Berisha në Devoll, akuza Ramës
Wed 19 Jun 2013 - 13:02
Kryeministri Sali Berisha në mitingun përmbyllës të kësaj fushate në Devoll theksoi se qytetarët duhet të votojnë për Partinë Demokratike, e cila ofron rritje pagash, pensionesh, rritje të standardeve të jetesës, ndërtim rrugësh dhe investime në infrastrukturë.
"Ju ftoj të votoni në 23 qershor për Partinë Demokratike, për numrin 24 që ofron trefishim të granteve për fermerët, mbrojtje të prodhimit vendas dhe zhvillim të vendit. Alternativa tjetër ka si synim krijimin e monopoleve mbi produktet bazë dhe shkatërrimin e prodhimit shqiptar", tha Berisha.
Kryeministri akuzoi sërish Ramën kur tha se "ai nuk e përmend kurrë kaskadën e Devollit, sepse do të krijojë komision të jashtëzakonshëm për të shqyrtuar cdo konsesion".
Inaugurohet segmenti Miras-Bilisht
Në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Miras-Bilisht, Kryeministri Sali Berisha ftoi banorët e kësaj zone që të votojnë për Partinë Demokratike, pasi kjo alternativë mbështet prodhimet e fermerëve shqiptarë.
Berisha sulmoi kryetarin e PS-së Edi Rama, se me propozimin e tij për heqjen e TVSH-së për produktet bazë do të dëmtojë prodhimin vendas dhe do t'u japë monopolin e këtyre produkteve, atyre që Kryeministri shpesh i quan 'miliarderët e PS'.
"Asnjë vend nuk mund të ketë ekonomi të qëndrueshme pa prodhim. Prodhimi është alfa dhe omega e zhvillimit dhe suksesit ekonomik. Ftoj fermerët e Devollit dhe mbarë Shqipërisë që të zgjedhin mes alternativës se punësimit, rritjes së pagave dhe pensioneve, shtimit të fuqisë blerëse, integrimit, zhvillimit të infrastrukturës dhe alternativës së bllokimit, shpifjes dhe dëmtimit të prodhimeve shqiptare", tha Berisha.
Nisin punimet për nënstacionin e Zëmblakut
Në vazhdën e përurimeve të kësaj fushate, Kryeministri Sali Berisha ishte sot në nisjen e punimeve të ndërtimit të nënstacionit të Zëmblakut.
"Kjo është një ngjarje e një rëndësie të madhe për sistemin energjitik. Ne shpresojmë të ndërtohet së shpejti lidhja e re me Maqedoninë", tha Berisha.
Sipas tij raporti i fundit i Bankës Botërore, konfirmoi se ekonomia shqiptare i mbijetoi krizës.
/Top Channel

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|