- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Jani Minga
Sat 13 Oct 2012 - 18:08
Jani Minga ishte nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë si përfaqsues i Vlorës, mësues patriot.
Jetëshkrimi
Lindur në fshatin Shënpjetër të Fierit. Arsimin e ndoqi në Vlorë. Jani Minga mori pjesë në të gjitha kongreset arsimore. Ishte nismëtar për krijimin e klubit atdhetar "Labëria" më 1889 dhe i hapjes së shkollës së parë shqipe në Kaninë më 1909, ndërkohë hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombëtare shqip përgatitore", "Abetare shqip këndimore", "Gramatikë e gjuhës shqipe", etj. Në korrik 1911 mori pjesë në Kuvendin e Drashovicës, në mbështetje të Memorandumit të Gërçës. Ndërsa, në vitin 1912 fitoi të drejtën e të dhënit lëndën e historisë dhe gjeografi së, pas një konkursi në Janinë, të cilin e fitoi. Mori pjesë Më 1912-n Minga mori pjesë në Kuvendin Kombëtar që shpalli pavarësinë duke shkruar J. Minga. Atë kohë, me hapjen e shkollës së Vlorës, u emërua drejtor i saj. Petro Marko shkruan në librin e tij "Intervistë me vetveten":
Më kujtohej një episod i Vlorës para luftës së Vlorës, kur pushtuesit italianë e kishin detyruar të mbante një ligjeratë në Sheshin e Flamurit, para popullit, për lidhjet ndërmjet shqiptarëve dhe italianëve. Dhe Jani Minga kishte pranuar. Gjithë populli i Vlorës u habit se si ky Jani Minga, ky antiitalian, do të mbante ligjeratë në Sheshin e Flamurit. Minga, nga ballkoni filloi:
"Popull div i Vlorës! Siç më njihni, unë jam mësues. Dhe sot dua t'ju jap një mësim të hapur. Na ishte njëherë një shkrimtar i vjetër grek që quhej Ezop. Ky Ezopi ka shkruar fabula për kafshët. Një nga ato fabula është edhe kjo: Na ishte njëherë një qen dhe një lepur. Qeni lepurin herë e ndukte dhe herë e puthte. Dhe lepuri i gjorë i tha një ditë qenit: "O qen, nëse të kam mik, pse më nduk? Nëse të kam armik pse më puth?..."
Më 1922 mori pjesë në kongresin e arsimtarëve në Tiranë. Ishte përkrah Nolit gjatë kryengritjes së qershorit 1924 dhe mbajti fjalën e rastit kur trupat kryengritëse hynë në Tiranë. Vite më vonë iu përkushtua arsimit, si mësues e inspektor dhe kohë më kohë organizonte aktivitete me frymë patriotike, si p.sh. përkujtimin e betejës së Mashkullores dhe figurën e Çerçiz Topullit etj. Dy djemtë e tij, të përfshirë në Luftën Antifashiste, u mbyllën në krematoriumet e Mat’hauzenit më 1944. Vdiq më 7 maj 1947.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi