Izraeli censuron Gunter Grass, tha se 'Jane kercënim per paqen ne bote'
Wed 11 Apr 2012 - 15:45
Izraeli ka ndaluar librin e autorit gjerman, Gunter Grass që të hyjë në këtë vend, për shkak të një poeme, ku vendi hebraik akuzohet se ka komplotuar asgjësimin e Iranit dhe kërcënon paqen në botë. Në krijimin e tij të titulluar “Çfarë duhet thënë”, shkrimtari 84-vjeçar, aktivist i së majtës prej një kohe të gjatë, thotë se Izraeli “mund të zhdukë popullin iranian” për shkak të kërcënimit që ai sheh në programin e debatueshëm nuklear të Teheranit, duke e etiketuar vendin si një kërcënim “për paqen e brishtë në botë”. Debati me Grass, i cili vetëm gjatë viteve të fundit ka pohuar një të kaluar naziste, ka tërhequr një vëmendje të re për sforcimin në marrëdhënien e komplikuar të Gjermanisë me vendin hebraik. Sipas “Daily Mail”, vepra hedh edhe dritë jo të mirëpritur mbi programin nuklear sekret të vetë Izraelit. Zyrtarët izraelitë kanë refuzuar çdo ekuivalencë morale me Iranin dhe kanë dërguar një notë proteste për Grass. Ky i fundit ka qartësuar se kritikat e tij i drejtohen Kryeministrit izraelit Beniamin Netanjahu, jo vendit.shqip com
- ArvanitiV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 157
Vendndodhja : Shkup
Anetaresuar : 09/04/2012
Re: Izraeli censuron Gunter Grass, tha se 'Jane kercënim per paqen ne bote'
Wed 11 Apr 2012 - 15:46
Komunista demokrat.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi