Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fotoja e fundit e një prifti që mbeti në histori për miqësinë me hoxhën e qytetit Empty Fotoja e fundit e një prifti që mbeti në histori për miqësinë me hoxhën e qytetit

Wed 30 May 2012 - 18:26
Fotoja e fundit e një prifti që mbeti në histori për miqësinë me hoxhën e qytetit Durresi-300x224Mark Brunga

Disa vite pas Nolit në Kishën e Shën Gjergjit në Durrës do të shërbente për një kohë më të gjatë Erazëm Jorgo, i njohur si Papa Razma, mik dhe bashkëpunëtor i Fan Nolit, i shuguruar prift prej tij.

Ilia rrëfen se në ditët e fundit të meshimit në mars 1967 kur u kuptua që institucionet fetare do shkatërroheshin Erazëm Jorgo i dorëzoi çelsat e Kishës autoriteteve të kohës, dhe pas kësaj thirri të bijtë dhe u tha: “O djema po dal për herë të fundit një foto me rrobat e priftit këtu në shtëpi”. Dhe bëri këtë foto të cilen po e paraqesim sot për herë të parë bashkë me këtë histori për lexuesit e “Jetës”.

Erazëm Jorgo ose siç i thonin banorët në formë respekti “Papa Razma” ka qenë një figurë emblematike për këtë qytet.

I biri i tij Ilia thotë se në shtepinë e tyre i pari që vinte për vizitë ditën e Pashkëve ishte Mustafa Efendiu. “Ndërsa për Bajram ishte babai im që e bënte një gjë të tillë te Mustafa Efendiu” – thotë Ilia.

Është e njohur miqësia mes Erazem Jorgos, Vincens Prendushit si dhe Myftiut Mustafa Efendiu. Në vitet 1935 – 1936 myslimani, katoliku dhe ortodoksi dilnin sëbashku në pazar dhe kjo fillimisht i kishte habitur njerëzit, por më pas janë mësuar me këtë frymë miqësie që u përhap prej shembullit të tyre edhe tek të tjerët.

I biri i Erazmit, mësuesi i vjetër durrsak Ilia Jorgo që sjell këto kujtime sot në “Shekulli” ka lindur më 3 korrik 1932, rreth 6 vjet pasi Fan Noli ka shuguruar prift të atin. Erazëm Jorgo është shuguruar prift në marsin e 1924-s në Tiranë. Ai ka qënë 24 vjec kur ka udhëtuar për këtë shugurim me një mushkë nga Lini deri në Tiranë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi