- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Rama-Berisha, akuza të forta në Kuvend
Thu 20 Feb 2014 - 21:35
Me 76 vota maxhoranca shkarkoi kreun e Institutit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Zana Xhuka. Në votimin që opozita nuk mori pjesë pasi u largua për shkak të protestës së paralajmëruar prej saj, në krye të inspektoriatit të deklarimit të pasurive u votua Shkëlqim Ganaj, kandidati rival i Xhukës një vit më parë, por që nuk ishte hedhur për votim.
Sali Berisha: Po dëgjo zoti çintegrim, se ke edhe emrin e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, çdo ditë e më shumë e më shumë fakton se ti je parti e dizintegrimit përderisa pranon gjëra të tilla. Ju vërtet sakrifikoni Zana Xhukën për pallatin e bashkëkryetarit.
Ilir Meta: Kjo kandidaturë është propozuar në kundërshtim me ligjin dhe këtë ua kam thënë edhe kur kam qenë në koalicion me ju dhe nuk kam votuar për këtë kandidaturë meqënëse më bëtë akuza edhe mua.
Deri në votimin e kryeinspektorit të ri, salla e Kuvendit u përfshi nga debate dhe tensione.
Sërish ish-kryeministri Berisha është bërë protagonist në foltoren e Kuvendit me deklarime dhe akuza për kundërshtarët politikë, kreu i qeverisë, Rama tha se në një vend ku drejtësia do të ishte e pavarur eksponentët e opozitës do të ishin përpara saj.
Sali Berisha: Të lexohet letra që Rama i ka bërë Zana Xhukës kur ajo i ka kërkuar sqarime për pasuritë, ka thërritur Linda Bashën.
Ilir Meta: Po ç’lidhje ka kjo me seancën?
Sali Berisha: E keni shndërruar shtetin në një klub të fëlliqur, s’dini ç’bëni.
Edi Rama: Ju vazhdoni të kontrolloni pushtetin gjasmë të pavarur të drejtësisë me instrumentat e politikës tuaj të bashkëfajësisë me ata që keni vendosur atje si gurë shahu të cilëve u keni marrë garancinë se nuk do t’u prekin në gjithë ato vite dhe ndërkohë u keni lënë fushë të lirë për të bërë cfarë të duan me njerëzit e thjeshtë. Ka ardhur koha që duke filluar që nga 21 Janari, që ju e keni përzemër ta përmendni të biem dakort që një prokuror i pavarur i huaj të vijë të drejtojë hetimin e çështjes.
Por dita e 20 shkurtit, rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha nuk doli jashtë replikave të palëve.
Sali Berisha: Ti je shndërruar në personazh të ngratë kur rrije tek muri i muzeut, ishe gazi i dheut para të gjithë punonjësve të Muzeut Kombëtar me shpresën se do të cojë në tokë një lule, një trëndafil apo karafil aty ku doje ti.
Edi Rama: Se kush rrinte mbrapa mureve nuk e di, di kush rrinte si gjynah në majë të varkës. Fizikisht këtu ka vetëm një vullnetar të Enverit dhe nuk është në këtë krah, (majtas) por është në këtë krah (djathtas) dhe sapo erdhi.
Ridvan Bode: Merri mbrapsht! Mbaji për vetë dhe ndaji këta që ke dalë nga gjirizat e bllokut.
Edi Rama: Që ke qenë vullnetar i Enverit ke qenë.
Sali Berisha: Me Enver Hoxhën të lidhin ty firmat për varje në sheshet e Tiranës, në sheshet e qyteteve të Shqipërisë dhe ekzekutim të njerëzve të pafajshëm nga babai yt.
Edi Rama: Këtë e dëshmon e shoqja e një udhëheqësi të lartë komunist. Vdiq i shoqi, gruaja e shkretë e kujton sot e gjithë ditën; s’dija ç’të bëja? Të ngushëlloja burrin apo të ngushëlloja Saliun? Se më iku burri dhe Saliu qante më shumë se ne të gjithë.
Shkëlqim Ganaj, ish-prokuror përgjatë vitit të fundit ka qenë inspektor në ILDKP, institucion që prej disa muajsh ishte i përfshirë në krizë, ku shumica e punonjësve kundërshtuan drejtuesen Xhuka, të cilën e akuzuan se nuk kreu kontrollin e detyruar nga ligji të deklarimit të pasurive të zyrtarëve të lartë, duke e bërë institucionin inekzistent.
/ Top Channel
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Rama-Berisha, akuza të forta në Kuvend
Thu 20 Feb 2014 - 21:37
Ndersa ketu nuk po e kuptoj kete qeverine tone!!!
Eshte qeveri SHQIPTARE apo qeveri GOMARE?!
Bejne gjithe kete debat por pa asnje lidhje per hallet e vendit!!!
Eshte qeveri SHQIPTARE apo qeveri GOMARE?!
Bejne gjithe kete debat por pa asnje lidhje per hallet e vendit!!!
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Rama-Berisha, akuza të forta në Kuvend
Fri 21 Feb 2014 - 9:45
Sdo kete Asnjeher qetesi vendi jone, po nuk futen brenda sali bastardin.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi