Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Punësimi në zonat rurale, gjermanët mbështesin artizanatin Empty Punësimi në zonat rurale, gjermanët mbështesin artizanatin

Tue 29 Jan 2013 - 2:43
Punësimi në zonat rurale, gjermanët mbështesin artizanatin HPIM4630
Asistencë teknike dhe financiare për çeljen e bizneseve
Ornela Manjani

-Punësimi në zonat rurale dhe mbështetja e artizanatit me motive tradicionale shqiptare do të jenë në qendër të një projekti që do të financohet nga GIZ, Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar. Projekti që është konceptuar, jo vetëm për të asistuar artizanët në ngritjen e një biznesi, por edhe në rritjen e vetëpunësimit dhe zhvillimit të traditës shqiptare do të mbështet edhe nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe do të zhvillohet nga Bashkia e Korçës. Përmes një njoftimi për mediat mësohet edhe mënyra e thithjes së fondeve nga artizanat. Qëllimi i Konkursit të 1-rë Kombëtar të Suvenirëve është të rrisë tërheqjen e bizneseve dhe tregtueshmërinë e suvenirëve. Konkursi kombëtar i kompozimit të suvenirëve është i hapur për çdo të interesuar mbi 18 vjeç,si studentë të ciklit të lartë në universitete, të programeve pasuniversitare dhe profesionistë në çdo fushë, që lidhet me industritë kreative. Aktualisht ka nisur faza e parë e aplikimit e cila para shikohet të mbyllet në fund të Janarit. Punimet do të vlerësohen nga një grup specialistësh të cilët më pas do të japin edhe vlerësimin për renditjen e projekteve. GIC do të mbështesë financiarisht jo vetëm realizonin e projekteve por edhe do të asistojë edhe ngritjen e biznesit për fituesit e projektit. Financimi do të jetë i kësaj nisme dot ë jetë fillimisht për tre artizanë në bazë të projekteve që do të paraqiten. Projekti që do të rendimet më i miri do të financohet me 3. 5 milionë lekë , një tjetër projekt do të përfitojë 2 milionë lekë dhe një projekt tjetër me 1.25 milionë lekë. Koordinatorja e programit Julia Sinanaj, bën të ditur se ky projekt ka tre qëllime kryesore, të nxisë prodhimin e suvenireve, , të rritet vetëpunësimi kryesisht në zonat rurale dhe këto pune të nxjerrin në pah identitetin kombëtar. Ndërsa në lidhje me mënyrën e financimit Sinanaj bën të ditur se fillimisht do të mbështes tre punimet më të mira që do të vlerësohen pasi një grup ekspertësh të jenë njohur me projekt idenë. Ndërkohë në një fazë të mëvonshme pritet edhe rritja e financimeve për të sektor. Gjithashtu në projekt është parashikuar që të kryhen edhe trajnime për punonjësit e artizanatit të cilat nisin nga leksionet për historinë dhe kulturën shqiptare dhe deri tek teknikat e fundit të punimit të suvenireve. Deri tani në vendin tonë pjesa më e madhe e suvenireve që tregtohen janë marrja importi dhe investimet në këtë sektor pritet të rrisnin prodhimin vendas dhe kryesisht ato me motive tradicionale shqiptare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi