Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Greqi, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar Empty Greqi, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar

Sun 28 Aug 2011 - 15:57
Policia greke ka arrestuar në mëngjesin e së dielës një 39-vjeçar shqiptar, i shumëkërkuar prej vitit 1996.Arrestimi i tij është kryer në aeroportin “Maqedonia” të Selanikut. Ndaj tij ekzistone urdhër “i kuq”ndërkombëtar arresti me akuzen për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.Organet greke nuk japin ende të dhëna për identitetin e tij për arsye hetimi. Sipas burimeve nga Drejtoria e Policisë së Selanikut, ai ka qenë dënuar me 24 vjet burg në mungesë nga Gjykata e Krimeve në Tiranë. Megjithatë ka lëvizur në vende të ndryshme të Europës në këto 15 vjet.39-vjeçari është kapur disa minuta para se të hipte në avion, kur është dyshuar se pasaporta e tij britanike dukej e falsifikuar. Policia greke nuk bën të njohur identitetin e të arrestuarit, ndërsa policia shqiptare ende nuk është vënë në dijeni.Në momentin e arrestimit ai ka qenë i vetëm, por organet greke po hetojnë për bashkëpunëtorë të mundshëm që e kanë ndihmuar të strehohet gjatë këtyre viteve.Nuk dihen ende hollësi se sa kohë ka qëndruar në Selanik dhe se ku ishte destinacioni i tij i ri.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi