Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Artriti dhe Artroza, si të sillemi me sëmundjet e kockave Empty Artriti dhe Artroza, si të sillemi me sëmundjet e kockave

Tue 10 Apr 2012 - 19:13
Artriti dhe Artroza, si të sillemi me sëmundjet e kockave 53210TIRANE- Artritet dhe artrozat janë sëmundjet më të shpeshta të kockave. Pothuajse gjithmonë shfaqja e tyre është e lidhur me përparimin e moshës. Megjithatë, edhe personat më të shëndetshëm kur merren me disa sporte të ndryshme siç mund të jetë skiimi, fillojnë të kenë dhimbje të gjunjëve. Shpeshherë shumica e tyre nuk kërkojë konsultimin me një specialist dhe përpiqen që ta zgjidhin vetë dhimbjen. Kuptohet që ky është një gabim. Por cilat janë disa nga gabimet më të mëdha që mund të bëni në lidhje me artritin dhe artrozat, të cilat mund të shoqërohen edhe me probleme serioze për shëndetin?
GABIMI NR.1
Gabimi më i madh që mund të bëni është të mundoheni të “përpunoni” kyçet. Kjo do të sillte irritimin e indit kockor, me ndihmën e të cilit organizmi përpiqet që t’i mbrojë ato. Si duhet të sillemi? Artroza është një sëmundje kronike, e cila gradualisht sjell dëmtimin e kërcit dhe indit kockor. Masat radikale të marra në këtë rast vetëm sa do t’ju dëmtonin më tepër. Për këtë arsye duhet të jeni tepër të vëmendshëm ndaj saj. Ushtrimet fizike janë të shëndetshme, por vetëm disa prej tyre, pasi ato duhet t’jua këshillojë vetëm një specialist. Ato bëhen vetëm nëse jeni të shtrirë ose ulur dhe ajo që është më e rëndësishme, pa ndjerë dhimbje.
GABIMI NR.2
Njerëzit tërhiqen nga masazhi dhe pavarësisht se masazhojnë pjesën e sëmurë me shumë vëmendje, kjo irriton strukturën kockore. Nga çdo veprim agresiv, organizmi ynë mbrohet duke shkaktuar ënjtje, kështu që në kuadër të artrozës mund të shkaktojmë edhe dhimbje të mëtejshme. Si duhet të sillemi? Nuk duhet të bëhet asnjë lloj masazhi, të paktën jo para se të konsultoheni me një mjek.
GABIMI NR.3 Shpeshherë osteoporoza ngatërrohet me efektet që sjellin trauma të ndryshme ose me reumatizmin dhe për pasojë kurohet me mjekim të papërshtatshëm. Për shembull, merren ilaçe, të cilat janë të këshillueshme për artritin, ndërkohë që ato mund të japin efektin e kundërt që kërkohet. Si duhet të veprojmë? Vetëm mjeku mund ta vendosë diagnozën dhe pas kësaj të japë dhe medikamentet e nevojshme.
GABIMI NR.4
Terapia magnetike, me lazer apo elektrike mund të jenë të rrezikshme. Zakonisht njerëzisht ndjekin këto procedura me iniciativën e tyre personale, pa u konsultuar me mjekun apo me fizioterapistin. Këto procedura ndiqen zakonisht kur dhimbja forcohet, kyçet fillojnë të japë ndjesi djegieje dhe në to shfaqet lagështirë. Në këtë lloj situate këto procedura nuk mund të ndihmojnë aspak. Si të veprojmë? Fizioterapia në lidhje me artrozën duhet të zhvillohet vetëm në periudhën që nuk është e acaruar, d.m.th vetëm kur është e ftohtë dhe “e thatë”.
GABIMI NR.5
Disa persona përpiqen që ta mjekojnë artrozën nëpërmjet një “urie” të vazhdueshme. Si rezultat i këtij veprimi, kërci “vuan” nga mungesa e ushqyesve. Si të veprojmë? E rëndësishme është që të ruhet pesha trupore normale. Kilogramët mbi normë janë faktor risku shumë serioz për zhvillimin e artrozës në gjunjë.
GABIMI NR.6
Harrojini mjekimet popullore. Shumë njerëz besojnë në kurimin e kësaj sëmundjeve, duke përdorur p.sh një tullë të nxehtë. Ajo është vetëm një mjet ngrohës. E ngrohta zvogëlon dhimbjen, por nuk e kuron sëmundjen. Si të sillemi? Drejtohuni për të marrë ndihmë vetëm nga një specialist. Nëse keni një përparim të sëmundjes atëherë mjeku ju këshillon të merrni preparate vetëm për simptomat. Pas 1 ose 2 javësh ato heqin dhimbjen dhe djegien.
GABIMI NR.7
Shumë njerëz ngatërrojnë sëmundjen me keqpërdorimin e disa ushqimeve ose me pirje të ujit jo cilësor. Të tjerë fajësojnë ngarkesën fizike. Në fakt, edhe studiuesit nuk janë shumë të qartë në lidhje me shkaktarët e artritit apo artrozës. Mendohet se artroza shkaktohet nga moszhvillimi normal i gjymtyrëve të poshtme, zhvendosja e kofshëve, thyerje apo ngarkesa të forta fizike. Si të sillemi? Mos i kërkoni arsyet e sëmundjes aty ku nuk janë dhe mos fajësoni jetën tuaj shumë aktive apo lëvizjen e tepërt. Shumë njerëz merren me sport dhe nuk kanë asnjë problem me kyçet. Shijoni jetën tuaj me një jetë aktive, por mos lini pas dore mbrojtjen, nëse merreni me sporte ekstreme.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi