thumb_baza1325_225Korçë- Në historinë shumëshekullore të arsimit të lartë rumun, për herë të parë, një i huaj zgjidhet rektor universiteti në Rumani. Vetëm dy javë më parë, Senati i Universitetit Rumun të Shkencave dhe Arteve (URSA) “George Kristea”, në Bukuresht, me një staf prej 25 pedagogësh, zgjodhi rektor të tij, pegagogun 42- vjeçar, Ardianin Kyçyku.
Në njoftimin zyrtar të Senatit të këtij universiteti, ndër të tjera, thuhet se, “pas një kariere universitare disa vjeçare, në krye të Fakultetit të Shkencave të Komunikimit, ku shpalosi aftësi të ralla mësimdhënëse, kërkimore – shkencore, botuese dhe organizative, pedagogu Ardian Kyçyku, personalitet poliedrik i përmasave kontinentale, anëtar titullar i Central European Academy of Sciences and Arts dhe i Académie Européenne des Arts, shihet si faktor i rëndësishëm që do ta ngrejë më lart nivelin e performancave të arritura nga universiteti ynë me tradita”.
Duhet theksuar se, për nga mosha, Ardiani 42 – vjeçar është më i riu nga të gjithë rektorët e universiteteve dhe shkollave të tjera të larta, shtetërore dhe private të Rumanisë.
Ardian Kyçyku (pseudonimi letrar Ardian – Christian Kyçyku), ka lindur në Pogradec, në 23 gusht 1968. Ka mbaruar Universitetin Shtetëror të Tiranës, Fakultetin Histori – Filologji, Dega Gjuhë – Letërsi dhe ka mbrojtur tezën e doktoraturës për Letërsi të Krahasuar Evropiane, në Universitetin e Bukureshtit
Kyçyku është edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, anëtar i Bashkimit të Shkrimtarëve të Rumanisë dhe i Bashkimit të Shkrimtarëve të Bukureshtit. Autor i mbi 15 romaneve në gjuhën shqipe dhe i mbi 17 romaneve dhe veprave të tjera letrare në gjuhën rumune. Vepra të tij janë përkthyer në gjuhët gjermanisht, italisht, hungarisht, frengjisht, rusisht e spanjisht.
Ardian Kyçyku eshte edhe eseist, publicist, përkthyes, autor pjesësh dramatike (që janë vënë në skenë në Rumani e në Kosovë) dhe skenaresh filmash. Gjithashtu ai është autor i një numuri tekstesh e punimesh të tjera shkencore që përdoren si material didaktik në sistemin e arsimit të lartë rumun. (LajmeShqip.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi