Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjyqtari Gonzalez: Murinjon e urrejnë kudo! Empty Gjyqtari Gonzalez: Murinjon e urrejnë kudo!

Wed 11 Apr 2012 - 1:38
Gjyqtari Gonzalez: Murinjon e urrejnë kudo! Classico-420x01334069765_thumb_baza1325_225Iturralde Gonzalez, gjyqtari i ndeshjes së famshme Barcelona-Real të përfunduar me rezultatin 5-0 në favor të katalanasve, ka thyer heshtjen tradicionale të “xhaketave të zeza” për të kritikuar Zhoze Murinjon. Trajneri portugez e ka cilësuar këtë të fundit shumë shpesh si një arbitër pro-Barcelonës duke përmendur çdo herë emrin e tij si një shembull për të mos u ndjekur nga gjyqtarët e tjerë.
Por në një prononcim të dhënë për “Onda FM”, Gonzalez nuk është kursyer aspak kundër Murinjos, duke hapur një debat që pritet të vazhdojë në ditët e ardhshme.
“Nëse flet me gjyqtarët italianë apo anglezë, e kupton menjëherë se çfarë mendojnë për Murinjon. Mjafton të shohësh se çfarë ka bërë në kampionatet e tjera për të kuptuar se këtu në Spanjë po përdor të njëjtën taktikë komunikimi. Nuk është se po shpik rrotën, po përsërit gjërat që ka bërë te Çelsi e Inter”.
“Mua më duket shumë interesant fakti që ai vendosi të largohej nga Porto vetëm pak para se të shpërthente skandali për favoret e blera nga gjyqtarët për të ndihmuar ekipin e tij të fitonte titullin në Portugali”, tha ai.
Më pas, gjyqtari ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra në favor të tij nga trajneri portugez. “Më kujtohet që në një ndeshje Barcelona-Betis që ishte vendimtare për titullin kampion, lejova që të gjuhej me shpejtësi një goditje dënimi, e cila u kthye në gol nga Sobis. Kishte polemika të panumërta kundër vendimit tim, i cili i dha mundësinë atëherë Real Madrid të fitonte titullin kampion”, deklaroi Gonzalez. (LajmeShqip.com)
Arvaniti
Arvaniti
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 157
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shkup
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/04/2012

Gjyqtari Gonzalez: Murinjon e urrejnë kudo! Empty Re: Gjyqtari Gonzalez: Murinjon e urrejnë kudo!

Wed 11 Apr 2012 - 14:36
Barcelona do te ja ben ferr jeten .
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi