Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mposhteni lodhjen me ushqimet e duhura Empty Mposhteni lodhjen me ushqimet e duhura

Tue 10 Apr 2012 - 19:11
TIRANE - Jemi dëshmitarë se si gjithnjë e më shpesh koha udhëheq me ne, dhe jo ne me të. Na bëjnë presion afatet, vjedhim momente për të ëndërruar dhe relaksuar, jemi të ekspozuar ndaj stresit. Organizmin tonë e ekspozojmë ndaj përpjekjeve shumë të mëdha. Ushqimi na jep energji ditore dhe materiet e domosdoshme për rehabilitim nga aktivitetet e
përditshme. Me përzgjedhjen e mençur të ushqimeve në mënyrë të konsiderueshme i kontribuojmë freskisë sonë. Si të ruajmë përqëndrimin? Ditën e fillojmë me ngrënien e mëngjesit, çka siguron mjaft energji për pjesën e parë të ditës (mjalti, drithërat e papërpunuara, marmelata natyrale, djathërat pa yndyrë...). Për flokë të bukur dhe lëkurë të bronztë e rëndësishme është që të konsumohen edhe vitaminat dhe mineralet, por edhe proteinat, së bashku me shumë lëngje.
Shumë me rëndësi është konsumimi i ujit të mjaftueshëm dhe çajeve bimorë. Gjatë ditës konsumoni të paktën 8 gota ujë; uji tretet dhe liron organizmin nga shumë toksina, e bën lëkurën më të freskët dhe të butë.

Çfarë duhemi të shmangim?
* sasitë e mëdha të kafes dhe pijeve me kafeinë
* alkoolin dhe qëndrimin në hapësirat me tym
* teprimin me konsumimin e ushqimeve të ëmbla dhe të yndyrshme

Duhet të mësohemi të përballemi me lodhjen dhe stresin sepse janë pjesë e përditshmërisë sonë. Lodhja e grumbulluar dhe stresi i akumuluar janë si barërat e këqija: përhapen shpejt dhe dalin nga kontrolli.

Prandaj ju rekomandojmë: konsumoi sa më shumë perime (të freskëta, të konservuara, të ngrira): lakër, bishtaja, bizele, domate, speca, lakër; sa më shumë pemë: molla, kumbulla, mandarina, ananas; peshk: sardele, skumbri; mish pule; miell misri; oriz dhe perime të thata.

(er.nu/tg/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi