Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Këngëtari Sami Yusuf në Tiranë: Sa më shumë kalon mosha, bëhem më tradicional Empty Këngëtari Sami Yusuf në Tiranë: Sa më shumë kalon mosha, bëhem më tradicional

Sun 8 Apr 2012 - 3:31
Këngëtari Sami Yusuf në Tiranë: Sa më shumë kalon mosha, bëhem më tradicional Sami-YsufKëngëtari Sami Yusuf në Tiranë: Sa më shumë kalon mosha, bëhem më tradicional Sami-Ysuf-Selim-Muca
Këngëtari mysliman Sami Yusuf, i cili vjen për herë të parë në Tiranë, i ftuar për të marrë pjesë në programin kushtuar Profetit Muhamed, në një konferencë për media, u shpreh se është i kënaqur për punën që kryen në shërbim të së vërtetës së besimit dhe për ta bërë atë të njohur e të prekshëm për njerëzit.

“Është e vështirë të kesh një ide të qartë në këtë botë, por mbetet e vërteta e Zotit. Që kur isha i vogël, ulesha me më të mëdhenjtë dhe flisja për të shkuarën. Bota moderne nuk ka respekt për traditën. Njerëzit nuk kanë ndonjë qëllim të qartë se për çfarë jetojnë. Në Angli, problemi më i madh është se njerëzit nuk e dinë se për çfarë ekzistojnë! Por, ne Allahu na ka bekuar dhe kjo është arsyeja që sot jam këtu. Unë nuk mund ta shpreh me fjalë atë çfarë ndjej rreth qëllimit për të cilin jetoj”, u shpreh Yusuf, raporton noa.al.

Më tej ai shtoi se myslimanët duhet ta mbrojnë traditën, edhe të feve të tjera, ndërsa shtoi se sa më shumë që kalon mosha, bëhet akoma edhe më tradicional, ndërsa theksoi se nuk e konsideron si prapambetje të jesh tradicional.

LEXONI GJITHASHTU: Komiteti Mysliman sjell këngëtarin e famshëm Sami Yusuf në Tiranë

Pas vizitës që zhvilloi në mjediset e universitetit "Bedër", pyetjes në lidhje me përshtypjet e para për Shqipërinë dhe shqiptarët, ai iu përgjigj se, “Është një vend jashtëzakonisht i bukur, me njerëz të mirë që reflektojnë mirësi e paqe".

Kurse shtoi: "Ajo që më gëzon më tepër është fakti se tek ju ka mbetur një ndjenjë e thellë shpirtërore që nuk ka vdekur, pavarësisht periudhës komuniste, dhe kjo sipas meje buron nga tradita.”

Më vonë këngëtari u prit në takim nga kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, i cili ndodhet në vendin tonë, si i ftuar special në programin e shtatë festiv “Profeti Muhamed a.s. - Krenaria e Njerëzimit”, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, të shtunën më 7 prill në orën 11:00.

Haxhi Selim Muça shprehu kënaqësinë e veçantë për këtë takim dhe e falënderoi artistin Yusuf në emër të myslimanëve shqiptarë për pranimin e ftesës. Sipas Muçës prania e këngëtarit Yusuf është një vlerësim i madh për kulturën dhe artin në tërësi, si dhe për artin islam në veçanti.

Kreu i KMSH-së i dhuroi muzikantit si kujtim institucional, një punim artistik me simbolet e kombëtare shqiptare, si dhe një album me foto të vjetra të qyteteve të Shqipërisë.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi