Lihet në harresë, shpella e Trenit në Devoll
Sun 8 Apr 2012 - 23:18
Shpella e Trenit në Devoll të Shqipërisë, një vlerë e trashëgimisë historike në rajonin juglindor duket e lënë në harresë nga vizitorët dhe turistët por edhe nga shteti.
Shpella është e hapur dhe pa roje gjë e cila lejon hyrjen e lirë, ndërsa mungon sinjalistika orientuese. Mungesa e një guide turistike, pjesë e të cilës të jenë të gjitha sitet arkeologjike apo monumentet e kulturës së qarkut të Korçës ka bërë që një pjesë e mirë e tyre të lihet në harresë nga vizitorët.
Shpella e Trenit, përfaqësuese e artit shkëmbor në territorin e Shqipërisë është një prej elementeve që bart në vetvete një masë të madhe vlerash arkeologjike, por ngjan thuajse e lënë në mëshirë të fatit.
Shpella, e cila është një dëshmi e popullsisë autoktone sipas specialistëve do të ishte një atraksion turistik për turistët vendas dhe të huaj.
Shpella e Trenit ndodhet në pjesën perëndimore të liqenit të Prespës së Vogël dhe daton nga viti 6000 p.e.s. Shpella është studiuar për vlerat e saj historike dhe natyrore. Ajo daton nga periudha e neolitit te vone e deri ne mesjete. Në shpellën e Trenit është gjetur një larmi objektesh si piktura por edhe punimet qeramike të cilat janë një vlerë dhe dëshmi e vërtetë e banimit të hershëm të saj.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi