Topi nderon regjisorët Grabocka, Prifti, Minga e Kuke
Fri 6 Apr 2012 - 2:32
Tiranë – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoroi sot regjisorë të krijimtarisë kinematografike e televizive shqiptare, si Vera Grabocka, Vladimir Prifti, Albert Minga e Pali Kuke për kontributin në realizimin cilësor të mjaft filmave artistikë e programeve televizive.Kryetari i Shtetit u dorëzoi dekoratat këtyre personaliteteve, duke nderuar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, përkatësisht regjisoren Vera Grabocka, me motivacionin: “Regjisores dhe producentes së mirënjohur të televizionit, që me talentin dhe karakterin novator solli ndryshime cilësore në spektaklin televiziv në Shqipëri, duke e orientuar drejt vizionit perëndimor, etik dhe estetik e njëherazi promovoi fuqishëm kulturën kombëtare dhe artistët e rinj”.
Regjisori Vladimir Prifti u dekorua me motivacionin e regjisorit të mirënjohur, që me veprën e tij ka dhënë kontribut të rëndësishëm në përsosjen artistike të filmit shqiptar, duke e sjellë atë në nivele bashkëkohore dhe me përmbajtje thellësisht kombëtare.
Prifti e cilësoi dekorimin e tij si një moment kulmore në karrierën e një artisti. “Vlerësimi individual është i rëndësishëm, ama ka diçka më të rëndësishme, vëmendja ndaj institucioneve ku ne kemi punuar. Ka dekada që në ato institucione nuk vihet dorë, dhe mua si artist kjo më shqetëson pa masë”, tha Vladimir Prifti.
Ndërsa Albert Minga u vlerësua për kontributin e rëndësishëm në krijimin dhe zhvillimin e programeve artistike në Radiotelevizionin Shqiptar, nëpërmjet realizimit të dhjetëra emisioneve, programeve, spektakleve dhe filmave televizivë si dhe të një sërë filmave artistikë e shfaqjeve teatrale.
Regjisori Pali Kuke u dekorua gjithashtu me Urdhrin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Personalitetit të mirënjohur të televizionit me kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e filmit dhe spektakleve televizive si dhe në përgatitjen e brezave të rinj të artistëve televizivë”.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi