Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një banor i Gazas ndërton një impiant që e kthen plastikën në karburant Empty Një banor i Gazas ndërton një impiant që e kthen plastikën në karburant

Sat 12 Apr 2014 - 20:51
Një banor i Gazas ndërton një impiant që e kthen plastikën në karburant 10155771_10202886033183306_4532422672232701209_nNjë banor i Gazas ndërton një impiant që e kthen plastikën në karburant 1779695_10202886032023277_695760628397378885_n
Një banor i Gazas ka ndërtuar një impiant të teknologjisë së lartë nga një pajisje themelore që i kthen mbetjet e plastikës në origjinën e tyre, d.m.th., karburant.

Ibrahim Sobohi, 55 vjeçar, nga kampi i refugjatëve Nusairat në qendër të Rripit të Gazës, iu deshën shtatë muaj për ta ndërtuar dhe përsosur impiantin.

Rrethimi i Izraelit në Rripin e Gazës çojë në harxhimin e shumë artikujve thelbësore, duke i shtyrë banorët e Gazas të shpikin makina të reja me pajisje themelore në përpjekje për të gjetur alternativa të mundshme për krizën e tyre ushqimore.
Një banor i Gazas ndërton një impiant që e kthen plastikën në karburant Show_image_NpAdvSinglePhoto
Soboh nuk pranoi ta bëjë të ditur sekretin e shpikjes së tij, por tha se ideja i erdhi në mendje pasi e dinte se plastika formohet nga karburanti dhe se mbetjet e plastikës, të cilat eksportoheshin në Egjipt nëpërmjet tuneleve, janë akumuluar në sasi të mëdha.

Në impiantin e tij, Sobohi shkrinë plastikën duke e ngrohur derisa ajo të bëhet avull. Avulli pastaj kondensohet në të njëjtën makinë dhe shndërrohet në karburant.

Sipas Soboh-it, çdo 1.5 kilogram plastikë e bluar jep një litër karburant. Karburanti i ri përdoret për lëvizjen e gjeneratorëve, veturave dhe makinerive tjera të cilat operojnë me vaj.

Faza tjetër për Soboh-in mbetet që të kërkojë donatorë për të ngritur një fabrikë të madhe, ashtu që të jetë në gjendje të ripërdor tonelata mbetje plastike të akumuluara në magazina të mëdha në Rripin e Gazas. Ai beson se kjo do të zgjidhë dy probleme; do të inkurajonte riciklimin e plastikës dhe do të krijonte një mënyrë për të ndihmuar rreth krizës me karburant. /ekuilibër/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi