Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tri rregulla të arta për takimet, miqësinë dhe seksin Empty Tri rregulla të arta për takimet, miqësinë dhe seksin

Tue 10 Apr 2012 - 1:37
Dr. Adem HarxhiRregulli i parë: Të jeni miq, të jeni të ndershëm dhe të silleni mirë me njëri-tjetrin. Trajtojeni shokun si të barabartë me veten.Ju nuk dëshironi të prisheni me shokët dhe shoqet e mira, që janë të ndershëm, të kujdesshëm dhe të ndjeshëm. Nuk ka arsye, që brenda marrëdhënies, djemtë të kenë më shumë të drejta nga vajzat. Kjo vlen për të gjitha aspektet e marrëdhënies, përfshi edhe marrëdhënien seksuale. Kur ju e trajtoni njëri-tjetrin si të barabartë, takimet tuaja do të jenë më të gëzuara, madje, edhe seksi (në qoftë se bëni), do t’u japë më shumë kënaqësi. Kjo është shumë e thjeshtë për ta kuptuar.

Nuk ka arsye që djemtë të jenë të gjithëfuqishëm në një marrëdhënie. Pse iniciativa duhet të jetë gjithnjë privilegj i djemve? Pse vetëm ata duhet t’u telefonojnë vajzave dhe t’i marrin ato në takime? Pse vetëm djemtë duhet të paguajnë në çdo takim? A nuk do të ishte më mirë që gjërat të ishin më spontane dhe me më shumë dëshirë?

Kur djali e kërkon vajzën në takim dhe çdo shpenzim e paguan ai, kjo parapërgatit skenën ku do të luhet seksi, që ai e ka parashikuar për këtë takim. Pikëpamja e vjetruar, se djemtë duhet ta fillojnë takimin, bën që takimi të mos jetë një aventurë krijuese e veçantë. Marrëdhënia është më e balancuar, kur vajzat ndjehen të lira, që ashtu si edhe djemtë, të kërkojnë një takim, veçanërisht, kur djali është “pakëz i ndrojtur”.



Rregulli i dytë: Mos u bëni zotërues në takim

Disa prej jush kanë një dashnore ose dashnor, për të cilin kujdesen dhe e duan. Dashuria është gjë e mirë, por kjo nuk do të thotë se dy adoleshentë do të qëndrojnë bashkë për gjithmonë. Prishja e marrëdhënies që ka zgjatur për një periudhë kohe të caktuar, është gjë e zakonshme për adoleshentët.

Disa nga ju preferojnë të kenë një dashnore, ose një dashnor dhe me këtë zgjedhje ndjehen të kënaqur. Por, nuk do ishte mirë që njeri nga ju, pas disa viteve, të pendohej që nuk kishte takuar edhe shokë të tjerë seksi. Adoleshentëve u pëlqen të eksperimentojnë dhe ata provojnë me disa dashnorë dhe dashnore. Kjo është e vërtetë dhe kjo është e drejta e juaj. Por ju, nuk duhet të bini në dashuri me çdo person me të cilin takoheni. Po u “zuri qymyri” me të gjithë ata që takoni, ju do të lëndoheni shumë herë emocionalisht.

Shumicën e energjive ju ua kushtoni marrëdhënies dhe më pak vetes. Kjo bëhet më e rëndë, për atë që kërkon të diktojë marrëdhënien. Ai që kërkon të diktojë në marrëdhënie, nuk përqendrohet dot tek vetia. Ai përqendrohet më shumë në kërkesat e shokut, ose të shoqes. A nuk do të ishte më mirë të kënaqni veten dhe të përqendroheni në rritjen e personalitetit tuaj?

Nuk është e këshillueshme që ju të dy ta konsideroni veten si një çift, në një moshë kaq të re. Po qe se do të silleni si një çift i rritur, ju do t’i rritni gjasat për bërë një martesë të hershme dhe për të shkuar në divorc, edhe pasi të keni lindur fëmijët. Duke u takuar me disa shokë, shanset për të zgjedhur një partner më të përshtatshëm, do të rriten. Disa nga ju mendojnë se kanë takuar shumë shoqe dhe tani është koha të takojnë një vajzë në moshën 15 vjeçe, për ta patur për gjithë jetën. Mos e bëni këtë. Ju nuk jeni emocionalisht të pjekur dhe nuk keni eksperiencën e mjaftueshme, që të dini se me kë duhet ta kaloni gjithë jetën. Madje, juve u duhet shumë kohë, që të njihni veten tuaj.

Disa adoleshentë çiftëzohen dhe martohen pak vite pas mbarimit të gjimnazit. Disa nga këto martesa, pa dyshim, janë të suksesshme, por shumica e tyre nuk janë afatgjata. Gjithkush mendon se do të jetë një përjashtim, por statistikat e divorcit nuk gënjejnë. Ato tregojnë se martesat e hershme, përfundojnë më shpesh në divorc. Ju të gjithë do të bënit mirë të prisnit deri nga mesi i të njëzetave, pastaj të mendonit për martesë. Me këtë nuk dua të them se ju nuk duhet të takoni dhe të bëni më shumë kujdes për një person.

Ju keni trashëguar një variant takimesh të papërshtatshëm. Takimet tuaja, ashtu si dhe të gjeneratave të mëparshme, inkurajojnë njërin nga ju të dy që të jetë zotërues në takim. Kjo vjen prej xhelozisë së sëmurë dhe prej pasigurisë që ndjeni. Xhelozia dhe pasiguria sjellin gënjeshtrat, tradhtitë, manipulimet dhe prishjet e dhimbshme. Pse duhet ta fusni jetën tuaj të përditshme, në vorbullën e një soap operas dramatike.?

Është e vërtetë, që gjenerata e juaj po i ndryshon disa nga traditat e takimeve, që tanimë, kanë dalë jashtë mode. Por ka, akoma, shumë të tjera që vazhdojnë. Harrojini rregullat e ngurta morale, që shumë edukatorë dhe moralistë duan t’u imponojnë. Këshilla ime për ju është: Kënaquni (jo shumë), bëni kujdes dhe të jeni të ndershëm. Kurrë, mos i lejoni vetes të bëni presion mbi vlerat e një personi tjetër. Mos i bëni shokut ose shoqes, kërkesa të panevojshme, në emër të dashurisë.



Rregulli i tretë: Çfarëdo marrëdhënie që të keni me njëri-tjetrin, prisni të bëheni 18 vjeç, pastaj provoni interkursën

Me këtë nuk dua të them se ju nuk jeni seksualë pa u bërë 18 vjeç. Por duhet të dini se marrëdhëniet seksuale kanë disa stacione. Këto vendqëndrime janë: Puthjet, përkëdheljet, masturbacioni, extracoursa. Të gjitha këto japin shumë kënaqësi dhe kanë më pak rreziqe nga interkursa. Unë njoh shumë nga ju që tashmë bëjnë, ose përgatiten të bëjnë, interkursë. Në blogun tim, shumë adoleshente dhe adoleshentë bëjnë pyetje dhe marrin përgjigje për jetën e tyre seksuale. Ata thonë se bëjnë interkursë, pa ditur si ta bëjnë. Ka prej tyre që e fillojnë në moshë shumë të re. Shumica e adoleshentëve që bëjnë interkursë, nuk praktikojnë seksin më të sigurtë. Unë dëshiroj, që ju të vazhdoni të lexoni materialet e blogut tim dhe të lexoni e rilexoni deri në fund, këto që shkruaj për ju, çdo javë në gazetë. Këto shkrime janë enkas për ju. Shpresoj që prej tyre të mësoni më shumë dhe të bëheni më të mençur, lidhur me mbrojtjen prej sëmundjeve infektive seksuale dhe për kontrollin e lindjes. Ju do të gjeni në këto shkrime, çdo gjë që do t’ua bëjë më të lehta eksperiencat erotike dhe më të sigurta e të shëndetshme marrëdhëniet tuaja.

Në vartësi të moshës tuaj dhe të nivelit të seks-edukimit që keni marrë, ju do të bënit mirë të prisnit për të filluar interkursën, deri sa të jeni emocionalisht gati dhe plotësisht të informuar për rreziqet e seksit. Kjo, zakonisht, nuk ndodh pa arritur vitet e fundit të adoleshencës, ose me fillimin e viteve të njëzeta. Për disa nga ju edhe mosha 21 vjeçare është shumë e re për të filluar interkursën.

Njerëzit ndryshojnë, për arsye të bazës së tyre familjare dhe të nivelit të dijeve dhe eksperiencës që kanë. Unë e kuptoj, që shumë nga ju, ndjejnë se janë gati për interkursë që në moshën16-17 vjeç. Por, më besoni, për shumicën e tyre, kjo nuk është e vërtetë. Ata nuk janë gati për përgjegjësitë dhe pasojat që mund të ketë interkursa, përfshi edhe pasojat e saj në gjendjen e tyre emocionale. Dhe ata nuk do të jenë gati, para se të bëhen 18 ose 19 vjeç. Ka edhe arsye shëndetësore që seksin nuk duhet ta filloni herët. Para moshës 18 vjeç, qelizat e qafës së mitrës, akoma, nuk janë të stabilizuara mirë. Në këtë gjendje qelizore, infeksionet, dëmtimet seksuale dhe abortet, bëjnë që këto qeliza më shumë të shndërrohen në qeliza kanceroze.

Ju të gjithë jeni seksualë!. Unë e them këtë me zë të lartë dhe shpresoj që ju do të më kuptoni drejt. Ju duhet të kuptoni dhe ta mbani mend mirë, se interkursa dhe seksi oral, nuk janë të vetmet akte seksuale që japin kënaqësi.

Shumë nga prindërit dhe mësuesit tuaj bëjnë gabim, kur e barazojnë seksin me interkursën. Seksi përfshin edhe akte të tjera kënaqësie, siç janë: Puthjet e thella ose franceze, masturbacioni, extrakursa (fërkimet erotike pa penetrim, zakonisht, mbi teshat), stimulimin me duar të gjinjve, të gjenitaleve dhe seksin oral. Të gjitha këto janë akte seksuale dhe mund t’u çojnë, lumturisht, deri në orgasma të shëndetshme, që do t’u çlirojnë nga stresi.

Ju do të jeni të aftë të evitoni shumicën e problemeve seksuale, vetëm, duke zbatuar në praktikë dijet e shëndosha seksuale.

Përfytyrojeni jetën tuaj seksuale si një tren, që përshkon një rrugë të gjatë me shumë stacione. Mosha dhe pjekuria juaj, si dhe ndihma e personit që i besoni, duhet të përcaktojnë stacionet tuaja seksuale. Seksi duhet të jetë një magji inspiruese, edhe kur putheni dhe përkëdheleni si dashnorë për orë të tëra, edhe kur eksperimentoni sjellje të tjera seksuale më intensive. Mbani mend: Përcaktimi me kujdes dhe realisht i stacioneve seksuale, ndihmon mirëkuptimin e ndërsjelltë në marrëdhënien tuaj.

Të kërceni në një marrëdhënie seksuale të thellë, shumë larg dhe shumë shpejt, duke i kapërcyer stacionet seksuale, është gabim. Por gjykimet e gabuara, shpesh, çojnë në shtatzëni të padëshiruara, në sëmundje infektive seksuale (SIS) dhe në dëmtime emocionale të rëndësishme. Është në dorën tuaj, që t’i evitoni të gjitha këto.

Edhe kur bëni seks pa pasur lidhje emocionale me partnerin (hook- up), edhe kur dilni për takime dashurie, edhe kur keni djem e vajza vetëm për seks (friends Ÿëith benefits), ju duhet t’i rezistoni tundimit për të shkuar tej nivelit të gatishmërisë tuaj emocionale, tej dijeve tuaja seksuale dhe tej intimitetit tuaj seksual.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi