Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij, një njeri që s’duhet harruar Empty Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij, një njeri që s’duhet harruar

Wed 11 Apr 2012 - 1:57
Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij, një njeri që s’duhet harruar Enver-Hoxha-NOA

Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij, një njeri që s’duhet harruar Enver-hoxha-noa2

Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij, një njeri që s’duhet harruar Enver-hoxha2noa

Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij, një njeri që s’duhet harruar Enver-dhe-nexhmije-hoxha-6-prill1985-noa

Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij, një njeri që s’duhet harruar Enver-dhe-nexhmije-noa

Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij, një njeri që s’duhet harruar Enveri1985vdekur-noa

Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij, një njeri që s’duhet harruar Enver-hoxha-noa-varrimi

Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij, një njeri që s’duhet harruar Enveri-varrimi-2-noa

Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij, një njeri që s’duhet harruar Rrezimi_i_monumentit_te_enver_hoxhes
Më 11 prill është dita kur 27 vjet më parë vdiq Enver Hoxha, njeriu i cili për afro 41 vjet me radhë mbajti Shqipërinë nën një diktaturë të fortë komuniste, regjim i cili vazhdoi edhe të paktën gjashtë vjet pas vdekjes së tij.

Shumë nga lexuesit e këtyre radhëve nuk kishin lindur ende në vitin 1985 kur vdiq diktatori Enver Hoxha. Por prindër dhe të afërm të tyre sigurisht që i kanë jetuar ato kohëra.

Ky shkrim që ju sjell noa.al shoqëruar me foto dhe video, është një kujtesë për të gjithë, për të mos harruar kush ishte Enver Hoxha, një figurë tejet e diskutueshme, por në një pikë, e panegociueshme: Ai izoloi thuajse plotësisht Shqipërinë nga pjesa tjetër e botës dhe e përballi popullin për shumë vite në kushte ekstreme varfërie, mungese të thellë të gjërave më të domosdoshme për të jetuar dhe mbi të gjitha me mungesën e skajshme të lirisë për të jetuar normalisht.

Sot, 27 vjet më pas, sigurisht që demokracia është arritur, por shumë njerëz disa gjëra që mbajnë mend nga Enver Hoxha, i cilësojnë si pozitive. Ky është fakt i pamohueshëm dhe disa ekspertë studimorë e shpjegojnë me avantazhet që çdo diktaturë ka.

Në fund të këtij raporti, fotove dhe videove që ju prezantojmë, ju mund të lini komentin tuaj mbi Enver Hoxhën. Është e drejta e të gjithëve ne, të japim qëndrimin tonë për njeriun që për më shumë se katër dekada, qeverisi atdheun tonë, ndaj komentoni edhe ju.

Kuriozitet

Në filmin Hollivudian të vitit 2006 Inside man me regji të Spike Lee, një fjalim shumë i njohur i Enver Hoxhës mbajtur në Gjirokastër, është pjesë e këtij filmi thriller. Fjalimi i Hoxhës, me shumë zgjuarsi përdoret nga banditet për ti ndërlikuar punën identifikuese forcave të policisë. Gjatë momentit të kryerjes së arratisjes nga banka që kishin vjedhur, banditët kishin vënë regjistrimin e Hoxhës, për ti lënë ti kuptojë policisë që ata ishin ende brenda në bankë.

Më poshtë gjendet një informacion i detajuar se kush ishte Enver Hoxha dhe një jetëshkrim i tij, sipas Wkipedia.

Enver Hoxha ishte udhëheqësi i Shqipërisë për 40 vjet, nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje (1985), në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës (Partia Komuniste). Ka mbajtur postin e Ministrit të Mbrojtjes në vitet 1944-1953, të Ministrit të Punëve të Jashtme në vitet 1946-1953 dhe të Kryeministrit në vitet 1946 - 1954.

U lind më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër. Por për ditëlindjen e tij ekziston një certifikatë lindje e përdorur nga vet Enveri për tu regjistruar në fakultetin e Montpelejesë e cila shumë qartë tregon që ditëlindja e tij është 3 tetor 1908. Enveri ishte djali i dytë pas Beqirit, dhe vëllai i tre motrave Fahrie, Haxhos dhe Sanijes. Nëna Gjylihani qe një grua e fortë dhe ambicioze, babai Halili ishte një burrë i ndershëm por naiv i cili bënte punë të rëndomta. Hoxhajt ishin myslimanë dhe i kishin shërbyer Perandorisë Osmane brez pas brezi. Ata kishin ardhur nga Dropulli para 3 shekujsh. Enveri u edukua dhe u ndikua ne formimin e karakterit nga xhaxhai i tij të cilin e thërriste baba Ceni, ndërsa babait Halilit i cili kishte emigruar para lindjes së tij në SHBA, i thërriste xhaxha. Pas vdekjes së djalit të madh Beqirit nga TBC më 1921, i ati ka thënë -Më vdiq i miri më mbeti rezili, edhe shprehja tjetër e tij akoma më e fortë dhe e rënd të cilën i ati e thoshte publikisht -Enverin kush e njeh çoç u duket, por kush e ka çirret e nduket.

LEXONI GJITHASHTU: Nexhmije Hoxha, një rrëfim i ri plot detaje për diktaturën komuniste dhe ish-Bllokun

Edukimi

Mësimet e para i mori në Gjirokastër 1917-1924 në shkollën Drita ku dallohet për vullnetin e tij por ka vështirësi sepse i merret goja. Liceun e nisi në vendlindje më 1924 por më pas e vijoi në Liceun e Korçës më 1927-1930 ku ndihmoj ekonomikisht nga baba Ceni. Vitet e qëndrimit në Korçë luajtën rol të rëndësishëm për formimin dhe edukimin revolucionar të të riut Enver Hoxha.

Largimi nga Shqipëria për studime në Francë

Në tetor 1930 Enver Hoxha fiton të drejtën e studimit bursa iu dha për në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (specialiteti i biologjisë) në Universitetin e Montpeljesë, Francë. Por pikërisht kjo bursë ka lindur shumë dyshime sepse ai nuk qe student me rezultate të larta, ai kishte vështirësi të mëdha në lëndët ekzakte edhe provimet i merrte me nota kaluese. Këtë dyshim e shton edhe rekomandimi i një institucioni si ai Ministrisë së Brendshme për t'ia dekretuar me urdhër personal të prefektit. Të gjitha këto fakte lindin dyshimin që Enver Hoxha të ketë qenë agjent sekret i mbretit Zogu për të zbuluar shqiptarët anti-zogist në emigrim.

VIDEO: 27 vjetori i vdekjes, një fjalim i Enver Hoxhës

Në mars të vitit 1934 i ndërpritet bursa nga Ministria e Arsimit sepse nuk kishte dhënë asnjë provim. Më pas shkon në Paris ku qëndron gjer nga fundi i vitit 1935. Për të siguruar mjetet më minimale të jetesës kryen punë të rëndomta e të rastit dhe njëkohësisht ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë, futet në ambientet e punëtorëve parisianë, frekuenton klubet e edukimit marksist të PK të Francës, krijon lidhje me organin e KQ të PKF "Ymanite". Më pas arrin të sigurojë punë në Bruksel, si nëpunësi i vetëm i konsullatës shqiptare në Belgjikë. Edhe ky tjetër fakt forcon dyshimet përsa i përket statusit së tij si agjent, sepse ai nuk kishte as përgatitjen e duhur, as shkollën e as eksperiencë pune si atashe për tu emëruar si nëpunës në konsullatë. Emërimet për çdo nëpunës firmoseshin nga vete mbreti Zog pasi studiohej kandidatura nga zyra sekrete e Ministrisë së Jashtme. Ndaj Enver Hoxha ka qenë vërtet agjent sekret i rekomanduar nga zyra sekrete e Ministrisë së Brendshme tek ajo e Jashtme për tu punësuar si nëpunës në konsullatën në Bruksel. Pas disa muajsh, në fillim të verës 1936, pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste.

LEXONI GJITHASHTU: E rrëzuam diktatorin, po çfarë ngritëm

Zhdukja e çdo dokumenti të viteve 1927-1936

Pas ardhjes në pushtet të Hoxhës, çdo dokument që i përket jetës së tij gjatë viteve 1927-1936 nuk ekziston në asnjë arkiv shqiptare, as dokumenti i emërimit nga mbreti Zog si nëpunës në konsullatë.

Kthimi në Shqipëri

Në korrik të vitit 1936 Enver Hoxha kthehet përfundimisht në atdhe dhe prej këtyre momenteve ia kushton përpjekjet dhe qëllimin e jetës së tij luftës për çlirimin e popullit. Betimi që bëri më 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topulli në Gjirokastër se ai dhe gjithë të rinjtë do të luftonin "për një Shqipëri më të mirë", "për mbarëvajtjen e atdheut", "për bashkimin e vërtetë të kombit", ishte një program lufte për të.

Puna si pedagog në Korçë

Pasi mbetet muaj të tërë pa punë, në prill të vitit 1937 mundi të sigurojë një vend si profesor me orë në Liceun e Korçës. Prej faktit që ai nuk kishte një diplomë kualifikuese ai jepte vetëm disa orë mësim, këtë e vërteton edhe Abaz Ermenji ish-kolegu i tij në Liceun e Korçës. Shumë shpejt Enver Hoxha rivendos lidhjet me grupin komunist "Puna" të Korçës dhe bëhet simpatizant i kësaj lëvizjeje komuniste, gjë të cilën e thotë me gojën e tij në Kongresin e Beratit, -Shokët kujtojnë që unë kam qenë eksponent i komunistëve të Korçës,por unë kam qenë thjesht një simpatizant i tyre.

VIDEO: 27 vjetori i vdekjes, homazhet ndaj Enver Hoxhës

Aktiviteti i tij komunist para e gjatë luftës

Më 1936 u njoh me Ali Kelmendin. Në pragun e pushtimit fashist të Shqipërisë më 7 prill 1939 Enver Hoxha, së bashku me gardën e vjetër të komunistëve korçarë, veproi me të gjitha forcat për mobilizimin e vullnetarëve, për organizimin kudo të qëndresës popullore dhe udhëhoqi demonstratat e gjera që shpërthyen edhe në Korçë si anembanë Shqipërisë. Më 12 dhjetor 1939 pushohet nga puna për shkak të aktivitetit të tij antiqeveritar e mos regjistrimin në partinë fashiste shqiptare. Dega e Grupit Komunist të Korçës në Tiranë, me Hoxhën në krye, u kthye në një qendër të rëndësishme të lëvizjes komuniste e antifashiste në kryeqytet. Deri në tetor 1941 ai e mbulon veprimtarinë e tij revolucionare me "profesionin e shitësit-tregtar" në dyqanin "Flora", kurse pas demonstratës së 28 tetorit 1941 u hodh në ilegalitet.

Krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare

Merita më e madhe historike e Enver Hoxhës për këtë periudhë qëndron në faktin se ai kuptoi thellë domosdoshmërinë jetike të krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë si kusht vendimtar për mobilizimin, organizimin dhe udhëheqjen e popullit në luftën për çlirim kombëtar e shoqëror. Të gjitha forcat e përpjekjet e tij ai ia kushtoi realizimit të kësaj detyre themelore. Shumë shpejt krijoi lidhje të shëndosha me militantë të tillë komunistë si Qemal Stafa, Vasil Shanto etj, dhe së bashku me ta, luftoi e punoi për t’i dhënë fund situatës së grindjeve e përçarjeve që ekzistonin midis grupeve të atëhershme komuniste dhe për të krijuar në baza marksiste-leniniste Partinë Komuniste të Shqipërisë. Më 8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të pandërprerë, përfaqësuesit e të tre grupeve komuniste, të Korçës, të Shkodrës dhe të të rinjve themeluan Partinë Komuniste Shqiptare.

Prezenca e Hoxhës në mbledhjen e themelimit të Partisë

Prezenca e Hoxhës në këtë mbledhje ishte thjesht si figurë, këtë e vërteton Todi Lubonja, Bedri Spahiu dhe Liri Belishova. Ai u ftua nga Koço Tashko për të balancuar disi numrin e besimtarëve ortodoksë të cilët ishin 4, ndaj duhej edhe një mysliman e për këtë arsye Tashko mori me vete Enverin. Në këtë mbledhje themeluese merrnin pjesë edhe 2 eksponentë komunist jugosllavë Miladin Popoviç, dhe Dushan Mungosha. Popoviç hyri në miqësi menjëherë me Enverin sepse të dy flisnin frëngjisht.

Zgjedhja e Enverit si lider i komunistëve

Mbledhja themeluese nga (8-14 nëntor 1941) e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar i KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punëve të KQ të Përkohshëm. Më 23 nëntor 1941 Enver Hoxha merr pjesë dhe drejton në emër të KQ të PKSH, mbledhjen për themelimin e Organizatës së Rinisë Komuniste Shqiptare.

Enver Hoxha në ilegalitet

I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregtar e intelektual, ai gjatë gjithë vitit 1942, në ilegalitetit zhvillon një veprimtari të dendur anti-fashiste në Tiranë. Në krye të KQ të Partisë, Enver Hoxha përpunoi dhe udhëhoqi zbatimin e vijës ushtarake të PKSH për organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes së armatosur në të gjitha anët e vendit dhe për krijimin, në luftë e sipër, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Si Komisar Politik i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare (korrik 1943) e më pas Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare (maj 1944), Enver Hoxha vuri gjithë aftësitë e talentin e tij për krijimin, rritjen e kalitjen e UNÇSH si një ushtri e popullit. Ai dha një kontribut të shquar për fitoren historike të LANÇ: çlirimin e atdheut me forcat e veta dhe vendosjen e mbrojtjen e rendit demokratik popullor. Me propozim të KQ të PKSH më 24 maj 1944 filloi punimet Kongresi i Parë Antifashist Nacionalçlirimtar i popullit shqiptar, Kongresi i Përmetit, i cili themeloi shtetin shqiptar të demokracisë popullore. Komiteti Antifashist, që doli nga ky Kongres ishte, faktikisht, qeveria e parë demokratike popullore e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PKSH, Enver Hoxha, u emërua President i këtij Komiteti. Mbledhja e Dytë e KANÇ-it (tetor 1944), që u mbajt në Berat, vendosi shndërrimin e Komitetit Antifashist në Qeveri Demokratike Provizore të Shqipërisë. Enver Hoxha u emërua Kryeministër. Më 28 nëntor 1944, pas 5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore në Shqipëri, me kryeministër Enver Hoxhën, hyn në Tiranën e lirë.

Marrëdhëniet e Hoxhës me anglo-amerikanët

Rreshtimi në krahun e Aleatëve ishte një fakt, por edhe marrëdhëniet e mira të Hoxhës me anglo-amerikanët është një fakt i pamohueshëm megjithë censurimet që u kryen. Anglo-amerikanët me agjentët sekret e oficerët e ndërlidhjes amerikane e kanë ndihmuar LANÇ dhe Hoxhën për hipjen në pushtet. Agjenti britanik David Smiley pjesë e organizatës SOE e krijuar enkas nga kabineti qeveritar i Winston Churchill për të luftuar në prapavijat armike e për të ndihmuar partizanët e vendeve të pushtuara të Evropës Lindore, është parashutuar në veri të Greqisë e më pas ka hyrë në Shqipëri klandestinisht në prill 1943. Kolonel David Smiley e ka faktuar misionin e tij si agjent i SOE në Shqipëri nëpërmjet fotografive me partizanë shqiptarë, në kundërshtim me kundërshtim me rregullat zyrtare. Në qershor 1943 kolonel Smiley së bashku me kolegun Billy McLean janë takuar me Hoxhën. Pasi kanë vendosur marrëdhëniet reciproke, kanë filluar edhe ndihmat britanike për forcat partizane të cilat parashutoheshin, ato konsistonin në njerëz, armatime, ushqime, veshmbathje etj, në këtë mënyrë u vendos Misioni Ushtarak Britanik.[14] Por pas çlirimit, Hoxha u rreshtua në kampin Stalinist kundër anglo-amerikanëve, në prishjen e marrëdhënieve midis Hoxhës dhe britanikëve ndikoi edhe incidenti i Korfuzit, ku disa anije britanike hasën në mina nënujore ndërsa lundronin në ujërat shqiptare duke shpërthyer, edhe duke humbur jetën shumë marinarë. Shumë foto ku paraqiteshin oficerët aleatë anglo-amerikanë në shoqëri të udhëheqjes së LANÇ u retushuan. Por në ditën e çlirimit të Tiranës shihet një foto e disa nga udhëheqësve të PKSH edhe një oficer i quajtur Tom Stefan i ndërlidhjes amerikane. Pasi Shqipëria përfundoi në duart e Hoxhës, misioni i Smiley ndryshoi karakter, ai nëpërmjet forcave antikomuniste që vepronin në Shqipëri ka tentuar disa herë gjatë viteve 1949-1950 për të realizuar kryengritje ndaj pushtetit të Hoxhës me qëllim rrëzimin e tij.

Aktivitetet politike

Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PKSH 1943-1948.

Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së 1948-1985.

Kryeministër i Shqipërisë me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të parë komunist.

Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.

Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.

Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer më 23 korrik të vitit 1953.

Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer më 23 shtator të vitit 1953.

Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer më 19 korrik të vitit 1954.

Gjakmarrja në kohën e Hoxhës

Gjatë periudhës hoxhiste fenomeni i gjakmarrjes u shua në mënyrë totale, askush nuk i merrte jetën askujt në bazë të Kanunit. Në veri të Shqipërisë në ato kohë thuhej: -Gjakun ma merr Shteti. Sepse e dinin të gjithë që po vrave Shteti do të të vrasë. Në kohën e Hoxhës bëhej një edukim dhe propagande rrënjësore në popull për ta shuar e zhdukur këtë fenomen, më 1975 ndodhi që një djalë i ri të merrte gjak pas 60 vitesh pritje të familjes së tij, sipas ligjit në fuqi autori duhej dënuar me vdekje, por Hoxha i'a fali jetën duke thënë që Partia dhe personat e saj në atë vend nuk kanë punuar si duhet për të edukuar e ndalur këtë djalë që mos të mos kryente krimin. Për këtë shkak ai shkarkoi te gjithë drejtuesit e partisë dhe të komunës atje.

VIDEO: 27 vjetori i vdekjes, funerali i Enver Hoxhës (I plotë)

Plani i CIA-as për eliminimin fizik të Enver Hoxhës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Buenos Aires - Argjentinë Përkthimi i teletekstit nr. 321-40-60, nëntor 1975. Objekti: Për t'u vendosur në bibliotekën e ambasadës. Shumë sekret. Vetëm për njohje të zotit Ambasador. Çështja e Shqipërisë Në shtatorin që porsa kaloi, në Nju Jork u zhvillua një mbledhje me një mik, po e quajmë M 008, udhëheqës i Qeverisë Shqiptare. Me atë u arritën një sërë përfundimesh: M 008 u zotua të marrë pushtetin, të zëvendësojë plotësisht Enver Hoxhën dhe pasuesit e tij. Agjenti ynë ka një pjesë të pushtetit. Propozon të veprojë kështu: Të ftojë për darkë Hoxhën dhe t'i hedhë në pije helm me veprim të vonuar për të shkaktuar vdekjen e tij. Agjenti ynë na tha se kjo është e vetmja rrugë. Për më tepër, është e domosdoshme të bëhet, sepse Hoxha jeton duke pasur një dashuri të madhe nga masat, e njëjtë si ajo e Gandit. Miku ynë e konsideron plotësisht të mundshme se do të zgjidhet për të vazhduar Hoxhën dhe me kohë, afërsisht një vit, do të fillojë të zëvendësojë vazhduesit e Hoxhës, duke vendosur në vend të tyre njerëzit e tij të besuar. Në rast se do të fitojë lëvizja, kemi diskutuar një program minimum, i cili vazhdon si më poshtë

1. - Vendosjen e marrëdhënieve zyrtare me të gjitha vendet më të rëndësishme të Perëndimit: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konflikti i arit shqiptar do të zgjidhet nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës.

2. - Shqipëria do të bëhet anëtare e organizatës ndërkombëtare të ekonomisë, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe organizmave të tjera të krijuara për këtë qëllim.

3. - Të bëjë paqe me vendet fqinj (Jugosllavinë dhe Greqinë) për të zhdukur me të parën të gjitha kundërshtimet e ardhura nga lufta personale dhe ideologjike e Enver Hoxhës dhe grupit të tij dhe duke firmosur me të dytën një traktat të paqes, miqësisë dhe kooperimit që hap kufijtë e vendit.

4. - Qeveria do të jetë socialiste, nuk do të kthehet në regjimin e mëparshëm. Nuk do të njihen dëmshpërblimet e pronarëve të mëparshëm të tokave, por Shqipëria do të braktisë politikën e saj të izolimit ndërkombëtar.

5. - Qeveria e re do të zgjidhet brenda një kohe prej 3-5 vjetësh, duke pranuar rilindjen e të gjitha partive politike në formë të gjerë. Nëqoftëse do të dështojë në tentativën e tij, do të zbulohet, agjenti ka kërkuar dhe për këtë është siguruar se do t'i jepet strehim politik në SHBA, në mungesë të këtij, në ndonjë vend mik. Për këtë ai ka kërkuar dhe është siguruar se do t'i jepen 3 milionë dollarë amerikanë.

Me këtë rast është zotuar se do të denoncojë të gjitha llojet e krimeve që u kryen në Shqipëri nga ana e Hoxhës dhe vazhduesve të tij. Po japim një shpjegim për agjentin për ta pasur në kujtesë në të ardhmen: Bëhet fjalë për një njeri shumë ambicioz, i tillë është edhe plani i tij. Ai vetëm na bashkohet me çështjen e bashkekzistencës me Perëndimin dhe fqinjët e tij. I kemi sugjeruar që deri sa të kryhen veprimet të jetë i bindur ndaj Hoxhës dhe vazhduesve të tij, në rast të kundërt mund të zbulohet plani. Kjo do të ishte fatale për suksesin e tij. Të gjitha këto duhen mbajtur parasysh në funksion të suksesit të planit. Duhet të përgatitemi të kemi marrëdhënie diplomatike të plota. Tema është e një karakteri shumë sekret. Nuk do t'u jepet ambasadave të tjera. Ambasadori i Buenos Airesit (për këtë do të njoftohemi prej vetë atij) do të jetë i caktuar ambasador në Tiranë në rast suksesi. Buenos Aires.

Si u vu në dijeni Sigurimi i Shtetit për komplotin ndaj Hoxhës

Rrëfimi i ambasadorit: Dokumenti në duart e Reis Maliles, Mehmeti do merrte azil politik dhe 3 milionë dollarë. Ky sinjalizim mjaftoi për të zgjuar ministrinë. Nisën telegramet rreth kësaj çështjeje. Kërkesa, udhëzime, sugjerime, urdhra deri në detaje, se si duhet të shtija në dorë, mundësisht me vulë dhe me stemë, origjinalin. Besnik ndaj çdo udhëzimi që merrja nga qendra, vura në lëvizje Farranin, i cili për disa javë u kthye në një ndërlidhës midis meje, nëpunësit të Ambasadës Amerikane, të cilit në fund i mësova vetëm emrin, që e kishte Mendes. Një pasdite, Farrani, me qetësinë e tij të zakonshme, hyri në ambasadë. Sapo kaloi derën e oborrit, ma bëri me shenjë, duke më dhëne të kuptoja "këtu e kam". E hapa dokumentin, kishte gjithsej tri faqe të shkruara në spanjisht. Në të bëhej fjalë për lidhjet e Mehmet Shehut me CIA-n. Përshkruhej komploti për likuidimin e Enver Hoxhës dhe zotimi i tij për të ndryshuar kursin politik të Shqipërisë, duke i dhënë një drejtim të ngjashëm me atë të Jugosllavisë. Në dokument përshkruhej se si do të bëhej vrasja e Enver Hoxhës në tri mënyra: aksident automobilistik, përdorim medikamentesh, atentat me armë. Në rast se do të dështonte aksioni, Mehmeti do të merrej në mbrojtje nga SHBA dhe do t'i jepej një pension prej 3 milionë dollarësh. Pasi e lexova, me sy të etur nga kurioziteti dhe interesi, pa dyshim, shumë i gëzuar që e solla në ambasadë këtë dokument, falënderova Farranin dhe si për të qeshur i thashë: - Sot do të pimë verë shqiptare. I përgatita një paketë me pije karakteristike, shumica me shishe vere, e cila preferohej shumë nga vendasit. Pastaj së bashku shkuam për darkë në një lokal aty pranë. Të gjitha sa thamë në këtë shkrim i lamë në Përfaqësi. Në lokal isha unë dhe kryetari i Shoqatës së Miqësisë. Dy miq të zakonshëm. Pasi u ktheva, kontrollova nëse informacioni ishte transmetuar i plotë informacioni. Rashë të flija. Gjumi atë natë ishte arratisur. Më shumë me shkonte mendja te ky lloj komploti, por edhe te besimi ynë fanatik në një udhëheqje, që e shikonim aq besnike dhe unike, në çështje të tilla themelore. Projektoja se si do të dorëzohej dokumenti në Atdhe. Shpresoja se mund të isha unë "korrieri" më i sigurt. Dy ditë më vonë, një telegram i mbyllur kërkonte që unë të nisesha për në atdhe, duke marrë me vete edhe postën diplomatike. Pas disa udhëtimesh që kisha bërë, këtë radhe m'u duk se mbaja një material që kishte jo vetëm rëndësi, por edhe shumë rrezik.

Në Ministri arrita pa asnjë problem. Dokumentin ia dorëzova vetë shokut Reiz. Ai, pa e hapur, më tha: - Tani ulu aty dhe përshkruaj hollësisht se si e sigurove këtë dokument. - Veprova ashtu si më kërkoi Ministri. Përshkrova në detaje tërë ecurinë, deri në momentin kur e shtiva në dorë. Me saktësi dhe vërtetësi kristiane, jo vetëm se këtë e kisha bindjen time, por çdo devijimi apo zbukurimi i trembesha për interpretime e qëndrime meskine të ndonjë kuadri, që kishte zënë vend në dikaster me miq dhe priste rastin si e si të më bënte keq. Pasi e shkrova me shkrimin tim, ia dorëzova Ministrit. Ai e lexoi, u ngrit në këmbë dhe më shikoi drejt e në sy. -Shumë mirë- tha. Më shtrëngoi dorën fort, pastaj shtoi: - Prapë do të flasim. Kështu mbaron historia e këtij dokumenti, i cili, me siguri, bashkë me korrespondencën ndodhet në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Do të më falë lexuesi se në të tilla raste, as që bëhej fjalë për të mbajtur ndonjë shënim si këto që radhitëm në faqet e këtij libri, prandaj edhe në riprodhimin e tyre, ajo që është e saktë, i referohet përmbajtjes, thelbit të problemit. Pasi qëndrova disa ditë në vendin tim, u ktheva në detyrë. Aty, në fund të botës, nuk merrnim vesh asgjë se ç'bëhej në vend, pa le të mësoje për vlerësimin e këtij dokumenti. Një a dy vjet më vonë, mora vesh se në një mbledhje të rëndësishme të Plenumit të KQ të PPSH, shoku Ramiz Alia kishte folur se "në një ambasadë kemi marrë një material interesant që hedh dritë për komplotin e Mehmet Shehut...". Vite më vonë, kjo çështje është trajtuar edhe në një gazetë të përditshme, duke ruajtur anonimatin. Pa dyshim, pyetja që mund të bëjnë shumë lexues, ashtu siç e kam bërë unë dhe shumë kolegë të mi, është kjo: Përse pikërisht në Argjentinë të dërgohet një dokument i tillë? Në radhë të parë, nuk dihet se në cilat vende është dërguar e ku, jo. Një gjë e tille dihet vetëm nga Qeveria Amerikane. Por për t'i dhënë përgjigje pyetjes së mësipërme, që në atë kohë unë ia kërkova një gjë të tillë Mendes, ai i tha Farranit se kjo është bërë për arsye se Ambasadori Amerikan në Argjentinë ishte caktuar të vinte në Shqipëri, në rast se do të triumfonte plani i Mehmet Shehut për likuidimin e Enver Hoxhës. Kishte kaluar më shumë se një vit, kur një grup nga ata që kontrollonin shifrën erdhi në Argjentinë. Ishin dy vetë. Të them të drejtën, ata vinin kot e nuk kishin se çfarë të kontrollonin, të gjitha telegramet që bëheshin me shifër vinin në Tiranë. Atje mbeteshin vetëm numrat, por meqenëse kjo punë i përkiste Ministrisë se Punëve të Brendshme, ishte vetëm ajo që mund ta ndryshonte. Nëpunësi hiqej nga ata që i "merrte vesh" të gjitha. Një pasdite, kur ndodheshim vetëm, duke shëtitur në një nga parqet e qytetit, më pyeti: - Sa pagove për atë shërbimin që të bëri ai amerikani? M'u bë qejfi që bëri një pyetje të tillë. Më kishte ndodhur që duke kaluar nga Roma dhe Parisi, shpesh të dëgjoja se punonjësit e sigurimit në lidhje me kundërzbulimin jepnin shuma të mëdha për të marrë informacione e të dhëna që i interesonin shtetit të asaj kohe. Kjo më linte të mendoja se shumë njerëzve do t'u lindte në kokë një pyetje e tillë. E pashë drejt e në sy bashkëfolësin dhe, si për të vërtetuar se një gjë e tille ishte bërë pa dhënë asnjë grosh, bashkova dy gishtërinjtë duke formuar një zero. Pastaj shqiptova: - Asnjë grosh. Të nxirrje para nga banka në atë kohë ishte jo vetëm e vështire, por e pamundur. Çdo shpenzim duhej argumentuar me përgjegjësi. Neglizhencat dënoheshin.

VIDEO: 27 vjetori i vdekjes, kur rrëzohej shtatorja e Enver Hoxhës

Kundërshtarët politikë dhe krimet e komunizmit

Posa mori pushtetin, Enver Hoxha u përqendrua në një politikë të edukimit të popullatës por duke mos lejuar asnjë veprim sado qoftë të vogël opozitarë. Qëndrimi i Hoxhës për opozitë ishte i prerë gjë që shpie në eliminimin e më shumë se 600 udhëheqësve politikë.

Qeveria e tij gjatë sundimit 40 vjeçar burgosi, ekzekutoi ose shpërnguli mijëra udhëheqës, popull të thjesht , udhëheqës lokal për çështje jo madhore, predikues fetar myslimanë dhe krishterë, katundarë të cilët kundërshtuan kolektivizimin. Ka ekzistuar një paradoks në trajtimin armik i popullit e partisë edhe është abuzuar e janë kryer krime e tortura monstruoze ndaj atyre që konsideroheshin të tillë. Shumë patriotë e fshatarë të thjeshtë që ju bashkuan luftës ANÇ, pas përfundimit të saj u arrestuan e u dënuan me akuza fiktive e të krijuara në tavolinë. Shumë bashkëluftëtarë e miq të Hoxhës si Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Koçi Xoxe janë ekzekutuar si armiq të popullit. Edhe krahu i djathtë i Hoxhës Mehmet Shehu i cili u akuzua si agjent i shumëfishtë e komplotist që donte të eliminonte Hoxhën në bashkëpunim me CIA-n amerikane u vetëvra në kushte të çuditshme më 1981, por dyshohet të jetë ekzekutuar nga Sigurimi i Shtetit.

Politika fetare

Politika fetare e ndjekur nga Enver Hoxha dhe nga komunistët që ishin ateistë, kishte dy krah medaljeje. Përgjatë luftës nacional-çlirimtare 1939-1944 në të cilën luftuan e dhanë jetën mijëra të rinj e të reja, në mes tyre kanë ishin si partizan shumë klerik të lartë të të gjitha komuniteteve fetare mysliman-sunit, bektashi, ortodoks e katolik. Por komuniteti që e përkrahu më shumë luftën ishte ai bektashi, ndër figurat më të shquara ishte Baba Faja e Baba Fejzo. Komunisteve edhe Hoxhës ju interesonte që të kishin përkrahjen e gjithë popullit për LANÇ e të mos ishin të përçarë edhe nga feja. Pas çlirimit politika e Hoxhës ishte tolerante dhe nxitëse e predikimit të fesë ne gjuhën shqipe, por në respekt të Kushtetutës së Shqipërisë. Për këtë fakt në vitin 1945 ai ju kërkoi të katra komuniteteve fetare që të krijonin Statutet e reja përkatëse. Të parët që u angazhuan ishin bektashinjtë e myslimanët të cilët e krijuan më 1945. Ndërsa dy komunitetet kristiane nuk dëshironin të hartonin një të tille.

Njohja e personit juridik të komuniteteve fetare

Në dekret-ligjin e vitit 1949 i aprovuar më 1950 mbi njohjen e personalitetit juridik të të drejtës civile për të gjitha komunitetet që njihen nga ligji përfshiheshin ndër të tjera:

1.Liria e ndërgjegjes dhe besimit për çdo shtetas shqiptarë.

2.Komunitetet fetare janë të ndara nga shteti.

3.Ndalohet përdorimi i fesë për qëllime politike.

Gjithashtu garantohej e sigurohej ndihma ekonomike në rast nevoje nga Shteti por komunitetet nuk duhet të merrnin financime nga jashtë shtetit. Menjëherë pas këtij dekret-ligji për tu ligjëruar e për tu njohur nga Shteti, komunitetet fetare hartuan Statutet e reja. Të parët edhe kësaj here ishin myslimanët pas tyre ishte radha e ortodoksëve. Lindi problemi me katolikët të cilët nuk e kishin hartuar kurrë një të tillë sepse këmbëngulnin që Bibla është statuti i tyre dhe që ata varen direkt nga Vatikani e jo nga shteti shqiptar. Këtë problem me katolikët e kishte hasur edhe Mbreti Zog sepse edhe gjatë qeverisjes së tij e gjithashtu gjatë mbretërimit të tij, katolikët nuk pranonin kurrsesi të hartonin Statut. Pas shumë diskutimeve midis dy palëve qeveritare dhe klerikale katolike duke e parë veten para ligjërimit dhe ilegalitetit këta të fundit pranuan të hartonin një Statut vetëm më 1951. Brenda komuniteteve kishte lindur fryma e re e Partisë e sidomos në komunitetin bektashian ishin krijuar dy grupe mendimesh, i të rinjve të cilët ishin simpatizant të Partisë dhe kërkonin një revolucion edhe në fe, ku baballarët të mund të martoheshin, gjë kjo e pa imagjinueshme nga të vjetrit. Këto debate çuan edhe në një vrasje në komunitetin bektashi midis dy grupeve.

Viti 1963 pranë vitit 1967

Pas viteve '50 filloi edhe kontrolli e çensura ndaj komuniteteve fetare, meshat apo liturgjitë nuk mund të thuheshin pa marrë aprovimin e organeve të qeverisë. Situata u bë delikate kur në vitin 1963 nëpërmjet një ligji mbi ndryshimin e personalitetit juridik të 1949 qeveria filloi morsën e saj ndaj komuniteteve fetare. Tani njohja e komunitetit mund të revokohet nqs ky i fundit ka shkelur ligjet, rendin publik apo zakonet e mira.

Viti 1967 pezullimi i të gjitha komuniteteve fetare

Ky është viti më i egër dhe në historinë e popullit tonë, me anë të këtij dekreti famëkeq u shkelën të gjitha të drejtat elementare të njeriut ajo e ndërgjegjes dhe e besimit fetar. Shumë klerik u përndoqën, u arrestuan, u dëbuan me akuza si spiun i armiqve të popullit shqiptar, komuniteti qe u godit më shumë ishte ai katolik, por edhe ai protestant i cili nuk u njoh kurrë nga Shteti, për shkak të rrënjave anglo-saksone të protestantëve si komunitet konsideroheshin si agjentë të britanikëve. Shumë xhami, teqe, e kisha u shkatërruan, disa të tjera i kthyen në qendra kulturore.

Ateizmi i vitit 1976

Por ditët e zeza nuk kishin përfunduar ende. Ishte viti 1976 kur Shqipëria ndryshon Kushtetutën e saj duke e shpallur veten jo më laike si çdo shtet tjetër por ateiste. Qysh atëherë Shqipëria është i vetmi vend në botë që kishte shpallur ateizmin e saj në Kushtetutë. Nisi një propagandë ateiste kudo në filmat që prodhonte kinostudioja Shqipëria e Re e kudo, me anë të një ligji ndaloheshin përdorimet e emrave fetarë për fëmijët e sapolindur, lista e emrave të lejuar ishte e caktuar në një listë pranë gjendjeve civile.

Vitet e fundit të jetës

Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Enverin për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë, ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, këto dy infarkte e rënduan akoma shumë shëndetin e tij. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij, pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985 vdes më 11 prill 1985.

Ceremonia e mortore

Në një ceremoni madhështore ku merrte pjesë e madhe e popullit shqiptarë për ti dhënë përshëndetjen e fundit Enver Hoxhës, ai u përcoll për në varrezat e dëshmorëve ku ju bënë nderimet e larta si për çdo udhëheqës. Por pas rënies së komunizmit varri i tij u zhvendos tek varrezat në Sharrë, ku ndodhet edhe sot.

Monumenti i Enver Hoxhës në Tiranë dhe vlerësimi i emrit të tij

Menjëherë pas vdekjes së Sekretarit të Parë të PPSH Enver Hoxha, lideri pasardhës i tij Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike propozon që në qendër të Tiranës dhe të vendlindjes në Gjirokastër të ngrihet nga një shtatore në nder të tij, Universitetit të Tiranës i vihet emri Enver Hoxha, portit kryesor të Durrësit, e shumë uzina e hidrocentrale morën emrin e tij.[37] Gjithashtu u krijua Java e Enverit e cila festohej gjithmonë me rastin e ditëlindjes së tij duke punuar me rendimente më të larta për të tejkaluar planin. Monumenti i Hoxhës u përurua në vitin 1988 dhe ishte 8 metra e lartë. Më 20 shkurt 1991 ai u rrëzua nga protestuesit, rrëzimi i tij simbolizonte edhe rënien e komunizmit.

Në fotot: Enver Hoxha, Enveri me Nexhmije, Enver i vdekur dhe gjatë varrimit, Përurimi i monumentit më 16 Tetor 1988 dhe rrëzimi i monumentit 20 shkurt 1991
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij, një njeri që s’duhet harruar Empty Re: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij, një njeri që s’duhet harruar

Wed 11 Apr 2012 - 18:40
Sot, pervjetori i vdekjes se Hoxhes, nje reformator apo nje vrases?!

Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij, një njeri që s’duhet harruar 1334136391-riformator_apo_vrases
Sot është përvjetori i vdekjes së Enver Hoxhës, i cili është njeriu që e ndau universin shqiptar në dy mendime të kundërta, për të. Disa e quajnë komandant legjendar, apo udhëheqës popullor, ndërsa disa të tjerë e cilësojnë thjesht, një “vrasës”. Madje më të rrezikshëm se vrasësit me pagesë, sepse ai cilësohet si “vrasës me pushtet”. Në Shqipëri ka 21 vjet që përvjetori i vdekjes së tij, përshkruhet nga indiferenca e përgjithshme zyrtare, por edhe nga organizime periferike të komunistëve që e mbajnë akoma në shtëpi fotografinë e tij.

Sot, tek varri i tij në Sharrë natyrisht nuk do të mungojnë kurorat e luleve nga mbështetësit e tij, por as mallkimet e njerëzve të thjeshtë të këtij universi, të cilëve ai i shkatërroi fatin e jetës. Mbi varrin e tij, gjithashtu, sot është përgatitur një fjalim ceremonial, nga Hysni Milloshi, por zhurma e altoparlantëve nuk e mbulon dot ngashërimin e nënave fatkeqe, dhe ulërimat e fëmijëve jetimë, që u rritën pa baballarë dhe pa nëna, sepse urdhri i Enverit i pushkatoi ose i vari ata me litar, pa kryer asnjë faj. Kjo ndodhi në 45 vitet e diktaturës më të tmerrshme të historisë europiane, gjatë gjysmëshekullit të dytë, ku emri i Enver Hoxhës brohoritej me barazvlershmërinë e një shenjtori dhe njëkohësisht urrehej, apo krahasohej me rrezikshmërinë e një gjarpri.

Në këtë mënyrë, në këtë përvjetor të vdekjes së tij, redaksia e gazetës “Sot”, ka hapur faqet e saj, për të analizuar gjëmën e 45 viteve të kaluara, ku shpesh rigjenerimi i jetës njerëzore me anë të projekteve urbane, shoqërohej me tegelin e plumbave të qepura nga skuadra e pushkatimit, në gjokset martire të atyre që guxuan të kundërshtonin, ose të atyre që nuk bënë asnjë faj. Fatkeqësia e tyre kishte të bënte vetëm me faktin se ata u ndodhën aty në një moment të gabuar, kur oreksi i gjaksorit kërkonte kurban.

Por gjithashtu, duke evidentuar kartotekën e krimit, nuk duhet harruar edhe fakti tjetër pozitiv që ka të bëjë me zhdukjen e analfabetizmit, zhdukjen e gjakmarrjes, rigjenerimin e shërbimeve mjekësore, garancinë e punësimit, etj., etj. Tolstoi, thotë se “kur bën gjysmën e parë të rrugës njeriu mendon për atë që ka lënë prapa, ndërsa kur ai bën gjysmën e dytë të rrugës mendon për atë që do të gjejë përpara”. Aktualisht, ne jemi në një konfuzion. Pas vdekjes së Enver Hoxhës, Berisha, Nano, Gjinushi etj, ishin në krye të organizatave të tyre për ta kthyer dhimbjen në forcë. Madje ata ishin në garë se kush do të mbante kurorat e institucionit, gjatë ceremonisë. Sasia e lotëve që u derdhën gjatë atyre ditëve prej shumicës së politikanëve të sotëm mund të konkurronin me Liqenin Artificial.

Servilët

Pas ceremonisë së varrimit, nisi gara e servilizmit të individëve për t’u treguar sa më të zellshëm në lidhje me respektin ndaj Enverit. Kudo nëpër shkolla filluan të bëheshin lulishte në formë ylli, ku shkruhej emri i tij, organizatat e shumta të fatosave, pionierëve, universiteti i Tiranës, fabrika e uzina të ndryshme morën gjithashtu emrin e tij. Në ato ditë dëshpërimi, ku dukej se Shqipëria kishte marrë plagë të parigjenerueshme, u zhvillua një konkurs i heshtur apo i pashpallur letrar midis emrave më të mëdhenj të letërsisë shqiptare. Në këtë “konkurs” paraqiteshin krijimet më të mira poetike për Enver Hoxhën.

Ato botoheshin në Zërin e Popullit”, apo edhe në gazetat e tjera. Midis këtyre poetëve spikatën sidomos, figurat më të shquara, plot virtuozitet dhe talent. Ndërkaq redaktorët e gazetave shfrytëzuan kohën e duhur për të botuar nga dy tri herë poezi të ndryshme për dhimbjen kombëtare, plot fantazira dhe figura letrare. Ndërkohë talentët e rinj të asaj kohe që sot janë bërë figura të njohura të politikës dhe jetës shoqërore rrinin me fletore në duar, tek dera e redaksive për t’i mbushur mendjen redaktorëve lidhur me botimin e një poezive të vetme. Për hir të së vërtetës, në këtë garë krijuesish, poezia e Dritëro Agollit spikati artistikisht mbi të tjerët, pavarësisht nga ngulmimi i Kadaresë dhe Fatos Arapit për të fituar simbolikisht çmimin e parë. Diku më tutje rrinte i xhelozuar Xhevahir Spahiu, poezia e të cilit bënte një garë serioze me atë të Bardhyl Londos, por midis gjetjeve artistike padyshim, që befasia e Koçi Petritit, kishte një rrezatim tjetër.

E gjithë kjo garë shurdhuese për të shprehur zellin ndaj diktatorit, ishte para së gjithash një garë mbijetese. Askush në Shqipëri nuk kishte ndonjë rrugë të ndërmjetme që t’ia hidhte zyrtarëve mediokër duke folur me dy kuptime. Në rastin e vdekjes së Enverit, dykuptueshmëria nuk mund të llogaritej. Ndërkaq, në Kinostudio nisi gara e regjisorëve të filmit dokumentar për të realizuar xhirimet e tre filmave të tillë Brenda një viti. Dy prej këtyre filmave i morën 2 regjisore femra, dhe njërin, atë më kryesorin e morën dy regjisorë që punonin vazhdimisht së bashku. Për hir të së vërtetës filmi i tyre u vlerësua nga zyrtarët e lartë, duke marrë edhe nga një shpërblim. Por ndërkaq gara më e madhe po bëhej në artet figurative dhe sidomos në skulpturë. U hapën disa konkurse për përfaqësimin e figurës së Enver Hoxhës në qytetet, Tiranë, Gjirokastër, Korçë, etj, ku padyshim projektet e paraqitura kapnin standardet e kulminacionit.

Në këtë garë mbijetese askush nuk mbeti prapa të tjerëve. Madje, gjatë diskutimeve para varrimit, disa propozonin variantin e muazoleumit, por më vonë pas kundërshtimeve të byroistëve njerëzit e ulën dozën e servilizmit. Madje në njërën prej mbledhjeve të kinostudios, ku një regjisor i njohur përsërit kërkesën për ta futur Enverin në Mauzoleum, Foto Çami që ishte i pranishëm ulëriti brutalisht duke thënë: A nuk e kuptoni se vendvarrimi i tij, është pjesa e amanetit që na la”. Gjatë atyre ditëve, Sabri Godo ngjiti shkallët e Lidhjes së Shkrimtarëve duke kërkuar nga Dritëro Agolli, që atij t’i jepej e drejta e botimit të biografisë së Enver Hoxhës.

Por Nexhmije Hoxha ishte kundër. Ndërkaq, kërkesa e Godos për shkrimin e këtij libri nuk buronte shumë nga dashuria e tij për Enverin, por ndofta nga kureshtja për të njohur thellësinë e krimit të bërë. Nga ana e vet, Ismail Kadare planifikoi një libër të posaçëm për Enverin, përveç disa librave të tjerë që kishte botuar më parë. Brenda një kohe të shkurtër, arti shqiptar u mbulua me preokupimin e krijimtarisë për Enver Hoxhën. Natyrisht shumica e atyre që u krijuan në atë periudhë, për të mos thënë të gjitha ato që u prodhuan nën këtë frymë rezultuan si skarcitete. Dhe si për ironi, më i miri i të gjithëve rezultoi libri i Blendi Fevziut që u shkrua rreth 25 vjet më vonë.

Skulptura

Por në lëmin e skulpturave, rezultati ishte më i prekshëm. Përkohësisht monumentet e Enverit bllokuan pamjet e qyteteve që lidheshin me veprimtarinë e tij, por më vonë rezultoi se bronxi kishte shkuar dëm. Sepse bustet e tij, së bashku me ato të Stalinit përfunduan në magazinat e skrapit, ose u bashkuan me bustet e Hitlerit dhe Duçes të cilat qëndronin në Kinostudio dhe mbetën pa pronar. Gjithashtu zhvillimi i dramaturgjisë rifilloi t’i rikthehej figurës së tij, Drama e njohur “Komunistët”, u rivu në skenë dhe pati suksese rekord. Çdo natë salla ishte plot.

Në muzikë, këngët për Enverin ishin gjithashtu të pranishme, por gjithmonë jashtë konkurrimit festivalor. Kjo ndodhte sepse këngët për të ishin nga më mediokret. Ndërkaq, udhëheqësit e rinj komunistë filluan të silleshin si shërbëtorë të bindur ndaj Nexhmije Hoxhës. Lidhja e Kadaresë me të vejën e Enverit ishte një lidhje që funksionoi për keq, por gjithsesi ishte një lidhje që nuk vazhdoi gjatë. Regjisorët dhe skenaristët e filmave vrapuan për të paraqitur projekte skenarësh, por pranimi i tyre vështirësohej nga niveli i ulët. Në anën tjetër, varfëria po shtohej dhe shpresa po venitej. Universi shqiptar po bindej se Ramiz Alia nuk e mbante dot peshën e reformatorit, prandaj një pjesë e intelektualëve e humbën besimin tek ai. Dukej se frika po shuhej dhe diktatura po zbulohej me lakuriqësinë e vet. Ramiz Alisë po i numëroheshin ditët e drejtimit të shtetit. Ndërsa kryeministrit Adil Çarçani po i afrohej skleroza e pleqërisë, ndërkohë që Shqipëria ishte vendi me mesataren e moshës më të re në Europë.

Sulo Gradeci: Ju rrëfej bisedat e fundit me Enverin

Sulo Gradeci, ish drejtuesi i lartë i njësisë së truprojave të Enver Hoxhës, ka folur për gazetën “Sot”, duke rrëfyer dy nga detajet e kujtimeve të fundit që kanë lidhje me ish-sekretarin e parë. Në një farë mënyre, të dy fragmentet e kujtimeve të Gradecit kanë lidhje me pasionin e Enverit për artin. Në rastin e parë, Enveri i ka kërkuar atij fotografi nga lagjet e Gjirokastrës dhe në rastin e dytë, ai ka nisur të këndojë labçe dhe i vetëm brenda, në dhomë ku gjendej i sëmurë rëndë.

Zoti Sulo, çfarë mbani mend nga ditët e fundit të Enver Hoxhës?

Ato ishin ditë të mbushura me tension dhe me shumë emocione tronditëse. Gjendja e tij po keqësohej dhe dukej se mjekët nuk mund të ndryshonin dot asgjë në ecurinë e sëmundjes. Në këto momente, sigurisht që ndjeheshim shumë të pikëlluar për të.

Cila ishte biseda e fundit që bëtë me të?

Ishin disa të tilla. Mbaj mend se në njërën prej këtyre ditëve të fundit më thirri dhe më pyeti: Ku janë mjekët”? Unë iu përgjigja: Janë këtu, pranë nesh. Dhe ai më pyeti prapë: çfarë thonë mjekët për mua, mos vallë më dinë se nuk mund të shërohem më”? Dhe pastaj vazhdoi: Por unë do të shërohem shpejt dhe do të bëhem mirë, sepse e ndjej veten të fortë akoma. Veçse kam një hall”. Çfarë halli? E pyeta unë. Dhe ai mu përgjigj: Unë dua disa pamje fotografike nga lagjet e Gjirokastrës. Më ka këputur malli për Gjirokastrën por tani nuk mund të shkoj atje. Do shkoj kur të bëhem më mirë, por tani dua disa fotografi të qytetit tim. Prandaj, të lutem ma plotëso këtë dëshirë”. Patjetër i thashë unë

Si vazhdoi më tej biseda juaj?

Pastaj ai më këshilloi të mbaja shënim emrat e lagjeve, nga i donte fotografitë, ndërsa unë i shënoja në një letër. Dhe pas bisedës me të, unë thirra profesionistët e njohur të fotografisë, duke i sqaruar se çfarë duhet të bënin. Ata shkuan në ato lagje të Gjirokastrës dhe e kryen më së miri detyrën e tyre. Të gjithë mbetëm të kënaqur, por sidomos Enveri. Ai kishte një dëshirë dhe një mall të paparë për të vizituar Gjirokastrën në ato ditë të vështira të sëmundjes së tij, por mjekët nuk e lejonin të udhëtonte. Dhe kjo gjë ishte e natyrshme për atë periudhë.

Po tjetër, çfarë keni biseduar me të?

Një nga episodet e fundit që mbaj mend dhe që nuk e kam treguar asgjëkund, ka lidhje me një këngë për Vlorën.

Çfarë kënge?

Atë ditë gjendja e tij ishte e keqësuar, por ai kishte gjithmonë një arsyetim dhe perceptim të qartë të fenomeneve. Tani thonë plot thashetheme për gjoja probleme të gjendjes mendore, por këto janë broçkulla. Enveri asnjëherë, nuk e humbi ekuilibrin mendor, sepse kishte reflekse mjaft të sakta.

Çfarë ndodhi atë ditë?

Ne po qëndronim jashtë derës së dhomës, por po ndiqnim me kujdes çdo lëvizje të tij. Dhe në atë moment Enveri po qëndronte pranë dritares. Ne qëndronim në një heshtje të plotë dhe nuk lejonim askënd të bënte zhurmë. Në atë çast, Enveri ia mori një kënge me zërin e tij të njohur. Ishte një këngë labçe të cilën ai e kishte pasur qejf gjithmonë. Dikur e këndonte bashkë me Demir Zykon, bilbilin e muzikës popullore, të cilin e merrte në makinë gjatë udhëtimeve. Dhe këndonin të dy bashkë. Mbaj mend se me Demir Zykon kishte qejf të këndonte edhe këngën e njohur popullore “Mbeçë more shokë, mbeçë”.

Pra, çfarë ndodhi kur ai nisi të këndonte në dhomë?

Ai filloi me një zë melodioz, por natyrisht pak të pikëlluar. Sepse edhe vetë kënga ishte e tillë: Ajo fillonte me fjalët: O Adriatik i mjerë/ pse sjell dallgë dhe këtë herë”? Pastaj Enveri vazhdoi: “Pse sjell dallgë edhe furtunë, Vlorën dhe Karaburunë ta zunë”, etj, etj.

Po ju si vepruat në atë çast?

Ne na u mbushën sytë me lot nga mallëngjimi. Dhe qamë. Por nga njëra anë edhe gëzoheshim që ai në atë gjendje mjaft të rëndë, po këndonte. E kishte mundur diagnozën e sëmundjes dhe kishte gjetur forca të rikthehej tek pasioni i tij muzikor për këngën popullore. Ne na vinte mirë edhe për faktin tjetër se ai i mbante mend fare mirë fjalët e tekstit të këngës. Pastaj, një ditë tjetër më thirri përsëri dhe më tha disa gjëra të tjera.

Çfarë gjërash?

Nuk mund t’ua them të gjitha, për arsyen e vetme se unë së shpejti do të nxjerr librin tim të kujtimeve. Tani besoj se është koha e duhur që të publikoj të gjitha të pathënat e mia, sepse koha po ikën dalëngadalë dhe këto ngjarje nuk mund t’i mbaj të fshehura, tek vetja ime. Do t’i publikoj shumë shpejt dhe mendoj se njerëzit do t’i presin me ngrohtësi. Kjo epokë është një pjesë e jetës sonë të përbashkët.

Ceremonia e varrimit të Enverit

Menjëherë pas lajmit të vdekjes së Enver Hoxhës, Sulo Gradeci dhe organizatorët e varrimit të tij thirrën dy grimierët më të mirë, njëri nga Kinostudio Shqipëria e Re” dhe tjetri nga Radiotelevizioni shqiptar. Arsyeja ishte e thjeshtë, ata do t’i bënin maskën e vdekjes, udhëheqësit shqiptar. Pastaj nisi zia kombëtare. Uzinave, shkollave ndërmarrjeve dhe punëve bujqësore iu vu dryni. Gjatë atyre ditëve të zisë askush nuk punonte. Ishte përmbysur nota. Në sheshin Skënderbej shiriti i gjatë i njerëzve që shkonin nga Pallati i Kulturës deri në Presidencë, për të bërë homazhet e rastit, shkelte mbi “rrëkenjtë” e lotëve, që kishin mbushur bulevardin. Në rresht ishin të gjithë bashkë, oficerë e kooperativistë, punëtorë dhe intelektualë, mësues dhe nxënës shkollash, prindër dhe fëmijë. Të gjithë përpiqeshin të mbani njëri tjetrin, duke e lehtësuar nga të qarat, por ndërkaq secili prej tyre mezi mbante veten e vet. Në këto homazhe spikatën fytyrat e njohura të intelektualëve shqiptarë, disa prej të cilëve mbanin shirita të zinj, në krah, duke luajtur edhe rolin e dezhurnit që mban rregull. Ato ditë, distanca nga sheshi tek universiteti kërkonte dy orë për t’u kaluar.

Flasin ish- të burgosurit politikë/Si e pritëm lajmin e vdekjes së Enverit në qelitë e burgjeve

Në ditën e varrimit të Enver Hoxhës binte shi. Por në anën tjetër të realitetit kishte vetëtima. Pjesa e errësuar e tunelit nuk shpresonte asnjë xixëllimë drite, apo shprese, pavarësisht, se kolona kryesore që kishte mbajtur arkitekturën e krimit, kishte rënë. Dhe për të hapur krejtësisht katalogët e asaj periudhe historike, ne iu drejtuam disa njerëzve të shquar të këtij kombi që dikur thirreshin me emrin “armiq”. Por ata janë një pjesë e gjallë e mozaikut të lavdisë dhe rezistencës kundër të keqes. Sepse shumë të tjerë, gjatë ndeshjes me përbindëshin e diktaturës, kanë vdekur. Ndërsa të tjerë, janë arratisur dhe si për të dëshmuar se e keqja nuk ka fund, një pjesë e madhe janë çmendur në burgjet shqiptare, duke mos qenë në gjendje të konvertojnë me fjali shprehëse, barbarinë që u ushtrua ndaj tyre.

Adem Allçi: Vdekja e Enverit një ditë fatlume

“Dita e vdekjes së diktatorit Enver Hoxha ka qenë një ditë fatlume dhe e gëzueshme, për të gjithë ish të përndjekurit politikë, në burgjet e Shqipërisë”. Kjo ishte deklarata e djeshme e njeriut që prej vitesh sintetizon simbolin e rezistencës kundër tiranisë. Duke folur për këto momente, Allçi vijon të tregojë se atë ditë në mjediset e burgjeve politike pati një lëvizje të jashtëzakonshme zyrtarësh dhe delegatësh të ardhur nga jashtë. Bënin orë pas ore mbledhje të zgjatura, me ish të burgosurit politikë. “Kjo ndodhte sepse ata donin që të mos të na linin kohë të gëzoheshim, por të na e zinin plotësisht, kohën me konferenca e mbledhje të pafundme, në mënyrë që ne të mos i shprehnim dot hapur dhe lirisht, njëri-tjetrin, entuziazmin që na kishte mbërthyer”, thotë ai.

Megjithatë, sipas Allçit, kjo ndihej nga shkëlqimi i syve të këtyre njerëzve të kryqëzuar pas hekurave, vetëm për fajin e vetëm, se ata nuk e donin diktaturën dhe e kishin kundërshtuar atë. Dhe për këtë arsye secili prej tyre kishte organizuar barrikadën e vet të rezistencës, qoftë duke kundërshtuar, ose , qoftë duke tentuar arratisjen, në mënyrë që pas ikjes të mos dëgjonin më, çmenduritë dhe lajthitjet e presidiumeve komuniste. “Ne, kujtuam se pas vdekjes së Enverit, gjithçka do të ndryshonte shpejt, por nuk ndodhi ashtu”, thotë me dëshpërim, Adem Allçi. Sepse, sipas tij, “Ramiz Alia montoi një sistem kriminal, po aq të rrezikshëm dhe kriminal, sa i pari, por iluzionet e të përndjekurve politikë kishin pasur nevojë për një çengel shprese”.

Dhe ditë pas dite, shpresat po veniteshin. Në horizontin gri, të universit shqiptar me sa dukej ishte shfaqur një tigër i ri, por këtë radhë me lëkurë lepuri. Ose, ndofta një lepur që kishte marrë në dorë perandorinë e përbindëshit. Ishte Ramiz Alia. Duke lëvizur ingranazhet dhe valvolat e krimit, ai trembi dalëngadalë ëndrrat e shqiptarëve që kishin shpëtuar nga muri i pushkatimit dhe që kërkonin melhemin e rigjenerimit. Por pikërisht, tek këto skema perverse, të njeriut që donte të përhapte me deklarata imazhin e një demokrati, por që urdhëronte ngritjen e trekëmbëshave, ndodhej bomba me sahat e së ardhmes. Kjo bombë mund të shërbente për të hedhur në erë të keqen, por Ramizi bëri të kundërtën. Me atë bombë, ai i bëri atentat së nesërmes, duke afruar në politikë, njerëzit që vuanin nga ethet e pushtetit dhe servilët më të bindur të sistemit, të cilët ndjenin që larg aromën e rimesos së kolltuqeve.

Tmerri i tmerreve

Por e keqja nuk njihte limite të shkallëzimit të vet. Sipas Adem Allçit, “kjo e keqe, atë ditë të vdekjes së Enverit shpalosi një përmasë ogurzezë, e cila të trondit edhe kur përmendet, tani, 26 vjet më vonë. Pra, sot kur dëgjon rrëfimin e Allçit, njeriu nuk ka se si të mos rrënqethet nga përmbajtja e ligjëratës së tij. “Atë ditë në kamp na erdhën ca zyrtarë që na kërkuan të bënim një telegram ngushëllimi për Nexhmije Hoxhën. Ky telegram pak, a shumë duhej të kishte këtë përmbajtje: “Ne, të burgosurit politikë, ju shprehim ngushëllimet tona për vdekjen e bashkëshortit tuaj dhe udhëheqësit të madh e të lavdishëm të vendit tonë. Me këtë rast, ne, ndihemi shumë të pikëlluar dhe e ndajmë këtë pikëllim me të gjithë Shqipërinë, si edhe me familjen tuaj të nderuar”.

Ky ishte projekti i letrës që do t’i dërgohej Nexhmijes atë ditë. Por Adem Allçi i tha, “jo”, një turpi të tillë. “Nëse ne do të pranojmë të firmosim këtë letër atëherë të gjitha sakrificat tona dhe i gjithë vetëmohimi i këtyre viteve do të konsiderohet i pavlefshëm”, u tha ai shokëve. Dhe duke vijuar bashkëbisedimin me ne, Allçi vijon: “Ne nuk mund ta pranonim kurrë atë turp, sepse e dinim fare mirë, se ajo letër e bardhë, në të ardhmen do të konsiderohej si një njollë e zezë, për rezistencën tonë”, shprehet ai. Nga ana tjetër duke hedhur me rrëmbim penelatat e urrejtjes mbi portretin e diktaturës, ai ruan tonet e qeta për intelektualët dhe njerëzit e thjeshtë: Unë nuk kam asnjë inat me ata”, përfundon ai.

Kurt Kola: Ne e kishim parashikuar vdekjen e tij në Mars

“Me ish të burgosurit politikë të Burrelit ka ndodhur një fenomen i çuditshëm, sepse ne, e kishim parashikuar vdekjen e Enver Hoxhës, shumë kohë para se t’i vinte dita”. Kështu, e nis rrëfimin e tij, kreu i ish të përndjekurve, Kurt Kola, i cili thotë se nga ato që dëgjonin për gjendjen shëndetësore, vdekja e Enverit ishte parashikuar në mars. Më tej Kola tregon se, rastësia bëri që edhe në mëngjesin e asaj dite prilli, të burgosurit politikë ta merrnin vesh vdekjen e Enverit, përpara se këtë gjë ta mësonte komanda e burgut. Duke zbërthyer kasafortën e kujtesës, ai tregon një e nga një detajet e këtij misteri.

“Atë ditë në orët e mëngjesit, ndryshe nga ditët e tjera, altoparlanti, filloi të jepte muzikë me këngët patriotike të grupit të Korçës. Dhe pas mbarimit të tyre, radioja nisi menjëherë muzikë funebër, duke e prishur ritualin e përditshëm. Atëhere, ne i thamë njëri-tjetri: “Paska ngordhur qeni”, pohon Kola duke shtuar se: “Dhe nisëm të diskutojmë për të gjitha këto, ndërkohë, që dhoma jonë me numër 5, u bë shumë shpejt një parlament i vogël debatesh mbi të gjitha ato, që paramendonim se mund të kishin ndodhur. Natyrisht, pati opsione të ndryshme, por gjithsesi, për një gjë ishim krejt të bindur: diktatori kishte cofur”. Më tej Kurt Kola e vazhdon rrëfimin e tij në këtë mënyrë: Duke bërë këto bisedime në dhomë, papritur polici i burgut na dëgjoi, se çfarë po thoshim. Dhe menjëherë, ai shkoi dhe raportoi në komandën qendrore se, “të burgosurit thonë, që Enver Hoxha ka vdekur”.

Natyrisht, të gjithë drejtuesit ngritën supet sepse askush prej tyre nuk ishte informuat në ato orë të mëngjesit. Por më vonë kur gjërat u kristalizuan, ndodhi ajo që pritej. Komanda urdhëroi që të na mbyllnin 20 ditë në dhoma izolimi, pa dalë fare. Gjatë këtyre ditëve ne diskutonim dhe mendonim se çfarë ndryshimesh priteshin nga politikanët e tjerë që kishin mbetur dhe sidomos debati kryesor ishte për Ramiz Alinë. Në fillim shpresuam, por brenda disa ditësh u zhgënjyem dhe e kuptuan se edhe Ramizi ishte një pasardhës i kazanit të plehrave, komuniste. Sepse, ai që në fillim nisi me deklaratat e tij për ditën e Enverit, për javën e Enverit, muajin e Enverit e kështu me radhë. Pra, ne, nuk kishim asnjë hije dyshimi, se ky frikacak dhe ky i paaftë, do të vazhdonte rrugën e babait të tij shpirtëror. Ndërkaq, duke folur për shokët e dhomës, si Sherif Merdanin, apo për ata të dhomës tjetër, si Daut Gumeni, Pjetër Arbnori etj, Kurt Kola shprehet se “të gjithë ne, arritëm në një përfundim unik: “Te Ramiz Alia, Shqipëria nuk mund të kishte asnjë lloj shprese për ndryshime demokratike”.

Simon Miraka: Lajmin e mora vesh nga stacioni italian

“Kur vdiq diktatori Enver Hoxha ne, vazhdonim dënimin në Gjuz, të Lushnjes. Gjithçka e kishim marrë vesh nëpërmjet stacionit italian të radios dhe më vonë, pamë helikopterët që lëviznin vazhdimisht, si edhe vumë re shtimin e numrit të oficerëve dhe ushtarakëve”. Ky është një fragment i rrëfimit të kreut të ish të përndjekurve politikë, Simon Miraka, i cili e vijon tregimin e tij, duke thënë, se, në ato moment, të gjithë të dënuarit dhe të internuarit provuan emocione gëzimi. “Të gjithë u gëzuam, sepse kishte vdekur një kriminel”, vë në dukje ai. Gjithashtu, Simon Miraka thotë se “po atë ditë zyrtarët dhe oficerët na mblodhën në një si gjoja ceremoni mortore, për vdekjen e sekretarit të Parë. Por aty, ata vunë re se askush prej nesh nuk po qante dhe se askujt prej nesh nuk po i dhimbsej vdekja e diktatorit. Prandaj, njëri prej oficerëve tha: “Ne po flasim, por këta nuk po qajnë”. Dhe duke u shkëputur nga detajet e asaj dite prilli, Simon Miraka paraqet para audicionit të sotëm arsenalin e shpresave të mëdha që rilindën në ato çaste tek ish të përndjekurit politik. Por menjëherë, pyetjeve që mund të lindin, Miraka i jep vetë përgjigje duke thënë: “Në fakt ne, shpëtuam prej diktatorit dhe shpresuam për ndryshime demokratike, por papritur ramë në një diktaturë të re, njëlloj të rrezikshme dhe vrastare sa ajo e para. Pra, sipas tij, me vdekjen e diktatorit nuk vdiq edhe diktatura, por ndodhi e kundërta. Diktatori u zëvendësua nga një tjetër dhe kështu që vuajtjet e shqiptarëve vijuan me të njëjtat parametra. Aq e vërtetë ishte kjo, saqë vetë Simon Miraka, është ridënuar përsëri, për motive politike, pikërisht, në vitin 1989, atëherë kur gjithkush mendonte se diktatura komuniste ishte në grahmat e fundit të vdekjes klinike. Megjithatë, ridënimi i Mirakës tregoi qartazi te ai dhe tek njerëzit e tjerë, se gëzofi i përbindëshit mund të ndërrohej, por agresiviteti dhe barbaria e tij, mbeteshin njëlloj të rrezikshëm sa edhe më parë.

Alimadhi: Si e përjetuan ballistët ditën e vdekjes së Enverit

Ballistët u gëzuan për vdekjen e diktatorit por nuk patën iluzione, nëse nuk rrëzohej I gjithë sistemi. Kështu shprehet kryeballisti Alimadhi, i cili nënvizon se në ato 50 vite të diktaturës janë pushkatuar, dënuar, apo internuar me mijra shqiptarë dhe kjo tregon se ballistët nuk besonin se puna mund të ndreqej, kollaj nëse ngrehinës komuniste nuk i vihej buldozeri. Shumë ballistë ishin burgosur e internuar, shumë të tjerë ishin pushkatuar dhe një pjesë tjetër kishin emigruar. Ndërsa vdekja e Enver Hoxhës, nuk jepte shpresa të qarta nëse krimbi komunist nuk shtypej krejtësisht. Ndërsa në lidhje me intelektualët që u kthyen në vajtimtarë të Enver Hoxhës, ballistët mendonin se gjithmonë Shqipëria e ka pasur problem këtë gjë. Disa intelektualë, sipas ballistëve janë shtirur dhe i kanë shërbyer çdo lloj diktature në Shqipëri. Për këtë ai thotë: “Shikoni ditëlindjen e Dritëro Agollit, ku të gjithë i silleshin me nderime. Po a ka pasur komunist më të betuar se Agolli e Kadare, në këtë vend, ku tani hiqen si disidentë. Kur janë bërë disidentë vallë. Nga ana tjetër kemi rastin e Kristo Frasherit i cili është nderuar me titullin “Nderi i kombit”. Ai është një ndër 200 komunistët e parë, dhe këta janë turpi i këtij kombi”, përfundon kryeballisti. shqiperia com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi