Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SHBA qëllon dhe mbyt anijen “fantazmë” Empty SHBA qëllon dhe mbyt anijen “fantazmë”

Fri 6 Apr 2012 - 14:58
ALASKE- Roje Bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës qëlluan dhe mbytën një anije japoneze pa ekuipazh, që ishte shfaqur pranë brigjeve të Alaskës. Peshkarexha lëvizte e pakontrolluar, pasi ishte shkëputur nga një port, pas cunamit shkatërrimtar të marsit 2011, në Japoni. Më parë, një anije kanadeze kishte shprehur vullnetin për të tërhequr “Ryou-Un Maru” në një port, por pas disa tentativave, u pa se tërheqja e anijes 61 metra të gjatë ishte e pamundur. Vendimi për mbytjen e saj u mor pasi mjeti lundrues nuk kishte drita dhe konsiderohej si një rrezik për anijet e tjera. Ajo ishte parë duke lëvizur me një shpejtësi prej 1 kilometër në orë, në një rrip detar të lundrueshëm midis SHBA-ve dhe Kanadasë. Në 11 mars 2011, një tërmet me magnitudë 9.0 sipas shkallës rihter tronditi Japoninë, duke shkaktuar krizën më të rëndë bërthamore në kohë paqeje që prej incidentit famëkeq të Çernobilit në vitin 1986.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi