Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Me motoçikletë arrin shpejtësinë 383 km/h Empty Me motoçikletë arrin shpejtësinë 383 km/h

Sat 23 Apr 2011 - 20:41
Një motoçiklist italian ka bërë apel në gjykatë, pasi është dënuar për shkak të shpejtësisë së pabesueshme prej 383 km/h. Në fakt, kjo ishte shpejtësia e matur e tij nga policët italianë.Paolo Turina, 26-vjeçar, i është shqiptuar një dënim me vlerë prej 200 funtash, ndërsa ai pohon se radari i policisë duhet të ketë qenë defekt, sepse kjo është shpejtësi e paarritshme për motorin e tij.

“Nëse vërtetë e kam arritur këtë shpejtësi, atëherë unë me motorin tim do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të motoçiklizmit. Madje, as Valentino Rossi nuk do të kishte shansë të matej me mia. Çfarë menduan ata se matën – një aeroplan apo?”, ka thënë Turina.

“Nëse gjyqi nuk e merr parasysh ankesën time, atëerë unë do të konkurrojë në librin e rekordeve botërore Guinness – sepse kjo është e pabesueshme”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, policia thotë se radari ka punuar mirë, mirëpo gabimi mund të jetë bërë nga administrata që ka mbushur formularin.

Sidoqoftë, pritet vendimi i gjyqit….
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi