Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Majmuni dhe delfini Empty Majmuni dhe delfini

Mon 9 Apr 2012 - 1:55
Majmuni dhe delfini MajmuniMarinarët e vjetër e kishin zakon të merrnin në udhëtime të gjata qenushë maltzezë apo majmunë për t’u argëtuar. Kështu, një herë, njëri prej tyre kishte marrë një majmun për ta shoqëruar gjatë një udhëtimi.
Gjatë lundrimit anija u kap befas mes një shtrëngate të fuqishme afër bregut të Suniumit, në gadishullin e famshëm të Atikës. Anija u përmbys dhe marinarët filluan të notonin drejt bregut në përpjekje për të shpëtuar jetën.
Një delfin pa majmunin tek përpiqej me mish e me shpirt të qëndronte sipër ujit dhe, duke e marrë për njeri (dihet që delfinët i trajtojnë miqësisht njerëzit), iu afrua ta ndihmonte dhe e mbajti mbi kurrizin e vet për ta nxjerrë në breg. Pikërisht kur ndodheshin përballë Pireut, gjirit të Athinës, delfini e pyeti majmunin nëse ishte athinas.
- Po, - ia ktheu majmuni. - Sigurisht. Rrjedh nga një prej familjeve më të njohura.
- Atëherë, me siguri e njeh Pireun, - i tha delfini.
- Oh, po, - iu përgjigj majmuni, i cili e mori Pireun për ndonjë qytetar të njohur. - Është njëri prej miqve të mi më të ngushtë.
I xhindosur nga kjo gënjeshtër kaq e trashë, delfini u zhyt në fund të ujit dhe e la majmunin gënjeshtar në fatin e vet.
Kjo fabul tregon se një gënjeshtër të çon tek një tjetër, e cila, më në fund, vulos rrënimin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi