Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të përballemi qytetarisht me krimin Empty Të përballemi qytetarisht me krimin

Mon 9 Apr 2012 - 16:38
Gëzim Tushi



Kohët e fundit janë intensifikuar rastet e veprimeve kriminale në Shqipëri, madje në përmasa alarmante dhe me një diapazon shqetësues dhe tipologji të frikshme. Ndërkaq nuk ka dyshim, që duke parë situatën e reagimeve ambiguide dhe timide kundër tij, të duket se jemi në rrugë qytetarisht të gabuar, që tregon se gradualisht shoqëria jonë, për fat të keq, në vend të reagimit të fortë duket se ka filluar të mësohet, të adoptohet fatalisht me këtë zgjerim të situatës kriminale në Shqipëri. Madje, edhe kur intensiteti i krimit është në rritje, siç ka ndodhur ditët e fundit, reagimet qytetare kundër tij jo vetëm nuk janë në nivelin adekuat të kërkuar, por më shumë janë timide dhe “tolerante”, sa që të duket se është duke u instaluar mendimi naiv se krimi dhe kriminelët janë pjesë përbërëse dhe ingredientë socialë të natyrshëm të qytetërimit modern. A është normale kjo situatë sociale dhe kjo amplitudë perceptimi për krimin në Shqipëri ? Natyrisht që jo. A duhet lejuar perceptimi i deformuar për krimin dhe kriminelët ? A duhet pranuar ideja e deformuar sociale, sipas së cilës shkaqet e shtimit të krimit dhe zgjerimi i klimës së kriminalitetit, është e lidhur me faktin që demokracia shqiptare solli në të njëjtën kohë edhe ëlirimin e “njeriut kriminel” ?

Padyshim është shumë pozitiv dhe nuk duhet mohuar fakti, që shoqëria shqiptare në tërësi dhe individi veçanërisht në këto dy dekada të jetës në liri patën mundësi të siguronin atë status social, që filozofët e Frankfurtit Adorno dhe Horkheimer e quajnë si prezencë të kushteve të duhura për të realizuar një “çlirim kulturor të përgjithshëm”. Por gjërat që po ndodhin dhe zhvillimi jo normal i situatave sociale në Shqipëri, duhen parë dhe vlerësuar në kompleks. Sepse ndërkaq kjo arritje e madhe sociale e demokracisë shqiptare ka filluar individualisht të shpërdorohet nga njerëz të veçantë që janë eksentrikë, asocialë pse jo edhe kriminelë të vërtetë. Për pasojë nuk mund të jemi aq naivë, sa që të mos vështrojmë thelbësisht realitetin e vërtetë dhe të mos vlerësojmë si duhet shkaqet personale dhe sociale të krimit në Shqipëri, të mos evidentojmë në të njëjtën kohë atë të vërtetë, që jo vetëm duket qartë, por dhe që krimi dhe kriminelët janë bërë tejet shqetësues për shoqërinë tonë. Sepse për fat të keq, kjo gjë e mirë që e solli liria në shoqërinë tonë, gjithnjë e më shumë po shoqërohet me shtimin e rrezikut social, që vjen nga thellimi tek shumë njerëz i idesë së gabuar për lirinë si “çlirim individual” i pakontrolluara, i shoqëruar subjektivisht me procesin e “çarjes së brendshme” të personalitetit, zgjerimin e procesit të tjetërsimit social të individit eksentrik dhe kriminal.

Akoma më keq, në disa raste duket se në shoqërinë tonë është duke u krijuar ideja, sikur me këto sjellje asociale dhe niveli i lartë të kriminalitetit në shoqërinë tonë, janë pasoja me natyrë fatale që ndikojnë që individi në vend të bëhet më i kulturuar, me natyrë sociale, i vetëpërmbajtur në instikte, i disiplinuar sjelljen individuale, i udhëhequr në jetën personale nga arsyet morale dhe kërkesat e përbashkëta determinuese të qytetërimit, duket se po bëhet më i hallakatur me veten, më i vrazhdë e brutal me të “tjerët” me të cilët jeton në shoqëri.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi