Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Vetëvritet shqiptari në Greqi për shkak të papunësisë Empty Vetëvritet shqiptari në Greqi për shkak të papunësisë

Fri 6 Apr 2012 - 10:53
Kretë – Kriza greke po ndihet fuqishëm edhe tek emigrantët shqiptarë në Greqi.

Rasti i shprehjes në mënyrë tragjike të dëshpërimit, është ai i një 38-vjeçari shqiptar, i cili i dha fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa ku banonte.

Shqiptari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka gjetur vdekjen e menjëherë. Ngjarja u regjistrua në Lerapetra, në rajonin e Kretës, ku shqiptari i ka dhënë fund jetës për shkak të vështirësive të mëdha financiare, njofton Starti.

Forcat e policisë dhe ambulancat shkuan në vendin e ngjarjes, por përpjekja për të shpëtuar shqiptarin ishte e koti.

Burri, babai i dy fëmijëve, kishte dërguar familjen në Shqipëri dhe përkohësisht jetonte vetëm në shtetin fqinj. I papunë prej kohësh dhe në vështirësi të mëdha financiare, ai zgjodhi aktin e gabuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi