Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Avokati i djallit: Edhe shejtanët janë njerëz! Empty Avokati i djallit: Edhe shejtanët janë njerëz!

Mon 9 Apr 2012 - 1:58
Avokati i djallit: Edhe shejtanët janë njerëz! F.0407221253409_m
Ai mbrojti terroristë, diktatorë e fashistë, nazistin Klaus Barbie, ish-diktatorin serb Slobodan Milosevic dhe terroristin Carlos. Për këtë shkak avokatin Jacques Verges e quajnë "avokati i djallit". Ndër miqtë e tij ishin edhe Mao Cedung, Pol Pot dhe Che Guevara.

Kur e pyetën se pse ka mbrojtur disa nga kriminelët më të mëdhenj të shekullit XX, Verges me gjakftohtësi është përgjigjur:

“Sepse më kanë interesuar. Sigmund Freud njëherë ka thënë: Për të kuptuar dhe mundur dikë, ju duhet ta dini kush është ai person. Mediat janë të prira për të ndezur imagjinatën e publikut, duke krijuar përshtypjen se këta kriminelë janë monstrumë. Por kjo nuk është e vërtetë. Hebraiku Primo Levi ka shkruar se zyrat e kampeve të përqendrimit nuk ishin të mbushura me monstrumë. Ata ishin vetëm njerëz të zakonshëm. Barbie, për shembull, ishte një besimtar katolik. Unë kam dashur ta kuptoj se si një person i tillë mund të bëhej nazist”, ka thënë Verges në një intervistë për revistën vjeneze "Profil".

Ai kujton se gjyqi u zhvillua 45 vjet pas Luftës së Dytë Botërore.

“Barbien e kam përjetuar si një reaksionar francez. Nuk ka marrë pjesë në planifikimin e kampeve të përqendrimit, as nuk ka urdhëruar likuidime masive. Unë nuk dua të justifikoj krimet e tij. Por, në atë kohë, si kreu i Gestapos në Francë ishte thjesht një oficer, i cili në vendin e okupuar ka merr urdhra dhe kryen detyrën e vet. Atë çfarë ka bërë ai në Francë, të njëjtën njëkohësisht e ka bërë edhe një ushtar francez në Algjeri. As metodat në Guantanamo sot nuk janë të ndryshme.

Gjatë kohës së sundimit të Samphanos kanë rënë të paktën dy milionë njerëz dhe pamëshirshëm janë vrarë qindra e mijëra kamboxhianë.

Mirëpo Verges thotë së “ai (Samphano) është pafajshëm”.

“Ai asgjë nuk ka ditur për vrasjet masive. Perëndimi e sheh atë si një lider ushtarak, por ai nuk ishte. Ai ishte intelektual më i madh se Pol Poti, dhe si president nuk kishte të bënte me politikën e shtresave vartëse... Përveç kësaj, amerikanët kanë hedhur në Kamboxhia tri herë më shumë bomba sesa në Japoni. Ata sulmuan vendin para ardhjes së Kmerëve të kuq. Intelektuali amerikan Noam Chomsky ka thënë se para gjyqit duhet nxjerrë ministrin e amerikan të Punëve të Jashtme Henry Kissinger. Njerëz vdiqën nga uria dhe nga bllokada që vendosën Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Pavarësisht sa tashmë është 87 vjeç, Verges aktualisht është avokat mbrojtës i Khieu Samphan, ish-udhëheqës i ultra majtistëve Kmerët e Kuq, me të cilin e lidhë edhe miqësia e gjatë, dhe i cili si president i Kamboxhias (atëherë Republikës komuniste të Kampuçias) është akuzuar nga gjykata e OKB-së në Pnom Pen për gjenocidin ndaj populli të tij.

Verges thotë se paraja kurrë nuk ka qenë më e rëndësishmja dhe se duke mbrojtur terroristin Carlos ka dashur ta kuptojë se me kë ka të bëjë. Ai thotë se nuk ka iluzione se gjyqi gjithmonë e zbulon të vërtetën.

“Këtu edhe bëhet gabimi. Përpara gjykatësit nga i akuzuari zakonisht kërkohet të përgjigjet me 'po' ose 'jo', por kjo nuk është mënyra që të arrihet te e vërteta. Për këtë shkak gjykatësit shpesh herë nuk mund të kryejnë detyrën si duhet dhe marrin vendime të gabuara. Rasti i Saddam Husseinit më së miri e ilustron këtë. E vërteta që ka mundur të dalë nga ky gjykim është fakti se Perëndimi e ka provokuar luftën kundër Irakut. Armë për shkatërrim masiv nuk kishte. Ajo ishte gënjeshtër. Pjesë e së vërtetës do të ishte edhe sikur SHBA të kishin pasur raporte më të afërta me Sadamin në dekadat e mëparshme.

Duke arsyetuar punën që bën Verges thotë se ky është pasioni i tij.

"Çdo proces i mirë i ngjanë dramës së Shekspirit. Unë jam dramaturg, e luaj Shekspirin”, thotë ai. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi