Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

 Rreth 800 milion njerëz në mbarë botën nuk janë të aftë të shkruajnë as një tekst te thjeshtë Empty Rreth 800 milion njerëz në mbarë botën nuk janë të aftë të shkruajnë as një tekst te thjeshtë

Fri 22 Apr 2011 - 20:39
E di që duket e pabesueshme, por statistikat më të fundit fatkeqesisht vërtetojnë atë ç’ka askush prej nesh nuk do të dëshironte të dëgjonte kurrë. Është një e vërtetë e cila jeton midis nesh, dhe nëse nuk reagojmë përballë këtij problemi kaq serioz, rrezikojmë që së shpejti ta shndërrojmë në trashëgimtarin tonë nr 1. Për të mos lënë në harresë këtë temë kaq delikate, UNESCO me iniciativë vetjake në 8 Prll 1965 vendosi që kjo ditë e shënuar të njihet ndërkombëtarisht si Dita e Eliminimit të Analfabetizmit. Para shekullit të XV analfabetizmi jo vetëm ishte i pranishëm por mbretëronte pothuajse kudo. Përkthimi i Biblës në shumë gjuhë të huaja influencoi pozitivisht në reduktimn e penguesit të botës së dijeve. Në vazhdim Lëvizjet e ndryshme politike si Revolucioni i Francës etj, kontribuan në reduktimin e mëtejshëm të analfabetizmit. Gjithësesi, eliminimi total i analfabetizmit nuk është arritur ende, përkundrazi dy luftërat botërore gjatë shekullit të XX e përforcuan më shumë ngritjen graduale të shifrave alarmate të personave analfabetë. Ishte pikërisht periudha kur njerëzit nuk ishin të sigurtë nëse do të jetonin të nesërmen, dhe jo më t’i kushtonin rëndësi leximit. Në vitin 1957 OHE botoi të dhënat e para zyrtare në lidhje me situatën e atëherëshme të arsimit, në bazë të të cilave rezultoi se 44% e popullsisë ishte analfabete. Shifër goxha e lartë por që me kalimin e viteve jo vetëm ulej por deri diku fillonte dhe te normalizohej. Krahas analfabetizmit në kuptimin klasik të fjalës, ekziston dhe ai dixhital, që do të thotë se sot një pjesë e madhe e popullsisë, nuk njeh përdorimin e mjeteve dixhitale. Sigurisht, që në këtë pikë nuk flasim për njohje profesionale, por për ato bazë. Prania e kompjuterave në jetën tonë, ka filluar të ketë rol parësor, pasi nëpërmjet të cilit arrijmë të seleksionojmë një serë informacionesh të ndryshme, pra përveç kënaqësisë shoqërore, kompjuteri është shndërruar në një instrument të vlefshëm profesional. Imagjinoni që miliona njerëz në mbarë botën punojnë vetëm nëpërmjet kompjuterit, për të mos përmendur bizneset e ndryshme dhe reklamimin total që realizohet online. Sikur të gjithë t’i kushtonim pak më shumë rëndësi problemit të analfabetizmit, është e sigurtë që do të shikonim më pak njerëz të varfër të “zhytur në detin e paditurisë”. Fatkeqesisht, në Shqipëri kemi më shumë analfabetë nga ç’mendojmë, pasi dhe ata që gjasme shkuan në shkollë, me vështirësi të madhe shkruajnë dhe emrin e vet. Pavarësisht se në vetvete mendojnë se janë “docenta”. Niveli i ulët i mësimdhënies në Shqipëri është vërtetuar më së miri me nxënësit shqiptarë që vendosën të studiojnë jashtë shtetit. Atje ku kanë shkuar kanë bërë një përpjekje kolosale për të arritur në nivelin e duhur. Mos të harrojmë që në Universitetet shqiptare vetëm 10% e pedagogëve kanë mbrojtur doktoraturën, ndërsa të gjithë të tjerët janë thjesht me të lartën…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi