Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studim shkencor mbi konsumimin e birrës nga studentët, ja rezultatet... Empty Studim shkencor mbi konsumimin e birrës nga studentët, ja rezultatet...

Wed 11 Apr 2012 - 2:03
Një grup shkencëtarësh amerikanë kanë studiuar dhe nxjerrë rezultate në lidhje me konsumimin e birrës nga ana e studentëve të kolegjeve.Ky kërkim konsistoi shumë në vëzhgimin e lokaleve të ndryshme që frekuentoheshin nga të rinjtë dhe në vendet ku organizoheshin festa të ndryshme.Motivimi i këtij kërkimi ishte ai që të mblidheshin sa më shumë informacione në lidhje me drejtimin e automjeteve në gjendje të dehur.
Rezultatet e përftuara megjithatë nuk ishin dhe aq të paparashikueshme:Meshkujt që konsumojnë një birrë në lokal konsumojnë mesatarisht 27 mililitra në minutë.Femrat konsumojnë më pak alkool se sa meshkujt, por qëndrojnë për më shumë kohë brenda një bari.

Klientët pinë më shumë kur janë në grup dhe sidomos kur birrën e konsumojnë me kanoçe dhe jo me gotë apo shishe.

Intervali kohor mes momentit të mbërritjes në festë dhe atij të konsumimit të birrës së parë, ashtu si ai i birrës së fundit dhe momentit të largimit, është i lidhur ngushtë me nivelin e alkoolit në gjak – që duhet thënë se është një koncept më i komplikuar për t'u shprehur.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi