Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Mrekullia”, priste transplantimin, zemra i shërohet vetë Empty “Mrekullia”, priste transplantimin, zemra i shërohet vetë

Sat 29 Sep 2012 - 0:39
“Mrekullia”, priste transplantimin, zemra i shërohet vetë A-HEARTHEALEDITSELF-386x217Një pacient që po priste transplantim, i ka mahnitur mjekët kur zemra e tij u shërua vetë, përpara se të niste operacionin me rrezik jete. Majkëll Kroui, 23 vjeç, u shtrua muajin e kaluar në spitalin e Nebraskës për shkak të sëmundjes së muskujve të zemrës, e cila edhe pak ditë do të ndalte së funksionuari. Pasi u diagnostikua me miokarditis akut, mjekët vendosën që djalit t’i bëhej një transplantim. Atij i ishte vendosur një makineri që i pomponte gjakun dhe i vinte artificialisht në funksion zemrën dhe mushkëritë, derisa të sigurohej organi i ri. Pasi u identifikua një organ i përshtatshëm, ai pati edhe një problem tjetër, helmim gjaku. Pak pas shtyrjes së transplantimit, ekspertët vunë re se presioni i gjakut të Krouit po rritej, edhe pse makineria që i ishte vendosur duhet t’ia mbante presionin e gjakut në gjendje të qëndrueshme. Mjekët vunë re se zemra kishte nisur të shërohej vetë. Pak ditë më pas ajo rinisi të funksionojë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi