Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Presidentët eksperimentalë shqiptarë Empty Presidentët eksperimentalë shqiptarë

Mon 9 Apr 2012 - 16:35
Eni Bitraku

A kanë qenë presidentët tanë eksperimentalë? A janë eksperimentuar 4 provëza? Provëza krejtësisht të krahasueshme dhe “gërshërë-prerëse”. Në të gjitha rastet asnjë qëndrim unik dhe i përbashkët. Pozicioni i tyre kushtetues sikur do mbronin para gjithë botës “doktoraturën në OKB”. Në historinë tonë pluraliste kemi katër shembuj se si janë zgjedhur presidentët; Berisha nga mazhoranca, Mejdani nuk e di as vetë si erdhi dhe iku, Moisiu konsensual dhe Bamir Topi me shumicën e Kuvendit.

Eksperimenti i radhës është ‘Presidenti sipas Kushtetutës’. Kësaj epruvete thjeshtë po i mbushin pigmente të ndryshme në formë kriteresh. Fjala bie, kërkohen kandidatë nga shoqëria civile, me duar të pastra, përfaqësues dhe në proces konsultimi gjithëpërfshirës. Mundësisht edhe femër për të thyer tabunë apo shkrimtar me emër. Palët politike në këtë rast duhet të marrin parasysh se epruveta që duan të mbushin është e tëra bosh dhe nuk ka material biologjik mbi të cilin mund të eksperimentohet.

Të gjitha këto standarde të huazuara keq, duhet të zëvendësohen me një standard shqiptar. Figura e lartë e shtetit përfaqëson shqiptarët dhe jo laboratorin e politikës. Presidenti duhet zgjedhur drejtëpërdrejtë nga populli dhe ky është standardi shqiptar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi