Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Alergjia dhe astma në rritje, kujdes dhe nga virozat stinore Empty Alergjia dhe astma në rritje, kujdes dhe nga virozat stinore

Tue 10 Apr 2012 - 19:49
Alergjia dhe astma në rritje, kujdes dhe nga virozat stinore Allergy-medicationTiranë – Stina e pranverës, veç ngrohjes së motit dhe luleve, sjell dhe rrezikun për shfaqjen e alergjive, por edhe të virozave stinore, për shkak të luhatjes së ndjeshme të temperaturave.
Mjekët thonë se të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm në këtë stinë dhe të zbatojnë këshillat e rekomanduara nga ta. Kujdes i veçantë duhet treguar me fëmijët, për të cilën mjekët thonë se duhet të dalin në ambientet e jashtme gradualisht, por edhe të moshuarit e të sëmurët kronikë.
Mjekët pediatër thonë se tek fëmijët e vegjël është shtuar numri i rasteve me infeksione të rrugëve respiratore të ndikuara nga virozat stinore, ose dhe nga fenomenet alergjike, spazike, apo dhe të rrugëve respiratore.
Studimet e ndryshme tregojnë se çdo fëmijë nën 5 vjeç kalon çdo vit mesatarisht 2-4 episode të infeksioneve akute respiratore. Megjithë përmirësimet në trajtimin e fëmijëve, infeksionet akute respiratore, veçanërisht pneumonia, mbesin shkaku kryesor në vdekjen e fëmijëve nën 5 vjeç. Sëmundjet diarike ndeshen shpesh tek fëmijët nën 5 vjeç.
- Alergjia dhe astma -
“Numri i personave të prekur nga sëmundjet alergjike apo edhe astma vjen edhe shtohet nga dita në ditë. Por periudha e cila ka shënuar dhe kulmin më të madh ka qenë gjatë këtyre tre viteve te fundit”, thotë mjeku alergolog në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Mehmet Hoxha. Sipas tij, në shërbimin e Alergologjisë, ku trajtohen rastet më të rënda, ka një fluks të të prekurve nga këto sëmundje.
Por shfaqja e kësaj sëmundje është karakteristike më shumë për moshat e reja, kryesisht fëmijët dhe te rinjtë. Ndërsa mund të vazhdojë të shfaqet tek personat deri ne moshën 50-60 vjeçare.
Mjekët bëjnë apel për parandalimin e sëmundjes së astmës, që edhe pse nuk ka të dhëna të sakta mbi prekshmërinë, duket se ka një tendencë rritjeje nga viti në vit. Shkaktaret e kësaj sëmundjeje janë alergentët e ndryshëm, duke filluar nga polenet e luleve, parazitoza te ndryshme, substanca kimike që ndotin ambientin, detergjentët, pajisjet kozmetike dhe produkte nga kafshët shtëpiake.
Ndotja e ambientit dhe ajrit është ndër shkaktarët kryesore që ka rritur numrin e personave te prekur nga alergjitë dhe nga astma. Hoxha thotë se rastet po rriten nga viti në vit, ndërkohë që problem mbetet edhe kurimi i saj për shkak edhe të kostos së larte që kanë medikamentet. Faktorë te tjerë qe ndikojnë ne shfaqjen e këtyre sëmundjeve janë edhe ato te trashëguara apo rishfaqja pas disa viteve, nëse nuk është bërë kurim i plote. Mjekët përmendin si një ndër faktorët dhe ndryshimin dhe urbanizimin e shpejtë.
- Virozat stinore -
Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, numri i virozave stinore arrin në rreth 13 000 raste në javë, nga të cilat mbi 12 000 janë raste me infeksione respiratore (të sipërme dhe të poshtme). Megjithatë, ky trend konsiderohet i qëndrueshëm, brenda aktivitetit normal sezonal, ndërsa paraqet rënie krahasuar me një javë më parë.
Më te prekur nga virozat stinore, sipas mjekëve, janë moshat fëminore. Ndaj mjekët këshillojnë prindërit që të tregohen të kujdesshëm me veshjen e fëmijëve, por edhe me konsumimin e ushqimit.
Mjekët këshillojnë për të gjithë mbajtjen e higjenës personale dhe larjen e duarve sa më shpesh me ujë e sapun, vendosja e shamisë përpara fytyrës kur teshtin, etj. Në raste të shfaqjes së komplikacioneve, personat e sëmurë duhet të referohen tek mjeku i familjes, në mënyrë që nëse ka një infeksion të rrugëve të frymëmarrjes, me natyrë virale apo jo, të marrë ndihmën e duhur në kohën e duhur në mënyrë që të mos bëhet burim infeksioni.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi