Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbuloni shpejtësinë me të cilën përhapet një thashethem Empty Zbuloni shpejtësinë me të cilën përhapet një thashethem

Tue 10 Apr 2012 - 19:09
Zbuloni shpejtësinë me të cilën përhapet një thashethem 53250ITALI- Që një thashethem përhapet shpejt, këtë e dimë të gjithë. Por përhapja e tij me të njëjtën shpejtësi në të gjithë botën, përbën një risi.

Më saktësisht, ky është rezultati i një studimi të kryer nga tre informaticienë të Universitetit La Sapienza të Romës, Alessandro Panconesi, Flavio Chierichetti dhe Silvio Lattanzi, i prezantuar në ngjarjen më të madhe botërore të shkencës kompjuterike në Texas dhe Massachusetts. Sipas tyre, përhapja më e shpejtë e thashethemit tani i takon internetit dhe vecanërisht rrjeteve sociale.

Sipas studimit, koha që i duhet një thashethemi apo një fjale për të arritur anëtarët e rrjetit social llogaritet sipas formulës matematikore (N) / C, ku N është numri i njerëzve që përbëjnë rrjetin, dhe C, "zbatueshmëria" një tipar që mat "veprimtarinë shoqërore" të grupit, lidhjet mes tyre, afrimitetin.

Analiza e rrjeteve të shumta sociale, nga më të thjeshtët, sic janë një grup shokësh, deri tek më komplekset, si Twitter dhe Facebook, sipas studiuesve ka zbuluar se në përgjithësi sa më e lartë të jetë C, "zbatueshmëria" (përputhjet mes grupit) aq më e shkurtër është koha për të arritur thashethemi mes anëtarëve.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi