Ja pilula e "telekomanduar” qe godet direkt tumorin!
Fri 6 Apr 2012 - 15:48
Nanokapsula e testuar me sukses përqendrohet te qelizat e sëmura dhe shmang efektet anësore.
Ka rezultuar me sukses eksperimenti i parë mbi njeriun i një pilule të telekomanduar, që dërgon ilaçet anti-tumorialë, direkt në zemrën e tumorit dhe vetëm këtu lëshon substancën aktive. Pas rezultateve të shkëlqyera mbi kafshët, nanokapsula është eksperimentuar te 17 pacientët e parë nga një grup kërkues, ku bëjnë pjesë Brigham and Women’s Hospital (Bwh), Dana-Farber Cancer Institute (Dfci), Harvard Medical School (Hms), Massachusetts Institute of Technology (Mit) dhe kompania Bind Biosciences.
Kërkimi është publikuar në revistën “Science Translational Medicine” dhe bëhet fjalë për një arritje të parë konkrete të nanomjekësisë. Kapsula "Bind-014" është eksperimentuar në 17 pacientë të trajtuar pa sukses me terapitë tradicionale dhe qeliza ka transportuar ilaçin klasik, "docetaxel", direkt në qelizat e sëmura, duke shfrytëzuar një receptor specifik të qelizave tumoriale. Kapsula rrjedh në gjak, derisa gjen qelizat tumoriale, në të cilat shkarkon ilaçin. Falë kësaj teknike, doza totale e "docetaxel" për të arritur rezultate, ulet shumë. Ilaçi përqendrohet në bazën e shënjestrës, pa shqetësuar qelizat e shëndetshme. Si rrjedhojë s’ka as efekte anësore. /ikub/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi