Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Izraeli bllokon anijen e nisur drejt Gazas Empty Izraeli bllokon anijen e nisur drejt Gazas

Sun 21 Oct 2012 - 9:39
Izraeli bllokon anijen e nisur drejt Gazas Estelle

Marina izraelite ndaloi një anije që transportonte ndihma humanitare drejt Rripit të Gazas në zbatim të bllokadës që ka vendosur që në vitin 2007.

Anija “Estelle” me flamur finlandez u nis nga qyteti i Napolit më 7 tetor e ngarkuar me ndihma, kryesisht ushqime dhe medikamente. 20 persona nga shtete të ndryshme është ekuipazhi i saj.

Agjencia italiane e lajmeve, Ansa duke cituar një burim nga ekuipazhi i anijes, thotë se “Estelle” u rrethua nga 6 luftë-anije të ushtrisë izraelite. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite konfirmoi ndalimin e anijes “në përputhje me ligjet ndërkombëtare”.
përputhje me të gjitha ligjet ndërkombëtare dhe direktivat e qeverisë sonë. Pas dështimit të cdo përpjekje për të ndalur anijen që të mbërrinte në Rripin e Gazas, u detyruam të ndërmerrnim operacionin në fjalë”, thuhet në një komunikatë për mediat të ushtrisë izraelite që përcakton më pas se gjatë operacioni nuk pati asnjë të lënduar. “Estelle” do të shoqërohet tashmë nga marina izraelite drejt portit të Ashdodit.

Në një operacion të ngjashëm, në maj të 2010 u vranë 9 aktivistë turq. Ngjarja pasoi me tensione diplomatike mes dy vendeve që krisën bashkëpunimin e dikurshëm.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi