Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ish presidentët mbështesin Topin Empty Ish presidentët mbështesin Topin

Sat 29 Jan 2011 - 0:11
Ish presidentët mbështesin Topin Topi-mojsiu-mejdani
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot dy ish-presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, me të cilët zhvilloi një bisedë të përqendruar në situatën politike të krijuar.
Ata kanë folur gjithashtu për rolin e kryetarit të shtetit, në respekt dhe zbatim të Kushtetutës, për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe efikase të mosmarrëveshjeve politike dhe nxjerrjes së vendit nga gjendja e patolerueshme e hendekut politik mes palëve, përshkallëzimit të gjuhës së urrejtjes edhe në drejtim të institucioneve të larta kushtetuese e të pavarura të vendit.

Nga ana e tyre, dy ish-Presidentët vlerësuan lart rolin moderator dhe të ekuilibruar të Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe apelet e vazhdueshme të tij për partitë politike, ku bëhet thirrje për vendosjen e dialogut politik, konstruktiv, thelbësor në shërbim të interesave të vendit dhe të qytetarëve të tij si garant i Kushtetutës dhe i unitetit të popullit.

Zoti Meidani dhe zoti Moisiu u shprehën se mbështesin fort rolin e Kryetarit të Shtetit duke nëvizuar rëndësinë e institucioneve të pavarura, theksuan nevojën urgjente për rikthim në normalitetin politik institucional si dhe që politika dhe udhëheqësit politike duhet të ndalin menjëherë çdo sulm ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese. Njëkohësisht u vu në dukje domosdoshmëria për t’u lënë hapësirën dhe kohën e nevojshme organeve të specializuar ligjore që të zhvillojnë një hetim tërësor, profesional, transparent e të paanshëm.

Pasi u dënua dhuna e ngjarjeve të 21 janarit dhe sulmet verbale kundër institucioneve, rendit publik dhe vetë jetës së qytetarëve, në takim u theksua nevoja jetike e shtyrjes apo anulimit të çfarëdolloj tubimi masiv publik që mund të shkaktojë ngjarje të padëshirura, e ruajtjes së gjakftohtësisë dhe komunikimeve me tone të qeta, të maturuara dhe mendimet vizionare në frymën e Kushtetutës së Shqipërisë – që do të ishin hapat e parë konkretë në kërkim të zgjidhjes së drejtë për të dalë nga kjo gjendje, e cila cënon demokracinë në vend dhe dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë në botë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi