Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zemra të brishta, ashtu si vetë natyra femërore Empty Zemra të brishta, ashtu si vetë natyra femërore

Fri 6 Apr 2012 - 3:45
Zemra të brishta, ashtu si vetë natyra femërore.
Para ndarjes së një çifti, shumica e femrave gëlltisin krenarinë e tyre, duke u gjunjëzuar para burrit për të provuar edhe njëherë, ndërsa pak meshkuj i kushtojnë rëndësi gjërave që femrat i çmojnë më shumë.


Ky është një artikull që ne meshkujt do të tregojmë më shumë ndjeshmëri dhe do të futemi në mendjen dhe zemrën e një femre, pasi e dimë dhe jetojmë me idenë se në fund të fundit femra është gjysma tjetër e jona. Sepse është i njohur fakti se femrat kanë zemër të brishtë, ashtu si vetë natyra femërore. Ato kanë nevojë për kujdes dhe shumë dashuri. Pozicioni dhe roli i femrës në botë është i rëndësishëm. Femrat duhet të respektohen më shumë dhe të iu ofrohet më shumë hapësirë. Femra ka faza të ndryshme në jetë dhe kalon eksperienca të shumta, ajo edukohet dhe aftësohet që të jetë e dobishme për veten, familjen dhe shoqërinë. Mentaliteti i shoqërisë afrikane thotë që femra duhet të vendoset në kuzhinën e bashkëshortit të saj, sa do e ngritur dhe e arsimuar të jetë ajo. Femra bëhet menaxhere shtëpiake.
Ndërkaq seksi është një fenomen i rëndësishëm në mes bashkëshortëve. Është një formë e të qenit të lidhur emocionalisht, përmes kontaktit fizik. Shumica e burrave seksin e konsiderojnë vetëm nevojë fiziologjike. Femrat edhe sot e kësaj dite durojnë lëndimin dhe në rastet më ekstreme turpin. Ekzistojnë raste kur femrat në punë paraqiten me sy të ënjtur dhe plagë në trup. Dhe përgjigjja është e zakonshme, rrëzimi nga shkallët.
Mendja e femrës është fleksibile. Rreth 90% e tyre rraskapiten nga abuzimi pas muajve apo viteve të këmbënguljes. Statistikat kanë treguar se kjo këmbëngulje ka të bëjë më shumë me planifikimin e femrave për të ikur nga shtëpia, që e ndajnë me bashkëshortin, sepse ato janë të vetëdijshme se nuk ka kthim prapa. Meshkujt për nga natyra janë egoist.
Disa prej tyre ndjejnë pendim të menjëhershëm për veprimet e tyre dhe të tjerët kënaqen me lirinë që gëzojnë.
Para ndarjes së një çifti, shumica e femrave gëlltisin krenarinë e tyre, duke u gjunjëzuar para bashkëshortit për të provuar edhe njëherë. Pak meshkuj i kushtojnë rëndësi gjërave që femrat i çmojnë më shumë. Për shembull një pjesë e madhe e femrave, kanë dëshirë që bashkëshortët e tyre, në celular t’i regjistrojnë ato me emrat përkëdhelës “shpirti”, “zemra” etj. Femrat duan që bashkëshortët e tyre të mbajnë fotografinë e saj në çdo hapësirë, si kompjuter, celular, tavolinën e punës, etj.
Mbase duke qesharake për meshkujt, por gjërat e pakuptimta nënkuptojnë shumë për 95% të femrave. Kur një femër është e ngopur, nuk ka absolutisht asgjë që ju mund të bëni. Sepse para kësaj ajo duhet të tiketë dhënë shenja paralajmëruese. Është më se e nevojshme të tregoni dashurinë dhe përkushtimin tuaj. Kuptojeni këtë para se të bëhet vonë. Shpesh nuk jemi në dijeni të asaj çfarë kemi deri sa e humbasim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi