Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 80% e grekëve nuk i duan emigrantët: “Fajtorë për katandisjen e Greqisë” Empty 80% e grekëve nuk i duan emigrantët: “Fajtorë për katandisjen e Greqisë”

Sun 8 Apr 2012 - 16:24
Më shumë se 80 për qind e shtetasve grekë nuk i duan emigrantët madje kërkojnë që ata të largohen nga Greqia duke i konsideruar në mënyrë paradoksale si “përgjegjës për mënyrën si është katandisur Greqia”.Të dhënat janë pjesë e rezultateve të një sondazhi që u publikua sot në mediat e Athinës, me doza të larta fyerje për atë pjesë të emigrantëve shqiptarë dhe të kombësive të tjera që janë kapur me krime të ndryshme.Nën titullin kryesor Të ikin të gjithë emigrantët”, gazeta më e madhe greke “To Vima”, i kushton pjesën kryesore të gazetës së të dielës, sondazhit të Kapa Research. “Trembin, terrorizojnë, shqetësojnë dhe janë përgjegjës për katandisjen e vendit”, nënvizon “To Vima tis Kiriakis”, gazeta më e madhe greke, në shkrimin për sondazhin që ka publikuar Kapa Research, raporton noa.al. Ky sondazh vjen vetëm pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme në Greqi ku sipas ligjit, kanë të drejtë të votojnë dhe disa qindra mijë emigrantë, ku pjesa më e madhe janë shqiptarë.

“Kjo është pamja e vlerësimit të grekëve për emigrantët, sipas institutit kërkimor Kapa Research. Mediat greke theksojnë dhe faktin se ky sondazh erdhi menjëherë pasi nisi në mbarë Greqinë operacioni famëkeq “Shkupa” që po mbledh çdo ditë me qindra emigrantë, kryesisht shqiptarë duke i riatdhesuar. Këto operacione të shëmtuara që bëheshin rëndom në vitet ’90, vijnë si një plan i qeverisë aktuale greke për të mos lejuar asnjë emigrant të paligjshëm në Greqi.

Lexoni gjithashtu: Zyrtare: Në Greqi, 2224 shqiptarë të burgosur për krime të ndryshme

Në sondazh, grekët janë përgjigjur në masën 80 për qind ose 15% më shumë se më 2009, se nuk i dëshirojnë emigrantët as të ligjshëm dhe as klandestinë. Dhe e njëjta përqindje kërkon që operacionet “Shkupa” të vazhdojnë duke zhdukur të gjithë emigrantët nga Greqia.

Nëse në vitin 2009, i njëjti institucion kërkimor, Kapa Research, siç raporton noa.al, publikoi se vetëm 19.5 për qind e grekëve dëshironin largimin e plotë të emigrantëve, sivjet, tre vite më pas, këtë e kërkojnë 48.3 për qind në sondazhin më të ri të Kapa Research.

Ndërkohë, 37.7 për qind të të pyeturve janë dakord me shprehjen: “Larg nga oborri im, kudo tjetër ku të jenë, nuk më intereson”.

Kurse pothuajse 90 për qind e grekëve besojnë se krimi i përditshëm është faj i emigrantëve.

Në masën 83.4 për qind, grekët e konsiderojnë si shumë serioze çështjen e emigrantëve klandestinë. Kurse 79.3 për qind ndjehen të rrezikuar nga dhuna e përditshme dhe krimet që ndodhin duke bërë përgjegjës për to, kryesisht emigrantët.

Sakaq, është duke shkaktuar shqetësim të madh për shumicën e qytetarëve dhe çështja e shëndetësisë, sepse 71.6 për qind e grekëve që morën pjesë në sondazh, e konsideron të nevojshme për të siguruar një certifikatë për emigrantët me qëllim që të ketë siguri për shëndetin e grekëve. Kjo do të thotë se 71.6 për qind kërkojnë që asnjë emigrant të mos jetë i punësuar nëse nuk ka një certifikatë që nuk vuan nga sëmundje ngjitëse.

Për më tepër, 54.7% e grekëve e konsiderojnë të nevojshme për të krijuar qendra paraburgimi për emigrantët.

Këto të dhëna të sondazhit të Kapa Research vijnë një ditë pasi dy emigrantë nga Pakistani vdiqën tragjikisht në shinat e trenit, ndërsa u përpoqën të shpëtojnë një \ift të moshuarish grekë të cilët nuk u lënduan. n.s/e.t/noa.al
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

 80% e grekëve nuk i duan emigrantët: “Fajtorë për katandisjen e Greqisë” Empty Re: 80% e grekëve nuk i duan emigrantët: “Fajtorë për katandisjen e Greqisë”

Mon 9 Apr 2012 - 8:00
Popull me rracist se Greket zor se ka ne te gjithe Globin ?????
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 80% e grekëve nuk i duan emigrantët: “Fajtorë për katandisjen e Greqisë” Empty Re: 80% e grekëve nuk i duan emigrantët: “Fajtorë për katandisjen e Greqisë”

Mon 9 Apr 2012 - 16:00
Tironci shkruajti:Popull me rracist se Greket zor se ka ne te gjithe Globin ?????

Aman se ne po kemi racizem me njeri tjetrin e jo me te huajt qe jetojme ne tokat e tyre,punojme ne punet e tyre edhe hame buken e tyre...Une jetoj ne Gr edhe kete qe thua me siper seriozisht se kam pare...ose per te then me mire e kam pare ne disa raste te konkretizuara e situata te ndryshme por jo nga gjithesia e Gr ...Mos flisni sipas asaj qe degjoni nga te tjeret pa e njohur e pa mesuar per nje popull ju vete qe te nxirrni mendime te bazuara nga ato qe keni pare e mesuar jo nga te thenat e te tjereve se shume diference kane...

Lese do kuptohem prap nga shume qe po mundohem te mbroj Gr prap duke komentuar ketu edhe pse pak me intereson tashe,ketu ka plot anetare qe jetojne e punojne ne gr e mund te flasin gjithashtu e ata te lexojme mendimet e tye..Edhe dicka ...mos mundohemi ti pergjithesojme gjerat per shkak se kemi pasur nje apo dy keqkuptime,mosmarreveshje me dy tre individe per arsyet tona edhe keshtu ju veme etiken te gjitheve se jane njesoj..Asnjeri gisht seshte i njejte me njeri tjetrin keshtu as ne sjemi te njejte e as ata...
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

 80% e grekëve nuk i duan emigrantët: “Fajtorë për katandisjen e Greqisë” Empty Re: 80% e grekëve nuk i duan emigrantët: “Fajtorë për katandisjen e Greqisë”

Mon 9 Apr 2012 - 20:54
o rracizmi na ka myt ne mes njoni tjetrit,lene mo nese esht shtet me shtet...
pastaj me krizen qe ka greqi,ska pun per atdhetaret e tyre,e lene me emigrantet...
te njejtin gje do beshim edhe ne...
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

 80% e grekëve nuk i duan emigrantët: “Fajtorë për katandisjen e Greqisë” Empty Re: 80% e grekëve nuk i duan emigrantët: “Fajtorë për katandisjen e Greqisë”

Mon 9 Apr 2012 - 21:27
e kane ne terezi kta mua 12 me rri sahati
Arian
Arian
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2612
<b>Hobi</b> Hobi : Topi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne fole te djallit!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

 80% e grekëve nuk i duan emigrantët: “Fajtorë për katandisjen e Greqisë” Empty Re: 80% e grekëve nuk i duan emigrantët: “Fajtorë për katandisjen e Greqisë”

Mon 9 Apr 2012 - 22:18
E nga ai 80%, jane 99% qe nuk i duan shqiptarët!
Sponsored content

 80% e grekëve nuk i duan emigrantët: “Fajtorë për katandisjen e Greqisë” Empty Re: 80% e grekëve nuk i duan emigrantët: “Fajtorë për katandisjen e Greqisë”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi